LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Vetëm barazim në shtëpi, Skënderbeu zhgënjen ndaj Laçit

15 Qershor 2020, 18:06, Sport CNA
VIDEO/ Vetëm barazim në shtëpi, Skënderbeu zhgënjen

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Laçit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat pozitiv ky për skuadrën e Cungut që ka ndalur korçarët, pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh 0-1 të kurbinasve pas golit të realizuar nga Shehu me 11-metërsh, ndërkohë që Krasniqi shpëtoi skuadrën korçare nga humbja 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

FT: SKËNDERBEU-LAÇI 1-1

88′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Barazohet sfida në Korçë. Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të mbrojtësit Meksi, bomberi i Skënderbeut e dërgon topin në fundit e rrjetës. 


5? Koliçi shkakton penallti ndaj Grecës, pas një topi që tenton ta largojë, por shtyn lojtarin e Laçit dhe gjyqtari Koçi akordon 11-metërsh, duke ndëshkuar me karton të verdhë edhe portierin e Skënderbeut. Nga pika e bardhë godet Juljan Shehu me të djathtën tokazi dhe mposht Koliçin, 0-1 për Laçin.

Lajmet e fundit nga