LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk falin dhe nuk pranojnë humbjen/ Shenjat më krenare të horoskopit

15 Qershor 2020, 09:23, Horoskopi CNA
Nuk falin dhe nuk pranojnë humbjen/ Shenjat më krenare të

Vendin e parë si shenja më krenare e horoskopit është Demi. Ata që lindin në shenjën e Demit kanë një konsideratë të fortë dhe të theksuar të personit të tyre dhe ndonjëherë ata nuk janë në gjendje të njohin kufijtë. Mbi të gjitha në fushën sentimentale ato janë ndër shenjat më krenare: Demi nuk fal dhe nuk pranon humbje.

Akrepi.

Në vendin e dytë të shenjave më krenare të Zodiakut gjejmë Akrepin. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë krenarë dhe hakmarrës. Nëse ata e kuptojnë se janë plagosur në dashuri në një farë mënyre, ata do të paguajnë shtrenjtë për ata që kanë guxuar t’i kundërshtojnë, duke i përndjekur deri në fund të ditëve të tyre, duke porositur komplote hakmarrjeje. Nëse goditet me krenari, Akrepat mund të bëhen vërtet të pamëshirshëm.

Gaforrja.

Në vendin e tretë midis shenjave më krenare është Gaforrja. Ata që lindin në shenjën zodiake të Gaforres, nëse goditen në dashuri, bëhen të mbyllur dhe të pakënaqur, nëse jo edhe intolerantë. Krenaria i shtyn ata të humbin sinqeritetin e tyre dhe i bën ata të shkëputen nga të tjerët.

Bricjapi.

Bricjapi mbyll renditjen e shenjave më krenare të Zodiakut në vendin e katërt dhe të fundit. Ata që kanë lindur në shenjën zodiake të Bricjapit, kanë ambicie të mëdha, të cilave u kushtojnë pothuajse të gjitha energjitë e tyre me një shpirt të lartë sakrifikimi dhe një vendosmëri të madhe. Nëse janë të zhgënjyer, të plagosur në krenari, njerëzit e lindur nga Bricjapi nuk e kanë problem ta vazhdojnë udhëtimin vetëm, duke mos u kujdesur shumë për atë që lanë pas./ CNA.al

Lajmet e fundit nga