LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri akuza PD-së: Devijoi bisedën, i është kthyer skemës së KQZ

16 Qershor 2020, 18:32, Politikë CNA
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri akuza PD-së:

Ka përfunduar pas tre orësh diskutimesh mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Nw fjalwn e tij pwr mediat, bashkëkryetari i tryezës Damian Gjiknuri është shprehur se PD-ja ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon që anëtarët e KQZ të jenë me mandat.

?Nuk kemi rënë dakord për ndonjë gjë pasi PD i është kthyer skemës së KQZ, kjo bën të mendosh se ajo që kemi diskutuar me ekspertët kemi kërkuar që të krijojmë një grup KQZ të qëndrueshme, me qëllim që procesi i rekrutimit të anëtarëve të KQZ-së.

PD-ja ka kërkuar vetëm në marrëveshje zgjedhore dhe mbase do të ishte më e ndershme që ta mbajmë siç është KQZ-ja nëse ne kemi ndërmend që ta bëjmë sërish politike. Ky ishte një devijim, dhe shpresoj që të reflektojnë ato nuk mund të shpëjnë parlamentin.

Ne jemi akoma në parimet për të gjetur një konsensus për ato që kemi arritur. Ato kërkojnë sërish mandate, dhe i bie të kthehemi te ajo që kemi qenë s?kemi pse ta ndryshojmë KQZ. Mazhoranca ka qenë në rregull dhe me kodin aktual ndaj mund të qëndrojmë siç ishim. Pasi të përfundojmë këtu do të shkojmë dhe në Kuvend.

PD-ja tha se jemi dakord me këtë skemë, dhe kërkojnë vetëm formulën e identifikimit dhe ne ja kemi dhënë. PD-ja nëse janë dakord me KQZ-në aktuale duhet ta thonë një gjë të tillë. Këtë marrëveshje ne duhet ta dërgojmë në fund pasi Shqipëria kërkon zgjedhje të lira dhe të garantuara dhe kjo është një marrëveshje që është konsultuar dhe iniciuar dhe nga ndërkombëtarët?, është shprehur Gjiknuri.

Lajmet e fundit nga