LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zbulon tre vendimet/ Paralajmëron qytetarët dhe bizneset: Policia s’do tolerojë askënd

16 Qershor 2020, 13:56, Politikë CNA
Rama zbulon tre vendimet/ Paralajmëron qytetarët dhe bizneset: Policia

Kryeministri Edi Rama ka treguar tre vendime të marra në bashkëpunim me komitetin teknik, pas rritjes së shifrave të të infektuarve.

Në një videolive në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi qytetarët dhe bizneset, se nëse nuk zbatojnë rregullat e vendosura nga ekspertët do të ndëshkohen.

Gjithashtu ai deklaroi se punonjësit e policisë nuk do të falin asnjë person që shkel rregullat.

?Pasi kam four gjerë e gjatë me ekspertët po ju bëj me dije sa më poshtë:

E para, nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik. I them të gjithëve vazhdoni punën normalisht, por grumbulime më shumë sesa numri i vendosur nga protokollet e sigurisë nuk do lejohet. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbulime më të mëdha sesa lejohet do të ndëshkohet.

E dyta, bizneseve duhet t?i kujtoj se përveç gjobave do t?i rrezikohet edhe heqja e lirisë nëse rrezikojnë jetën e qytetarëve.

E treta, vetë qytetarët do të vijojnë të qarkullojnë normalisht pa kufizime, por edhe ata do të penalizohen nëse kapen duke shkelur rregullat e distancimit social në vendet publike?, tha kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga