LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ta shkarkojë apo jo, Dalipi i tregon Partizanit çfarë duhet të bëjë me Sormanin

15 Qershor 2020, 05:26, Sport CNA
Ta shkarkojë apo jo, Dalipi i tregon Partizanit çfarë duhet

Klevis Dalipi është një nga ata që e njeh shumë mirë Adolfo Sormanin. AI ka qenë përkrah Sormanit në eksperiencën e parë të italianit te Partizani ndaj e vlerëson si një trajner shumë të mirë të cilit klubi duhet t?i japë kohë.

?Përtej rezultatit, ishte i rëndësishëm shumë edhe rezultati, shumë lojtarë u bënë protagonistë të golave. Do të jetë i kënaqur edhe klubi që lojtarët të mos e kenë atë trysni se këto rezultate e vëndosën nën trysni psikologjike.

Mendoj se duke pasur parasysh ndeshjet e ardhshme që Partizani ka, nuk do të tolerojë, ka një ndeshje të vështirë me Laçin dhe transfertën me Bylisin e pastaj ndeshja me Tiranën. Nëse arrin të marrë ndeshjet një nga një , do të shohim superderbi nëse ka rezultat pozitiv?, tha ai në ?Sport Neës Plus?.

?Partizani ka një staf të përgatitur, pavarësisht mendimit të shumë njerëzve që janë skeptike. Unë kam qenë pjesë e stafit të Sormanit dhe mendoj se ka cilësi si trajner, por i duhet dhënë kohë. Te Partizani duhet të jenë të durueshëm, nuk duhet të jenë dyshues ndaj rezulatateve. Kalendari është i favorshëm?, insistoi Dalipi.

Lajmet e fundit nga