Connect with Us

Paralajmërimi i Ngjelës/ Nëse Amerika vazhdon reformën antikorrupsion vetëm Hajdari shkon në zgjedhje

Politikë

Paralajmërimi i Ngjelës/ Nëse Amerika vazhdon reformën antikorrupsion vetëm Hajdari shkon në zgjedhje

Publikuar

-

“Marrëveshja nuk është prishur”/ Ngjela: Rama dhe Basha i tremben listave të hapura

Një paralajmërim të fortë ka bërë avokati Spartak Ngjela për krerët e partive më të mëdha politke në vend, teksa po fliste për reformat.

Ngjela pretendon se nëse politika amerikane do të vazhdojë refeormën antikorrupsion, vetëm Rudina Hajdari do të dalë e pastër dhe do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

“Ne kemi shpresë tek reforma antikorrupsion. Përveç Hajdarit, këta të tjerët janë me probleme. Nëse politika amerikane dhe ajo e BE-së e lartë do të vazhdojnë reformën antikorrupsion, veç Rudina Hajdarit që ka qenë në ShBA, këta të tjerët do të kenë probleme. Nuk ma do mendja të jenë fare në zgjedhjet e 2021. Nuk na intereson problemi i tenderit. Këta të dy nuk bëjnë dot zgjedhje të lira sepse kanë futur duart në paratë e shtetit. Janë marrë me korrupsion. Kanë qenë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe tani janë drejt akuzës. Ambasadorja tha që janë bashkë dhe unë e besoj që janë bashkë”, u shpreh ai në Rtv Ora.

Ngjela tha asnjë forcë nuk mund ta ndalojë Reformën në Drejtësi, ndërsa akuzon partitë kryesore në vend se po kërkojnë liri për manipulim.

LEXO EDHE:  Erion Braçe me superlativa për Rudina Hajdarin/ “Mposhti gjithë llumin burrëror”

“A do të ketë forcë që ta ndalojë Reformën në Drejtësi. Unë them jo sepse do ta bëjë politika amerikane. Ambasadorja është shefja e politikës amerikane. Me këta nuk shkohet në zgjedhje se nuk e lënë popullin të votojë. Janë dy palë që nuk kërkojnë votim të lirë. Po të kërkonin votim të lirë do kishin bërë atë që ka kërkuar ODIHR. Këta kërkojnë liri për manipulim. Jo kush të votohet më shumë por kush të manipulojë më shumë. Nuk kanë të ardhme politike sepse do jenë nën kontroll. Nëse do zbatohet Kushtetuta aktuale, nga 15 korriku deri më 15 shtator këtyre u fillon kontrolli, sa të fillojë punë BKH-ja”, nënvizoi avokati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Haqif kapertoni

    17 Qershor, 2020 at 11:28 pm

    E zemra Vogel tu u vjedh leket e shqipetareve e bonita shkolle ne amerik rudina

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U la jashtë listave të PD/ Reagon Tritan Shehu: Ashtu siç ta hapin derën, dinë edhe ta mbyllin

Publikuar

-

Nga

U la jashtë listave të PD/ reagon Tritan Shehu: Ashtu siç ta hapin derën, dinë edhe ta mbyllin

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas lajmit te skulaifikimit të emrit të tij nga lista e kandidatëve për deputet të PD.

Shehu shperehet se vlerësimi i vërtetë për të ishte ai votim, që bëri së fundmi anëtaresia e PD së Gjirokastres.

Sipas tij, ‘ky vlerësim është thelbësor kur vjen nga ata njerez  të mencur, që ashtu siç dinë të të «hapin derën», dine edhe të ta «mbyllin atë», siç edhe ka ndodhur’.

“Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta.
Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese. Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

LEXO EDHE:  A duhet të largohet Basha nëse dështon në 2021? Deklarata e fortë e Mediut: Unë do t’i kërkoj…

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përgatiten për debatin e parë

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur”, shkruan Sheu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni me “dorë të hekurt”/ Largon nga listat e PD Shehun dhe Kosovën

Publikuar

-

Nga

Komisioni me “dorë të hekurt”/ Largon nga listat e PD Shehun dhe Kosovën

Ditën e djeshme Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD.

Në fazën e parë ishin 3600 kandidatë për deputetë, me pas ishin 498 emra kandidatësh të cilët u votuan nga baza në degët e PD. Komisioni ka dorëzuar 316 emra kandidatësh për deputetë në kryesi pas fazës përmbyllëse duke hequr për disa kritere të tjera rreth 80 emra.

Nga Komisioni janë skualifikuar emra të rëndësishëm të opozitës në vitet e fundit si Tritan Shehu dhe Halim Kosova.

Kujtojmë se dje CNA.al raportoi se mes emrave të skulaifikuar ishin edhe ish deputetët Ervin Salianji dhe Endri Hasa, Gert Bogdani, Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu.

Do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marr në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar ata që do të miratojnë listën finale të kandidatëve për deputetë, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kreut të demokratëve, Lulzim Basha./CNA.al

Ekskluzive – Kandidatet/ Komisioni Ruli bën boom, heq Salianjin dhe ….

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët kundër Bashës/ Balla nxjerr videon: Ajo që po ndodh në SHQUP, është një histori e paralajmëruar

Publikuar

-

Nga

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar nje video të disa prej figurave poltike të PD të cilët kritikojnë kreun e PD, Lulzim Basha.

Në video shfaqet ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila shprehet se Basha është kthyer në përçarësin më të madh të një opozite në tre dekada. Më tej ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,Edvin Kulluri ngre pyetjen se kush e fshiu elitën e partisë nga listat e përfaqësimit ndërsa thekson se Basha nuk mban fjalën.

Ish deputetja Majlinda Bregu shprehet se ” Basha të ngre nervat, ndërsa Patozi deklaron se Lulzim Basha është një gabim njerëzor.
Pra në video tregohet qartë se të gjithë demokratët janë kundër Bashës dhe mënyrës sesi ai po drejton PD.

LEXO EDHE:  “Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

LEXO EDHE:  “Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

“Ajo që ndodhi dhe po vijon të ndodhë në SHQUP, është një histori e paralajmëruar e vyshkjes së asaj”, shkruan Balla bashkëngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE