Connect with Us

Fatmira Hajdari para Vettingut/ DSIK kërkon shkarkimin: Ka deklarim të pasaktë të pasurisë

Vetingu

Fatmira Hajdari para Vettingut/ DSIK kërkon shkarkimin: Ka deklarim të pasaktë të pasurisë

Publikuar

-

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot përpara seancës së KPK.

Gazetarja Klodian Lala, në një raportim live për Neës 24, tha se DSIK ka konstatuar deklarim të pasaktë të pasurisë pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar asetet pasurore.

Lala theksoi se problematika qëndron tek një pallat 10- katësh që ka probleme që në ngritjen e tij me probleme me pronarët, disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë që nuk ka burime financiare të ligjshme për të mundur ta justifikuar.

Gjithashtu DSIK tha se i është revokuar viza nga ambasada amerikane, gjë të cilën gjyqtarja Hajdari e ka mohuar.

LEXO EDHE:  Vrasje dhe trafikim droge/ OFL në “sitë” katër të “fortët” e radhës

Seanca dëgjimore vijon ndërkohë do të caktohet dhe data për shpalljen e vendimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Publikuar

-

Nga

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar përfundimisht nga detyra, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 28 Maj të vitit të shkuar.



“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.09.2020″, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Rama në krah të Llallës/ Zbulohet se si i shpëtoi ish-kryeprokurori Vettingut

LEXO EDHE:  A e kanë bërë punën si duhet Hajdari dhe Gjuzi?/ Grida Duma injoron deputetët e opozitës së re

Gjatë hetimit KPK kishte konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ Vetingu “i pret” kokën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtari të Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pasi janë janë konstatuar probleme të shumta lidhur me pasurinë.

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në seancë. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.



Gaxha i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe u shpreh se raporti i KPK është me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Përjashtimi i “Gruas së Azemit” dhe “Nënës së Rudinës”

LEXO EDHE:  Kandidonte për SPAK/ Shkarkohet prokurori Eugen Beci

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare si dhe problematika të shumta në lidhje me pasurinë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” prokurorit të Fierit

Publikuar

-

Nga

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” Fatmir Lushi prokurorin e Fierit

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Fatmir Lushin, duke e shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ky i fundit u shkarkua pak muaj më parë nga detyra nga KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim duke mos kaluar kështu Vettingun.

Vendimi



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXO EDHE:  Rama në krah të Llallës/ Zbulohet se si i shpëtoi ish-kryeprokurori Vettingut

LEXO EDHE:  Nga kreditë tek patundshmëritë/ Pasuria e tre kandidatëve për Kryepokuror

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: