LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Fuga tregon “të palarat”/ Pse ministria e Arsimit nuk bën pyetje të vërteta

15 Qershor 2020, 07:35, Sociale CNA
Artan Fuga tregon “të palarat”/ Pse ministria e Arsimit nuk

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka komentuar sot provimin e Gjuhë-Letërisë, të Maturës 2020.

Në një lidhje direkte në Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, Fuga tha se vetë ministria nuk është e interesuar të bëjë pyetje të vërteta në teste, pasi sipas tij kjo di i nxirte të palarat e punës që bëhet në shkollë.

?E them unë që ndodhem brenda sistemit. Shqipëria ka një sistem arsimor autist, nuk është e interesuar ministria të bëjë pyetje të vërteta, sepse pyetjet e vërteta nxjerrin të palarat e punës që bëhet në shkollë. Nëse puna e shkollës është e dobët, jo për faj të mësuesit, bëjnë pyetje të kësaj natyre. Vleresojmë njerezit e gabuar, me përgjigjet e gabuara dhe vëmë 10-ta.

E thashë edhe më parë, adoleshtentët kanë hapur petët e lakrorit. Fakti që kanë shkuar te ministria, do të thotë se skanë pasur mundësi tua thonë as mësuesve, as drejtorit. Vajtja e tyre te ministria është një akt besimi, një ministër tamam duhej ti priste me lule dhe t?iu thotë hajdeni, ne kemi nevojë të marrim vesh se çfarë po ndodh.?-tha Artan Fuga./ CNA.al

Lajmet e fundit nga