LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kthye në vatër infeksioni/ Rihapet pas 2 javësh shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT

14 Qershor 2020, 12:27, Lifestyle CNA
U kthye në vatër infeksioni/ Rihapet pas 2 javësh shërbimi i

Reparti i shërbimit të mjekësisë Interne (Sëmundjeve të brendshme) në QSUT është rihapur pas disa ditëve mbyllur për shkak të vatrës së COVID-it.

Disa pacientë, por edhe staf mjekësor u infektuan në këtë shërbim duke sjellë mbylljen në 29 maj. Shërbimi është hapur, ndërsa pacientët që janë prekur ndodhen të shtruar te Infektivi prej disa ditësh.

Ky pavijon mendohet dhe si burimi i përhapjes së SARS-COV2 tek personeli mjekësor në QSUT që nga 26 maji.

Stafi i mjekësisë interne ka qëndruar për 14 ditë në karantinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga