Connect with Us

Bizneset rrezikojnë të paguajnë rreth 2 milionë euro gjoba

Ekonomi

Bizneset rrezikojnë të paguajnë rreth 2 milionë euro gjoba

Publikuar

-

Covid-19 po falimenton në masë bizneset e vogla/ Rriten me 54% mbylljet e subjekteve

Janë rreth 5 mijë punonjës, të cilët do të marrin direkt ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh nga paketa e dytë, pasi punëdhënësit nuk kishin aplikuar në sistem për ta.

Lista u publikua nga Drejtoria e Tatimeve, e cila njoftoi dhe procedurat që duhet të ndjekin këta individë për të marrë pagën.

Në listë ka shumë punonjës të huaj (referuar emrave), pjesa më e madhe e të cilëve janë shtetas turq, apo italianë.

Por, bizneset që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre rrezikojnë që të ngarkohen me gjoba. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se për punëdhënësit që nuk aplikojnë është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Masa administrative u vendos, pasi u konstatua se shumë punëdhënës nuk po aplikonin për ndihmën financiare të punonjësve të tyre.

Gjoba është 50 mijë lekë, për çdo punonjës. Si rrjedhojë, bizneset rrezikojnë të ngarkohen në total për rreth 5 mijë mo aplikime me gjoba rreth 250 milionë lekë, ose mbi 2 milionë euro.

Gjithsesi, drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për Monitor se gjobat nuk do të jenë automatike, por do të verifikohen rast pas rasti. “Pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor”.

LEXO EDHE:  “Blici Rrugor”/ Mbi 600 gjoba brenda orës

Në mënyrë që t’i shpëtonin gjobës, bizneset duhet të plotësonin deri në 5 qershor formularin e ankesës, brenda datë 05 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ‘’Çështjet e Mia’’, në llogarinë në e-filing. Ndërsa të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti.

Nga paketa e dytë, që u dha për pjesën më të madhe të biznesit të vogël (përveç atyre që përfituan nga paga 26 mijë lekë për 3 muaj dhe rreth 8 mijë profesioneve të lira që u përjashtuan fare), përfituan dhe punonjësit e biznesit të madh që janë larguar nga puna nga data 10 mars deri në 17 maj. Pas zgjerimit të datave të largimit (fillimisht ishin nga 12 marsi deri në 10 prill), listës iu shtuan dhe rreth 30 mijë përfitues, duke e çuar numrin e pritshëm në total në 210 mijë.

Deri në 2 qershor, të dhënat e fundit të përditësuara nga financat, këtë pagesë prej 40 mijë lekësh e kanë përfituar rreth 130 mijë individë, për një fond të disbursuar prej 5.2 miliardë lekësh.

Ndërsa nga paketa e parë (26 mijë lekë për 3 muaj radhazi), që e morën bizneset e mbyllura me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfituar gjithsej rreth 64 mijë individë, që kanë marrë këstin e parë dhe të dytë, ndërsa i treti është në proces./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Prag zgjedhor/ Klodian Tomorri zbardh shifrat e rritjes ekonomike

Publikuar

-

Nga

Kryeministri qe peruron banesat private

Klodian Tomorri, gazetari që njihet si kritik ndaj Qeverisë, ka deklaruar se ekonomia po jep shenja të qarta rigjallërimi.

Sipas të njëjtit të ardhurat buxhetore në Mars ishin përtej edhe pritshmërive më optimiste. Pas shtrëngimit një vjeçar, me sa duket bizneset kanë filluar të investojnë, ndërsa ritmi i TVSH-së sinjalizon që edhe konsumi i popullatës ka nisur të rikuperohet shpejt.

“Tatim fitimi për tremujorin, me gjithë efektin e kësteve të prapambetura, tregon se çuditërisht bizneset nuk paskan qenë edhe kaq keq vitin e kaluar, ndërsa surpriza më e madhe duken të ardhurat nga kontributet.

Mbi 11 përqind më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore, krahasuar me tremujorin normal të dy viteve më parë, janë sinjal inkurajues për punësimin, megjithëse këtu mund të jetë edhe efekti i rindërtimit”, shprehet Tomorri.

Më tej gazetari Klodian Tomorri deklaron se  ecuria e të ardhurave në dy javët e para të këtij muaji në Tatime dhe Dogana, sugjerojnë se Prilli mund të shënojë rekord.

LEXO EDHE:  “Blici Rrugor”/ Mbi 600 gjoba brenda orës

LEXO EDHE:  “Blici Rrugor”/ Mbi 600 gjoba brenda orës

“Këtë muaj, më shumë gjasa doganat mund të kërcejnë 20 përqind mbi planin e të ardhurave për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të importeve. Njerëzit kanë filluar të blejn♪7. Është e qartë se ekonomia ka filluar të xhirojë dhe fort.

Më shumë mundësi rritja ekonomike, përjashto ndonjë valë tjetër të madhe pandemie dhe përjashto ndonjë trazirë në zgjedhje, do të kërcejë edhe mbi 5 përqind këtë vit. Të gjithë indikatorët paraprake sugjerojnë në atë drejtim.

Për fatin e keq të Qeverisë dhe për fatin e mirë të opozitës, zgjedhjet janë pas 10 ditësh. Se po të ishin nja dy tremujore më pas, zgjedhjet do të ishin në një mjedis ekonomik totalisht tjetër”, shprehet më tej Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

E ardhmja e Euros është e pasigurt

Publikuar

-

Nga

Nga Ross Clark

Një dekadë më parë, Evropa doli shpejt nga kriza financiare e viteve 2008-2009, vetëm për t’u zhytur në krizën e borxhit sovran të vitit 2010. Ndërsa ekonomia globale po tkurrej, Greqia, Italia dhe Spanja shpëtuan nga falimentimit për shkak të ndihmës që u dha Banka Qendrore Evropiane, pasi investitorët e humbën besimin tek aftësia e tyre paguese, dhe hezituan t’u japin kredi të reja.

Masat e forta të kursimit të imponuara ndaj ekonomisë greke, si një kusht për paketën e shpëtimit, e kërcënuan seriozisht stabilitetin politik. A mund të ndodhë sërish e njëjta gjë? A do të dalë Evropa nga gropa shumë e thellë ekonomike e krijuar nga pandemia e Covid-19, vetëm për të rrëshqitur në një krizë të borxhit sovran?

Për momentin, ky duket si një skenar i largët, për shkak se kriza e shkaktuar nga pandemia është ende duke u thelluar. Një valë e tretë goditëse e pandemisë ka detyruar Francën, Gjermaninë dhe të tjerët të futen sërish në bllokime, të cilat ata kishin shpresuar t’i shmangnin.

Gjithsesi, që tani ka shenja paralajmëruese se borxhi sovran mund ta minojë edhe një herë rimëkëmbjen e mundshme ekonomike. Sipas një analize të “Financial Times”, ka pasur një rritje të ndjeshme të ekspozimit të bankave në eurozonë ndaj letrave me vlerë dhe kredive të lëshuara nga qeveritë kombëtare, që në total është rritur nga 140 miliardë në 2.1 trilionë paund gjatë 12 muajve të fundit.

Kriza e viteve 2008-2009 zbuloi një problem tek euro, për të cilin kritikët kishin paralajmëruar prej kohësh, por që ishte injoruar nga promovuesit e saj. Një vend i eurozonës që e gjen veten në probleme ekonomike, nuk ka asnjë mundësi që ta zhvlerësojë monedhën e tij, në mënyrë që t’i bëjë më tërheqëse eksportet e saj,dhe të rrisë në këtë mënyrë ekonominë e tij.

Në këto kushte, ai është përballur me një detyrë politikisht shumë më të vështirë, duke u përpjekur të ulë pagat në mënyrë që të tentojë të mbetet konkurrues në treg. Po aq problematik është fakti që një vend i BE-së që është i mbytur në borxhe nuk mund të bëjë atë që bëjnë Britania, SHBA-ja dhe të gjitha vendet e tjera që kanë monedhat e tyre kombëtare:të shtypë para për të blerë borxhin e vet.

LEXO EDHE:  Nuk respektuan masat anti-covid/ ISHSH gjobit dy pishina, pezullon një subjekt

LEXO EDHE:  “Nga e hëna nis prodhimi i anijeve dhe avionëve”/ Tabaku ironizon qeverinë: Jemi lider në këto fusha

Kjo mund të mos jetë diçka e mençur, por investitorët në obligacionet qeveritare të SHBA-së dhe Britanisë mund të ndjehen të sigurt se ato qeveri preferojnë që më mirëtë shtypin para sesa të paguajnë borxhin e tyre, dhe për këtë arsye këta investitorë nuk duhet të shqetësohen se mos ka masa shtërnguese.

Investitorët në bonot e qeverisë greke dhe italiane, mund të ndjehen shumë më pak të sigurt nëse BQE-ja do të ndërhyjë për të shmangur një falimentim. Kjo është arsyeja pse normat e interesit tek ato bono u rritën një dekadë më parë. Për një kohë të gjatë, u duk sikur zotëruesit e atyre obligacioneve, do të duhej të pranonin kthimin e vetëm një pjese të kapitalit të tyre.

Kriza e borxhit sovran të eurozonës nuk u zhduk në asnjë moment. Ajo u mbulua disi, por streset e krijuara nga euro vazhdojnë që të torturojnë vendet anëtare. Për momentin, të gjithë e kanë vëmendjen tek vala e tretë e pandemisë në Evropë, dhe mënyra sesi Franca dhe Gjermania po menaxhojnë numrin në rritje të rasteve të reja.

