LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO-Në ditën e tij më të rëndësishme/ Reperi merr urimin special nga prindërit

15 Qershor 2020, 15:07, Lifestyle CNA
FOTO-Në ditën e tij më të rëndësishme/ Reperi merr

Ditën e sotme reperi Stresi feston 33 vjetorin e ditëlindjes. Reperi tregoi me video mënyrën se si e kishte pritur këtë ditë mes miqsh dhe familjarësh duke treguar se ndihej shumë i lumtur.

Ai organizoi një super festë e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Nuk kanë munguar urimet nga kolegët e tij dhe familjarët në rrjetet sociale.

Një urim shumë të veçantë reperi e ka marrë nga prindërit e tij të cilët ia kanë zbukuruar dhe e kanë bërë më perfekte këtë ditë të rëndësishme për të.

Me fjalë të veçanta nga zemra, e ëma dhe i ati i kanë bërë dedikimet e tyre në Facebook./ CNA.al

Lajmet e fundit nga