LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

58-vjeçarja me Covid ndërron jetë tek Infektivi/ Reagon menjëherë Ministria e Shëndetësisë

16 Qershor 2020, 17:57, Sociale CNA
58-vjeçarja me Covid ndërron jetë tek Infektivi/ Reagon

Pak më herët mediat raportuan se një 58-vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Pas këtij lajmi ka ardhur menjëherë reagimi nga Ministria e Shëndetësisë e cila thekson se pacientja nuk ka vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundja tumorale.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka nderruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasoje e sëmundjes tumorale. 58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga