LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet avokati në Kurbin/ Ja për çfarë akuzohet

16 Qershor 2020, 18:10, Kronika CNA
Arrestohet avokati në Kurbin/ Ja për çfarë akuzohet

Një 56-vjeçar me profesion avokat është arrestuar sot në Kurbin pasi akuzohet për korrupsion.

Sipas informacionit nga policia mësohet se bëhet fjalë për avokatin Sami Dema i cil ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë? dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike?.

?Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari me profesion avokat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë? dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike?.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga