LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

6 muaj pas aksidentit tragjik të Kobe dhe Gianna Bryant/ Bashkëshortja merr vendimin e papritur

15 Qershor 2020, 10:58, Lifestyle CNA
6 muaj pas aksidentit tragjik të Kobe dhe Gianna Bryant/ Bashkëshortja

Tashmë kanë kaluar 6 muaj nga aksidenti tragjik ku basketbollisti i famshëm Kobe Bryant dhe vajza e tij 14-vjeçare, Gianna, humbën jetën së bashku me 7 persona të tjerë. Bashkëshortja e të ndjerit, Vanessa ka treguar se për të mirën e familjes së saj, ajo ka marrë një vendim drastik. Vanessa dhe vajza 17-vjeçare kanë bllokuar të gjitha adresat e fansave të Kobe-it në Instagram.

Ajo është shprehur se e ka të pamundur të shohin gjatë gjithë kohës foto të basketbollistit dhe vogëlushes, pasi ndjenja e hidhur e humbjes së tyre është gjithmonë prezente. Ato kanë menduar bllokimin e faqeve të fansave si zgjidhjen më të mirë për ta ndihmuar veten të shërohen nga humbja tragjike.

?Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t?u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë.?- shprehet Vanessa ndjekësit në një postim në Instagram./ CNA.al

Lajmet e fundit nga