LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Teuta tregon "dhëmbët" ndaj Tiranës, bardheblutë bien pas 17 ndeshjesh

15 Qershor 2020, 19:58, Sport CNA
VIDEO/ Teuta tregon "dhëmbët" ndaj Tiranës,

Teuta ka mposhtur kryesuesit e Tiranës me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Vendimtar goli i Emiljano Vilës, i cili i ka dhënë një ?asisit? Kukësit, duke rihapur kampionatin dhe duke ngushtuar diferencën e vendit të parë nga ai i dytë me 6 pikë.

Kujtojmë që bardheblutë kishin plot 6 muaj pa humbje, 17 ndeshje. Disfata e fundit e kryeqytetasve ka qenë më 7 dhjetor të vitit 2019 në atë humbje 1-3 ndaj Kukësit.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, durrsakët ishin më kërkues në fushën e lojës, duke treguar superioritet ndaj Tiranës, pavarësisht diferencës së pikëve në renditje.

FT: TEUTA-TIRANA 1-0

Vila 26′

26′ GOOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Emiljano Vila kalon në avantazh durrsakët pas asistit të Lorenco Vilës. Mesfushori durrsak nuk fal brenda zonës me një goditje fluturimthi duke mposhtur Likën. 

Lajmet e fundit nga