Connect with Us

Ironia e hidhur e revolucioneve

Blog

Ironia e hidhur e revolucioneve

Publikuar

-

Nga Victor Davis Hanson “National Riview”

* Ndërsa katastrofat natyrore vazhdojnë, ne po shohim demaskimin e natyrës së vrazhdë njerëzore. Grekët e lashtë krijuan fjalë të reja si “paradoks” dhe “ironi”, për të përshkruar hendekun e madh midis asaj që njerëzit pretendojnë dhe supozojnë, dhe asaj që bëjnë aktualisht, duke vuajtur edhe pasojat.

Mos harroni profetin e verbër Teiresias të dramës antike. Në masakrën e tragjedisë athinase, vetëm ai parasheh më saktë rrezikun, sesa ata që kishin një shikim më të mprehtë. Pas një epidemie katastrofike dhe një lufte të pafundme, Athina e lashtë demokratike hoqi dorë nga parimet e saj të famshme.

Shumë shpejt ajo nisi të kryente ekzekutime masive, me shumicën e votave të qytetarëve. Përgjatë historisë, revolucionet shpeshherë nuk përfundojnë ashtu siç e kishin planifikuar “arkitektët” e tyre fillestarë. Idealistët që i dhanë fund monarkisë franceze në vitin 1789, menduan se mund ta zëvendësonin atë me një republikë kushtetuese.

Përkundrazi, ata vendosën një mbretërim të terrorit, gijotinën dhe një hakmarrje kolektive. Megjithatë, radikalët që e përvetësuan revolucionin në fillim, nisën të kishin shumë shpejt fatin e armiqve të tyre, duke përfunduar edhe ata vetë në gijotinë. Nuk ishte demokracia, por përkundrazi diktatori Napoleon, ai që i dha fund trazirave të brendshme në Francë.

Ai mori më shumë pushtet, sesa kishte mbreti i ekzekutuar i dinastisë së Burbonëve, Luigji XVI, që e kishte shkaktuar edhe nisjen e revolucionit. Epidemia e Covid-19, karantina masive në mbarë SHBA-në dhe protestat e shumta, plaçkitjet, trazirat dhe zjarrvëniet, që të gjitha pas vrasjes nga policia të afro-amerikanit Xhorxh Floid, kanë sjellë paradokse të ngjashme.

Distancimi social dhe mbyllja e detyruar në shtëpi për muaj me radhë, kanë qenë burimi i përplasjeve të pafundme midis njerëzve dhe qeverive të tyre. Shtetet e qeverisura nga demokratët dhe republikanët, adoptojnë shpesh politika diametralisht të kundërta.

Por demonstratat dhe trazirat masive, panë qindra mijëra protestues të tubuar së bashku, dhe shpesh pa maska. Kjo mosbindje masive ndaj karantinizmit do të na mësojë, më mirë sesa çdo model që mësohet në universitete, nëse virusi është ngjitës apo jo ndaj mijëra njerëzve që mblidhen nëpër rrugë.

Bllokimet si pasojë e pandemisë, po përdoren politikisht gjatë këtij viti zgjedhor. Shtetet e qeverisura nga demokratët, menduan se ekonomia në rënie do ta dëmtojë garën e presidentit aktual Donald Trump. Ndërkohë shtetet e kontrolluara nga republikanët, donin që të hapeshin sa më shpejt që të ishte e mundur, për të rikthyer funksionimin normal të ekonomisë para nëntorit.

Gjithsesi, protestat dhe dhuna progresive imponuan një fund të paplanifikuar të karantinimit masiv – dhe në këtë mënyrë ndihmuan pa dashje në rifillimin e jetës normale ekonomike në SHBA. Ata që e përçmojnë Trumpin, mund të qenë ironikisht më shumë në ndihmë të tij.

LEXO EDHE:  A e dini se çfarë do të ndodhte po të shkrinte Antarktida?

Shtetet e qeverisura nga demmokratët krenohen për guvernatorët e tyre, kryebashkiakët, shefat e policisë dhe prokurorët liberale që kanë. Por bastionet urbane të demokratëve si Los Anxheles, Nju York, Mineapolis dhe Filadelfia janë gjithashtu vatrat kryesore të zjarr-vënieve, dhunës dhe plaçkitjeve, dhe ku marrëdhëniet racore janë më të këqijat.

Ndërsa dhuna u shtua, pati thirrje publike dhe private për të shpërndarë ose zvogëluar numrin e forcave të policisë në Kaliforni, Ilinois dhe Nju Jork. Por këto janë njëherazi shtetet ku siguria është më e dobët. Nëse këshillat e qyteteve të kontrolluara nga demokratët arrijnë të çmontojnë forcat e tyre të policisë, teksa një shumicë këshilltarësh është zotuar ta bëjë këtë gjë në Mineapolis, ata do t’u mësojnë amerikanëve nëse problemet sociale, krimi dhe kaosi urbane lehtësohen nga mungesa e policisë në rrugë.

Protestat e fundit nisën idealisht duke i kushtuar vëmendje problemit të racizmit, që nxiti 4 katër policë të Mineapolisit të Xhorxh Flodin, në momentin kur ky ishte në arrest policor. Por ajo vrasje tragjike, u la fatkeqësisht në hije nga protestat dhe dhuna, që nxorri në pah një ironi mizore.

Zjarrvënësit e bardhë të ANTIFA-s, sulmuan bizneset e vogla në pronësi të zezakëve, pikërisht në emër  të kauzës “Black Live Matters”. Redaktorët veteranë liberalë të “The Neë York Times” u cilësuan si të shitur dhe racistë për lejimin e shprehjes së lirë në faqet e gazetës së tyre nga gazetarët më të rinj që pretendonin se ishin më etikë.

U shfaqën video ku fëmijët bërtisnin me zë të lartë se prindërit e tyre ishin racistë. Profesionistët u gjunjëzuan në shenjë pendimi për mëkatet e tyre të supozuara raciste, ngjashëm me të penduarit masivë në Kinën e Mao Ce Dunit.

“National Public Radio” u kërkoi dëgjuesve të de-kolonializojnë raftet e tyre të librave.

Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL), po thotë tani se gaboi kur u kërkoi lojtarëve të respektonin himnin kombëtar. Politikat e lirimit me kusht, garantuan lirimin e protestuesve të dhunshëm vetëm disa orë pas arrestimit të tyre, shpesh për t’i lejuar që të përsërisin dhunën. Sado i paqëllimtë që duket, revolucioni vetëm  po ecën përpara.

Gratë po rruajnë kokat për t’i vënë fre “bardhësinë” së tyre, a thua se privilegji i tyre i të qënit të bardhë zhduket vetiu me këtë gjest. Tashmë po rriten kërkesat që kolegjet të shpenzojnë më shumë për lektorët dhe programet anti-racore, edhe pse por përballen me paaftësinë për të paguar stafet akademike.

Kryebashkiakët që nuk mbrojtën dot supermarketet dhe dyqanet e tjera nga djegia dhe plaçkitja, po kërkojnë tani që bizneset të mos i braktisin qytetet e tyre. Ndërsa këto katastrofa natyrore vazhdojnë, ne po shohim shfaqjen e natyrës së vrazhdë njerëzore. Rezultati është tragjikisht ironik, dhe kjo nuk një panoramë për t’u pasur zili./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Më shumë një “sëmundje” sesa “Drakula”, si lindi miti i vampirëve

Publikuar

-

Nga

Nga Stanley Stepanic “The Conversation”

Vampiri është një imazh i zakonshëm në kulturën e sotme pop, dhe që merr shumë forma: nga Alukardi, djali i Drakulës në lojën PlayStation “Kastlevania:Simfonia e Natës”; tek Eduardi, dashnori romantik dhe idealist në sagën “Twilight” (Muzgu).

Në shumë aspekte, vampiri i sotëm është larguar jo pak nga rrënjët e tij në folklorin e Evropës Lindore. Si profesor i studimeve sllave, dhe që kam dhënë për më shumë se një dekadë një kurs leksionesh mbi vampirët e quajtur “Dracula”, jam gjithmonë i magjepsur nga popullariteti i figurës së vampirit, duke pasur parasysh origjinën e tij, si një krijesë demoniake e lidhur fort me sëmundjet.

Referenca e parë e njohur mbi vampirët u shfaq në formën e shkruar në rusishten e vjetër në vitin 1047, menjëherë pasi Krishterimit Ortodoks ajo u zhvendos në Evropën Lindore. Termi vampir ishte “upir” në rusishten e vjetër.

Origjina e kësaj fjale nuk dihet me saktësi, por kuptimi i saj i mundshëm mund të jetë “ajo gjëja në festë, apo sakrificë”, duke iu referuar një entiteti potencialisht të rrezikshëm shpirtëror, për të cilin njerëzit besonin se mund të shfaqej në ritualet kushtuar të vdekurve.

Ishte një eufemizëm i përdorur për të shmangur përmendjen e emrit të krijesës. Mjerisht historianët mund të mos e mësojnë asnjëherë emrin e tij të vërtetë, apo edhe kohën kur u shfaqën besimet rreth tij.

Vampiri i shërbeu një funksioni të ngjashëm me atë të shumë krijesave të tjera demoniake në folklorin e të gjithë botës:Ata u fajësuan për një sërë problemesh, por sidomos për sëmundjet e ndryshme, në një kohë kur nuk ekzistonin njohuritë për bakteret dhe viruset.

Studiuesit kanë parashtruar disa teori mbi lidhjet e sëmundjeve të ndryshme me vampirët. Ka të ngjarë që asnjë sëmundje të mos ketë një origjinë të thjeshtë e“të pastër” për mitet e vampirëve, pasi besimet popullore mbi vampirët ndryshuan me kalimin e kohës.

Por dy prej tyre tregojnë lidhje më të forta. Njëra është sëmundja e tërbimit, emri i së cilës vjen nga termi latin për “çmendurinë”. Është një nga sëmundjet më të vjetra të njohura në botë, e transmetueshme nga kafshët te njerëzit, dhe e përhapur kryesisht përmes kafshimit, një referencë e qartë për një tipar klasik të vampirëve.

Por ka edhe lidhje të tjera shumë interesante. Një simptomë që ndrore e sëmundjes është hidrofobia, frika nga uji. Kontraktimet e dhimbshme të muskujve në ezofag, i detyrojnë viktimat e tërbimit që të shmangin ngrënien dhe pirjen, apo edhe gëlltitjen e pështymës së tyre, e cila i shkakton “shkumëzim në gojë”.

Në disa folklore, vampirët nuk mund të kalojnë dot ujin e rrjedhshëm pa u bartur ose ndihmuar në një farë mënyre nga të tjerët, si një shtrirje e dukshme e kësaj simptome. Për më tepër, tërbimi mund të çojë në frikën ndaj dritës, në modele të ndryshuara të gjumit dhe në një agresion të shtuar, elementë këta që përshkruhen shpesh tek vampirët në një larmi përrallash popullore .



Sëmundja e dytë është pelagra, e shkaktuar nga një mungesë e niacinës (vitaminës B3)ose aminoacidi triptofan. Pelagra shkaktohet shpesh nga dietat e pasura me produkte të  misrit dhe alkoolit. Kur evropianët zbarkuan në Amerikë, transportuan sasi të mëdha misri në Evropë.

LEXO EDHE:  A e dini se çfarë do të ndodhte po të shkrinte Antarktida?

LEXO EDHE:  "Është për të ardhur keq"/ Zgjedhjet në SHBA i kujtojnë ish-ambasadorit, Shqipërinë

Por ata injoruan një hap kryesor në përgatitjen e misrit:larjen e tij, shpesh duke përdorur gëlqere, një proces i quajtur “nixtamalization” që mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga pelagra. Pelagra shkakton dermatit, diarre, demencë dhe vdekje. Po ashtu disa të sëmurë përjetojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj dritës së diellit – e përmendur në disa përshkrime të vampirëve – gjë që çon në sëmundjen e lëkurës.

Sëmundje të shumta tregojnë lidhje të forta me rrëfimet folklorike mbi vampirët. Por ato nuk mund të shpjegojnë domosdoshmërisht se si filluan vërtet këto mite. Për shembull, pelagra nuk ekzistonte në Evropën Lindore deri në shekullin XVIII, pra shekuj pasi ishin shfaqur besimet e para mbi vampirët.

Si sëmundja e pelagrës ashtu edhe ajo e tërbimit janë të rëndësishme, pasi ato ishin epidemike gjatë një periudhe kyçe në historinë e vampirëve. Gjatë të ashtuquajturës Epidemia e Madhe e Vampirëve, në vitet 1725-1755, mitet mbi vampirët“u bënë virale” në të gjithë kontinentin.

Kur sëmundja u përhap në Evropën Lindore, shpesh fajësoheshin shkaqet mbinatyrore, dhe histeria mbi vampirët u përhap në të gjithë rajonin. Shumë njerëz besonin se vampirët ishin “të vdekurit” – njerëz që jetonin në një farë mënyre edhe pas vdekjes – dhe se vampiri mund të ndalej duke e sulmuar kufomën e tij.

Ata kryen “varrime vampirësh”, të cilat mund të përfshinin nguljen e një huri me majë në trupin e kufomës, mbulimin e trupit të pajetë me hudhra, dhe një sërë traditash të tjera që ishin të pranishme në folklorin sllav për shekuj.

Ndërkohë, ushtarët austriakë dhe ata gjermanë që luftuan kundër osmanëve në rajon,  dëshmuan për këtë përdhosje masive të varreve, dhe u rikthyen në shtëpi në Evropën Perëndimore me historitë e vampirëve. Por pse ndodhi ajo histeri vampirësh?

Fajtori kryesor ishte sëmundja, por në atë kohë në Evropën Lindore ekzistonte një lloj “stuhie e përsosur”. Epoka e Epidemisë së Madhe të Vampirëve, nuk ishte vetëm një periudhë e sëmundjeve, por gjithashtu edhe e trazirave politike dhe fetare.

Gjatë shekullit XVIII-të, Evropa Lindore u përball me një presion të madh nga brenda dhe nga jashtë, pasi fuqitë vendase dhe ato të huaja ushtronin kontrollin e tyre mbi rajon, me kulturat vendase që shpesh shtypeshin. Për shembull, Serbia u gjend midis monarkisë Habsburgase në Evropën Qëndrore dhe Osmanëve. Polonia ishte gjithnjë e më shumë nën fuqitë e huaja, Bullgaria ishte nën sundimin osman, dhe Rusia po pësonte ndryshime të mëdha kulturore për shkak të politikave të Carit Pjetri i Madh.

Ajo kohë është disi analoge me sot, kur bota po përballet me pandeminë e Covid-19 mes ndryshimeve politike dhe pasigurisë. Ndarja e perceptuar shoqërore, e vërtetë apo e imagjinuar, mund të çojë në reagime dramatike në shoqëri./CNA.al

https://theconversation.com/more-disease-than-dracula-how-the-vampire-myth-was-born-167482

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse epoka aktuale është ajo e konflikteve dhe mungesës se paqes

Publikuar

-

Nga

Nga Mark Leonard “Politico.eu”

Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi një ide të thjeshtë. Bërja bashkë e kombeve dhe popujve krijon paqe, teksa e bën luftën shumë të kushtueshme qoftë edhe për t’u menduar si ide. Duke ndërtuar një komunitet vendesh rreth qymyrit dhe çelikut që u përdorën dikur për të ndërtuar armët, BE-jaia doli që t’i kthejë armiqtë në miq.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, evropianët vendosën të shihnin akoma më larg. Ata shpresonin se duke hapur kufijtë dhe promovuar tregtinë, udhëtimet dhe internetin, mund t’i përhapnin këto leksione nëpër botë dhe të promovonin harmoninë globale.

E vërteta rezultoi të ishte ndryshe. Në vitin 2016, evropianët zbuluan nëpërmjet Brexit dhe zgjedhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump,se shumë nga qytetarët e tyre nuk ishin dakord se bota ishte një vend më i mirë për shkak të ndërlidhshmërisë së saj.

Dhe sjellja e vendeve të tjera – nga Kina dhe Rusia në Turqi dhe Brazil – ka treguar se si nacionalizmi dhe fuqia po shkelin internacionalizmin dhe ligjin. Përfundimi i pashmangshëm është tronditës për shumë evropianë:Lidhjet që bëjnë bashkë botën, mund të përdoren gjithashtu edhe për ta ndarë atë.

Në botën e sotme të globalizuar, gjeopolitika është bërë si një martesë pa dashuri, në të cilën partnerët nuk e honepsin dot njëri-tjetrin, por nga ana tjetër nuk janë në gjendje të divorcohen. Dhe si me çdo martesë të tillë, ajo që dikur ndahej gjatë kohëve të mira është bërë mjeti për të shkaktuar dëme gjatë kohërave të këqija.

Ndërlidhshmëria e tepërt jo vetëm që po i polarizon shoqëritë në grupime rivale dhe po krijon një “epidemi të zilisë”, por po siguron gjithashtu një arsenal të ri armësh për konkurrencën midis fuqive të mëdha. Tani vendet po zhvillojnë konflikte duke manipuluar gjërat që i lidhin së bashku, duke përdorur për shembull sanksionet, bojkotet, kontrollet e eksportit ose ndalimet e importit për qëllime politike.

Por përdorimi si një armë i ndërvarësisë shtrihet përtej tregtisë. Shqetësimet globale shëndetësore duhet ta kishin bashkuar planetin gjatë pandemisë së koronavirusit. Në vend të kësaj, ne pamë diplomacinë e maskave dhe nacionalizmin e vaksinave.

Në fushën e infrastrukturës, Kina është padyshim fuqia më e madhe, që po e përdorur Nismën e Brezit dhe Rrugës, për ta shtuar fuqinë e saj politike përmes varësisë ekonomike. Në frontin e teknologjisë dhe informacionit, gara nuk është vetëm për sferat e ndikimit teknologjik dhe kush vendos standardet, por edhe për demokracinë dhe lirinë e shoqërive tona.

Edhe klima është shndërruar në një fushë beteje. Dhe kjo është diçka befasuese, duke qenë se të gjithë jemi në të njëjtën varkë që po fundoset. Edhe pse ne të gjithë mund ta dimë rastin e Turqisë dhe Bjellorusisë që po i përdorin emigrantët si një armë ndaj shteteve rivale, është fakt që ka pasur mbi 70 raste të përdorimeve të tilla të migrimit masiv në dekadat e fundit, dhe ato kanë pasur efekte të rënda negative.

Sigurisht, lidhjet midis vendeve janë shfrytëzuar edhe më herët. E reja në këtë rast është rrjeti i dendur i lidhjeve që u japin sanksioneve, bllokadave dhe fushatave të marrëdhënieve me publikun (PR) një cilësi kjo virale dhe vdekjeprurëse, që nuk ekzistonte para se bota jonë të përcaktohej përmes rrjeteve.

LEXO EDHE:  MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ Më i ulëti në një muaj



Sot ka një frazë që e përshkruan më së miri gjendjen aktuale, e mbetur pezull midis luftës dhe paqes. Fraza u përdor për herë të parë nga akademikët në fushën e teknologjisë, si Lukas Kello i Universitetit të Oksfordit. Duke synuar që të përshkruanin zonën gri që ata po shihnin, në të cilën po kryheshin miliona sulme çdo ditë të cilat nuk përmbushnin luftën konvencionale, ata rehabilituan fjalën e bukur anglosaksone “unpeace” (jo paqe).

Pranimi i realitetit se ne po jetojmë tashmë në një epokë të mungesës së paqes, ka pasoja të rëndësishme për Evropën. Ndërsa shumë njerëz besojnë se ne po kalojmë në një botë bipolare, në të cilën të gjithë do të detyrohemi të zgjedhim midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, Evropa ka forcën e vet unike gjeopolitike.

Bashkë me SHBA-në dhe Kinën, Evropa është një nga tre perandoritë e ndërlidhjes globale, secila me idetë dhe aftësinë e vet për t’i dhënë formë planetit. SHBA luan kryesisht rolin e portierit. Gjithë prania e dollarit dhe dominimi i tij mbi internetin,i japin mundësi të izolojë vende të caktuara jashtë sistemit financiar global, apo t’i vërë nën mbikëqyrje qytetarët e tyre.

Kina aspiron të jetë një fuqi relacionale. Ajo synon që t’i lidhë vendet e tjera me tregun e saj, dhe t’i fusë ato në sferën e vet të ndikimit. Evropa ka një qasje të ndryshme, duke qenë krijuese e rregullave. 80.000 faqet e Acquis Communautaire, që rregullojnë gjithçka, nga të drejtat e homoseksualëve dhe dënimi me vdekje, dhe deri tek zhurma e korrëses së barit dhe siguria e ushqimit, është sistemi operativ i BE-së.

Dhe Brukseli nuk i përmbahet vetëm këtij sistemi. Ai e përdor fuqinë e tij ekonomike, për t’i bërë ata që bien në kontakt me rrjetin e tij që të ndjekin rregullat. Nëse lidhjet midis vendeve janë bërë armë të rrezikshme, ato do të duhet gjithsesi të menaxhohen.

Unioni është i vendosur që ta bëjë këtë, me rregulla dhe norma që heqin rrezikshmërinë.

Nëse Lufta e Ftohtë u lehtësua me kontrollin e armëve, ekuivalenti për epokën tonë është “çarmatosja e ndërlidhshmërisë”. Paradoksalisht, mënyra më e mirë për të bashkuar botën është krijimi i distancës së mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të ndihen të sigurt dhe me situatën nën kontroll.

Linja ndarëse duhet të jetë ajo midis bashkësisë së “menaxhuar” dhe asaj “të pakontrolluar”, në vend të shoqërive “të hapura” dhe “të mbyllura” – në gjithçka, nga tregtia tek migrimi, dhe deri tek teknologjia dhe ndryshimet kulturore. Duam apo nuk duam, ndërlidhshmëria është një thikë me dy presa. Pranimi i kësaj është një ide tjetër e thjeshtë por e fuqishme me potencialin për të formuar botën.

Shënim: Mark Leonard është drejtor i think-tankut “European Council on Foreign Relations”, dhe autori i librit “Epoka e mungesës së paqes:Pse ndërlidhshmëria shkakton konflikte”./CNA.al

https://www.politico.eu/article/welcome-to-the-age-of-unpeace-geopolitics-conflict

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga elefantët tek bletët:Si janë përdorur kafshët në luftë gjatë historisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme cnapolitike

Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur ndonjëherë një rol thelbësor, sidomos në beteja të caktuara. Kuajt dhe qentë, mund të jenë të parët që mund t’ju vijnë në mendje, por a do t’iu shkonte menjëherë në mendje se edhe delfinët apo bletët, mund të kenë protagoniste në luftë?

Përdorimi i parë i njohur i pëllumbave për të komunikuar me mesazhe, ka ndodhur në shekullin VI Para Erës Sonë, kur mbreti i Persisë, Kiri, thuhej se i përdori pëllumbat për të komunikuar me pjesët më të largëta të perandorisë së tij të mëdha.

Pëllumbat duket se kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj fushës magnetike të Tokës, dhe kjo i orienton ata me saktësi në rrugën e kthimit në shtëpi. Ata janë të famshëm, pasi është vërtetuar se gjejnë rrugën për në shtëpi edhe kur ndodhen mbi 2900 km larg.

Për shkak të kësaj aftësie, me kalimin e viteve oficerët e ushtrive të ndryshme i morën pëllumbat në frontet e betejës, dhe i përdorën ata për t’i dërguar mesazhe mbretit apo eprorëve të tyre të komandës. Kështu kur Parisi ishte nën rrethimin e prusianëve në vitet 1870-1871, ushtria franceze dërgoi pëllumba në qytet përmes tullumbaceve me ajër të nxehtë.

Më pas qytetarët e bllokuar, i përdorën pëllumbat për të dërguar mesazhe përtej vijave të armikut. Mbi 200.000 pëllumba u përdorën vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, që shënoi edhe kulmin e përdorimit të tyre nëpër beteja.

Nisja e transmetimeve radio, i bëri zogjtë më pak të dobishëm në vijën e parë të frontit, dhe pjesëmarrja e tyre në zonat luftarake nuk ishte më e nevojshme. Ndërkohë historia regjistron përdorimin në beteja edhe të arinjve.

Një ari u bë në veçanti i famshëm për shërbimin e tij luftarak. Arushi Vojtek, ishte ende një këlysh në ngjyrë të kafe, kur u adoptua nga trupat polake nga një kompani që merrej me furnizimet. Ariu u rrit prej tyre dhe arriti peshën 400 kg.

Ai u angazhua si ushtar në ushtrinë polake, dhe arriti deri në gradën e kaporalit. Në vitin 1944, ai shkoi në Monte Kazino të Italisë bashkë me kompaninë e tij, ku transportonte kutitë me municione tek burrat gjatë një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Ju ndoshta keni para nëpër filma përdorimin e elefantëve në luftë. Ata janë përdorur për herë të parë për luftë në Indi, diku rreth shekullit IV Para Krishtit. Ata ishin të frikshëm në betejë, pasi i shkelnin për vdekje me këmbë ushtarët armiq me putrat e tyre të rënda.

Shpesh elefantët ishin të blinduar, për t’i mbrojtur ata nga shtizat, shigjetat dhe shpatat e armikut. Nganjëherë në dhëmbë u vendoseshin thumba hekuri. Ushtarët romakë u tmerruan në përballjen  e tyre të parë me elefantët e luftës në Indi, edhe pse në fund arritën që ta fitonin betejën.

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ Më i ulëti në një muaj

LEXO EDHE:  MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën



Më vonë gjenerali romak Tiberius Julius Aleksandër i shtoi kafshët në arsenalin e ushtrisë tij. Romakët i përdorën elefantët në betejat që zhvilluan kundër Spanjës dhe Galisë (Francës së sotme). Gjithsesi, përfitimi psikologjik i përdorimit të elefantëve kundër armikut zhbëhej shpesh nga tendenca e tyre për t’u trembur, duke shkelur kësisoj shpesh trupat e ushtrisë së tyre.

Kur u shpikën topat, ushtritë e ndaluan përdorimin e elefantëve në betejë. Ndërkohë devetë përdoren ende në patrullim në disa nga rajonet më shkretëtinore dhe malore të botës. Ato janë të dobishme për shkak të aftësisë që kanë për të udhëtuar në distanca të gjata, dhe në kushte të vështira, shpesh pa ujë.

Përdorimi i parë i regjistruar i deveve në betejë daton në vitin 853 Para Krishtit. Mbreti Gindibu, një udhëheqësi i famshëm arab, përdori mbi 1.000 deve për të luftuar ndaj asirianëve në Betejën e Qarqar, që ndodhet në Sirinë e sotme.

Më së afërmi në kohë, gjatë Luftës së Parë Botërore, devetë u përdorën në Lindjen e Mesme si nga aleatët ashtu edhe nga osmanët. Qentë janë përdorur në luftë të paktën që në vitin 600 Para Krishtit, kur mbretëria e Lidisë, përdori një tufë qensh të stërvitur për të vrarë sa më shumë pushtues.

Qentë e trajnuar posaçërisht përdoren edhe sot si lajmëtarë, si gjurmues, skautistë apo si roje. Ata përdoren gjithashtu për të nuhatur bombat, ndërsa trupat amerikane i përdorin ata për këtë qëllim në Irak dhe Afganistan.

Kuajt mund të jenë kafsha e përdorur më herët nga të gjithë më luftëra. Ka dëshmi se kuajt janë përdorur nga kalorësit që 5.000 vjet më parë në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Në Evropën Lindore, janë zbuluar varre që përmbajnë ushtarë të varrosur bashkë me kalin që kishin përdorur në betejë.

Kuajt vazhduan që të përdoren gjatë luftërave, derisa metodat moderne të transportit i bënë ata të panevojshëm për këtë aspekt. Ndërkohë marina amerikane trajnon rregullisht delfinët për t’i ndihmuar gjatë patrullimeve detare. Ndjenja e ekolokimit që kanë delfinët, u jep atyre mundësinë që të gjejnë nën ujë objekte, që njerëzit nuk munden t’i identifikojnë.

Ato janë përdorur për pastrimin e minave në portin e Umm Qasr gjatë Luftës së Gjirit Persik. Nëpër beteja janë përdorur edhe bletët. Në të kaluarën, disa ushtri katapultuan koshere bletësh mbi muret rrethuese të kështjellave apo qyteteve, për të krijuar kaos midis njerëzve të strehuar brenda. Qyteti i Temiskirës u mbrojt me sukses kundër një sulmi të ushtrisë romake, duke lëshuar bletët në tunelet që po gërmonin romakët nën muret e qytetit të tyre./CNA.al

Burimi:

https://www.warhistoryonline.com/war-articles/animals-in-war.html

LEXO TE PLOTE