LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Disa forma të së ftohurës së zakonshme, mund t’ju mbrojnë nga Covid-19

15 Qershor 2020, 06:31, Blog CNA
Studimi/ Disa forma të së ftohurës së zakonshme, mund

Nëse jeni prekur më herët nga disa forma të infeksionit të së ftohurës së zakonshme, apo nga ndonjë infeksion normal në mushkëri, kjo mund t?ju ndihmojë të jeni më të mbrojtur nga koronavirusi i ri, sugjeron një studim i fundit.

Shkencëtarët thonë se hulumtimet e reja, sugjerojnë se forma të caktuara të ftohjes mund ta ?stërvisin? sistemin tonë imunitar për të ndërtuar një mbrojtje të fortë kundër virusit vrasës Covid-19. Ata gjetën gjithashtu disa prova, që sugjerojnë se imuniteti ndaj familjes së koronavirusëve mund të zgjasë të paktën 17 vjet.

Studiuesit arritën në këtë përfundim, pasi studiuan mostrat e gjakut nga të mbijetuarit e epidemisë së SARS-it në vitin 2003. Shkencëtarët në mbarë botën, janë në garë me njeri-tjetrin për të kuptuar më mirë Covid-19, duke përfshirë edhe nëse çështjen nëse prekja nga ky virus i rrezikshëm krijon imunitet në të ardhmen.

Provat se prekja nga Covid-19, çon më vonë në një imunitet ndaj tij, që cilësohet thelbësor për t?i lejuar vendet t?i japin fund masatë të ashpra kufizuese të vendosura gjatë fazës së parë të pandemisë globale. Britania e Madhe, është e vendosur të kryejë sa më shumë teste të antitrupave, për të parë nëse njerëzit e kanë kaluar tashmë këtë sëmundje.

Sidoqoftë, organet globale përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë paralajmëruar qeveritë se shkenca nuk është edhe aq e saktë mbi këtë çështje. OBSH ka paralajmëruar kundër të ashtuquajturave ?pasaporta të imunitetit? për ata që kanë rezultuar tashmë pozitivë, duke paralajmëruar mbi rrezikun e një vale të dytë të koronavirusit, si dhe për rreziqet e diskriminimit nëpër aeroporte apo të testeve të gabuara.

Por një studim i ri mjekësor nga ekspertët e imunologjisë në Singapor, mund të ofrojë shpresë, teksa autoritetet globale po përpiqen të frenojnë përhapjen e virusit, dhe rihapin ekonomitë e tyre.

Sipas studiuesve në shkollën mjekësore Duke-NUS, pacientët që janë prekur më parë nga ftohje të shkaktuara nga viruset që lidhen me Covid-19, të quajtura betakoronaviruse, mund të kenë ose imunitet ose mund të pësojnë simptoma më të buta nëse sëmuren nga virusi më i ri.

Betakoronaviruset, konkretisht OC43 dhe HKU1, shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, por edhe infeksione të rënda në mushkëri tek të rinjtë apo të moshuarit. Sipas studiuesve, betakoronaviruset, kanë shumë karakteristika gjenetike të ngjashme me koronavirusin  Covid-19, por edhe dhe MERS-in dhe SARS-in, të cilat shkaktuan shpërthime virale të mëparshme, që nisën të transmetohen nga kafshët te njerëzit.

Pa u testuar, asnjë ish i sëmurë me të ftohurën e zakonshme, nuk mund ta dijë saktësisht se çfarë lloj mbrojtjeje ka ndaj viruseve. Por studiuesit mendojnë se koronaviruset përbëjnë deri në 30 për qind të të gjitha ftohjeve të zakonshme tek njerëzit, megjithëse nuk janë ende në gjendje të thonë me siguri se sa ato janë shkaktuar nga llojet e betakoronavirusit.

Studimi i tyre, ka zbuluar se njerëzit mund të kenë një imunitet ndaj Covid-19, nëse qelizat T që janë ?memoria? e trupit tonë, janë sulmuar tashmë nga një virus nga e njëjta familje gjenetike. Qelizat T janë rruazat e bardha të gjakut, dhe ruajnë një rol kyç në sistemet e mbrojtjes imunitare të trupit tonë.

Qelizat janë linja e dytë mbrojtjes e trupit tonë, kur një virus zhvillon një sulm. Studimi, i udhëhequr nga profesor Antonio Bertoleti dhe ekipi i tij në Duke-NUS, sugjeron se ekspozimi i mëparshëm ndaj betakoronaviruseve, mund të jetë mbrojtës ndaj Covid-19.

Studimi zbuloi se pacientët që u shëruan nga epidemia e SARS-it në vitin 2003, kishin përgjigje imune ndaj disa proteina kryesore që gjenden edhe tek Covid-19.

Studiuesit e Duke-NUD deklaruar për mediat:?Këto gjetje tregojnë se qelizat T të kujtesës specifike të virusit, të shkaktuara nga infeksioni betakoronavirus janë afatgjata, çka mbështet idenë se pacientët me Covid-19 do të zhvillojnë imunitet afatgjatë të qelizave T.

Analiza e tyre është realizuar duke marrë mostra gjaku nga 24 pacientë që ishin shëruar nga Covid-19, si dhe 23 pacientë që ishin sëmurë nga SARS, dhe nga të cilët 18 nuk ishin ekspozuar kurrë ndaj asnjërit prej dy viruseve specifike.

Ata zbuluan se gjysma e pacientëve në grupin pa ekspozim ndaj Covid-19 ose SARS, kishin qelizat T, të cilat treguan përgjigje imune ndaj betakoronaviruseve që gjenden tek kafshët.

Ndërkohë, studimi vëzhgoi edhe jetëgjatësinë e imunitetit të fituar ndaj viruseve si SARS, i cili është thelbësor për të kuptuar efektivitetin e një vaksine të mundshme në të ardhmen kundër Covid-19.

Ata ishin në gjendje të zbulonin se imuniteti duket se zgjat të paktën 17 vjet, pasi individët në studim u shëruan nga epidemia e SARS-it në vitin 2003. Sidoqoftë, ekspertët shtojnë se duhen prova të mëtejshme për të provuar rolin e mundshëm të qelizave T ?të kujtesës? nga betakoronaviruset në luftën ndaj Covid-19./MirrorPërshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga