LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë dakortësinë/ Flet Bylykbashi: PS kërkon kapjen e plotë të KQZ

16 Qershor 2020, 18:47, Politikë CNA
Mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë dakortësinë/ Flet Bylykbashi:

Përfaqësuesi i demokratëve Oerd Bylykbashi, duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, u shpreh se opozita propozoi që ndarja në KQZ të bëhet sipas formulës ekzistuese që është aplikuar për organet e sistemit të drejtësisë.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga mazhoranca, ndërsa Bylykbashi thekson se këta të fundit po tentojnë të kapin organet e KQZ.

?Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit, të anëtarëve të tre trupave të KQZ nëpërmjet një formule të mirë pranuar që sot është në kushtetutë dhe është formula e zgjedhjes së organeve të sistemit drejtësisë. Një formulë që garanton një shqyrtim të pavarur të kandidaturave për përputhshmërinë e tyre me standardet më të larta. Është një formulë që u kundërshtua nga PS pa asnjë arsyetim është ajo që ka qenë pjesë e dakordësisë për reformë në drejtësi, dhe sot nuk i intereson, sepse i intereson kapja e plotë në të tre organet.

Ne i qëndrojmë marrëveshjen, por ai që është qëllimi, është që garancitë ekzistuese në kodin zgjedhor do të qëndrojnë. Sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo qëndrIm që bën të pamundur vendimin e veprimeve të njëanshme politike. I dhamë kohë që ta studiojë propozimin tonë, që garanton një proces për zgjedhje neutrale, ku opozita nuk ka asnjë përfitim dhe jemi në pritje që këtij qëndrimi mazhoranca ti përgjigjet me të njëjtin qëndrim. Nuk ka për të ndodhur kapja e organeve të KQZ?, tha Bylykbashi.

Ndërkohë Vasili tha se: formula re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S?mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim./CNA.al

Lajmet e fundit nga