LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Benefitet nuk i tejkalojnë efektet anësore”/ FDA i jep fund përdorimit të hidroksiklorokinës

16 Qershor 2020, 08:03, Lifestyle CNA
“Benefitet nuk i tejkalojnë efektet anësore”/ FDA i jep

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin ndërprerjen e përdorimit hidroksiklorokisës dhe klorokinës si trajtim për koronavirusin.

Mediat raportojnë se Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA i ka dhënë fund autorizimit emergjent për përdorimin e hidroksiklorokisës dhe klorokinës, pasi sipas saj efektet anësore janë më të mëdha sesa benefitet e përdorimit të këtyre medikamenteve.

Këto dy medikamente presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar si ?një mrekulli nga Zoti? ndërsa nuk ka ngurruar që t?i marrë vetë për 14 ditë si masë parandalimi.

Por, FDA, duke u bazuar të provat shkencore, përcakton se medikamenti nuk ka të ngjarë të jetë efektiv në trajtimin e COVID-19 për përdorimet e autorizuara.

Po ashtu, në njoftim shtohej se ?duke parë problemet e vazhdueshme kardiake dhe efektet e tjera serioze anësore, benefitet e njohura deri më tani, nuk i tejkalojnë rreziqet potenciale?

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende në një kërkese nga mediat për koment për përfundimin e autorizimit të urgjencës për medikamentit në fjalë.

Lajmet e fundit nga