Problemi i Evropës është se nivelet e vaksinimit, mbeten shumë më ulëta sesa ato në Britani dhe SHBA, një pasojë kjo e një skeme të keq-menduar blerje,dhe si hezitimi i madh i popullatës në përgjithësi. Por vala e tretë e pandemisë do të kalojë dhe normat e vaksinimit do të rriten, pasi më shumë vaksina do të jenë në dizpozicion gjatë verës.

Ai që do të kërkojë më shumë kohë për t’u zgjidhur është problemi i borxhit sovran, në një eurozonë ku vendet nuk kanë monedhat e tyre sovrane. Kjo krizë ka të ngjarë të rikthehet prapë gjatë viteve të ardhshme, dhe mbijetesa e euros është larg nga të qenit një përfundim i paralajmëruar. Evropa, ashtu si pas viteve 2008-2009 mund të zhytet edhe njëherë në krizë,ndërsa Amerika e Veriut dhe Azia po e marrin veten nga Covid-19. / “Spectator” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020.

Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Nga kjo analizë, ka rezultuar që sektorët që pësuan goditjen më të fortë nga pandemia ishin Akomodimi, Shërbimet dhe Industria Përpunuese. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75% e ndikimit të vlerësuar negativ të pandemisë së Covid-19 u përqendrua në këta tre sektorë. Pjesa tjetër e ndikimit negativ u shpërnda mes ndërtimit, industrisë nxjerrëse dhe tregtisë, çka tregon se në këta sektorë ndikimi ishte më i kufizuar. Sektori ku ndikimi i pandemisë u vlerësua më i ulët ishte bujqësia, duke qenë se aktiviteti i fermerëve nuk u ndikua shumë nga masat shtrënguese.

E zbërthyer sipas komponentëve të kërkesës agregate, rezulton se goditjen më të fortë e kanë pësuar eksportet, të cilat kanë rënë me 40.6%. Për eksportin e mallrave dhe të shërbimeve, vlerësimet janë bazuar në treguesit faktikë të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, komponentët e kërkesës së brendshme, konsumi privat dhe investimet kanë rënë përkatësisht me 4.5% dhe 5.8% në terma vjetorë. Për konsumin privat, vlerësimi është mbështetur në nën-komponentët sektorialë të kërkesës konsumatore, të cilët u ndikuan nga mbyllja dhe nga kufizimet në aktivitetet e bareve dhe restoranteve, e transportit publik dhe privat, e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve etj. Për investimet, vlerësimi është bazuar në ecurinë e sektorit ndërtues dhe të importit të mallrave kapitale.

LEXO EDHE:  Skandali/ Si u manipulua Kontrata Kolektive e Punës te Posta Shqiptare

LEXO EDHE:  Basha takim me prodhuesit shqiptarë/ Qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për ta

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka kryer edhe një vlerësim për efektin e goditjes në punësim, që vlerësohet në rreth -3% në terma mesatarë vjetorë. Kjo goditje vlerësohet të ketë prekur kryesisht punësimin e aktiviteteve “Akomodim”, “Industri përpunuese” dhe “Shërbime të tjera”. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rënia e punësimit vlerësohet e shpërndarë përkatësisht, 39.6% në ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar, 39.5% në ndërmarrjet me 1-9 të punësuar dhe 21% në ndërmarrjet e vogla.

Shpejtësia dhe ashpërsia e impaktit të masave shtrënguese të ndërmarra ndikoi negativisht edhe besimin e konsumatorëve dhe bizneseve, duke rritur pasigurinë e tyre për të ardhmen. Treguesi i ndjesisë ekonomike preku nivelin më të ulët historik në tremujorin e dytë të vitit. Mbyllja e detyruar e aktivitetit, rënia e kërkesës së brendshme dhe të huaj, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe në qarkullimin e punonjësve ishin arsyet e raportuara nga bizneset si përgjegjëse për rënien e aktiviteteve në prodhim dhe shërbime, në reduktimin e punësimit dhe në përkeqësimin e gjendjes financiare.

Nga ana e tyre, Banka e Shqipërisë thekson se konsumatorët u bënë më pesimistë për të ardhmen, të ndikuar kryesisht nga pritjet negative për punësim, ndërkohë që kujdesi i shtuar në kryerjen e shpenzimeve u pasqyrua tek vlerësimet e tyre në rënie për blerjet e mëdha. Por, me lehtësimin gradual të masave, besimi i agjentëve ekonomikë erdhi në përmirësim dhe arriti të rikuperojë pothuaj 85% të rënies së shënuar në tremujorin e dytë./Monitor

LEXO TE PLOTE