LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Trajton si skllevër 300 punonjës të Digitalb”/ Berisha “i nxjerr bojën” Blushit pas denoncimit të CNA.al

14 Qershor 2020, 09:58, Aktualitet CNA
“Trajton si skllevër 300 punonjës të Digitalb”/

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të denoncimit nga CNA.al për bllokimin e pagave të punonjësve të Digitalb.

Berisha thotë se ?Arben Malavita po përdor urinë kundër 300 punonjësve”.

Sipas Berishës, ?pasi Arben Malavita si personifikim i ligësisë dhe keqësisë njerëzore për të shkatërruar Digitalin që nuk e vodhi dot, përdor armën më çnjerëzore, urinë dhe nuk bllokon pagat për 300 punonjësit e Dixhitalb’.

Berisha thekson se me mbështetjen e Ramës, Ben Blushi pasi nuk e pervetesoi dot Dixhitalbin, kërkon me çdo kusht të shkaterroje atë, ka mashtruar qindra mijra shqiptarë pasi ata kanë paguar paketën sportive për kampionatin spanjoll dhe shqiptar?.

?Ligesia dhe keqesia Arben Malavites!
Ai perdor urine kunder 300 punonjesve!
Miq, Arben Malavita pasi mori me mbeshtetjen e Edvinit drejtimin e Top mediave, filloi ligesite e tij. Ai shkarkoi ne kundershtim me çdo rregull Alban Jahon pa asnje motiv nga dixhitalb per çka ky i fundit e shtrou ne dru dhe si hakmarrje Edvini i dergoi ne ora 1:00 te nates narkopolicine per terror familjar.
Pas kesaj, Arben Malavita vendosi ne kundershtim me çdo parim ligjor dhe tregtar drejtor te Dixhitalb Vjollca Hoxhen pa voten e shumices se aksionereve, gje qe u hodh poshte nga aksioneret me vendim gjykate.
Pas kesaj, Arben Malavita si personifikim i ligesise dhe keqesise njerezore per te shkaterruar Digitalin qe nuk e vodhi dot, perdor armen me çnjerezore, urine dhe nuk bllokon pagat per 300 punonjesit e Dixhitalb.
Te mos paguash rrogat 300 punonjesve duke patur parate ne banke do te thote se ne qenien tende nuk te ka mbetur asgje prej njeriu, prindi dhe familjari por hakmarrja politike, keqesia dhe ligesia shpirterore te ka zhveshur çdo gje njerezore.
Me kete vendim ai trajton si skllever te çifligut te tij 300 punonjes te Dixhitalbit. Nje sjellje te tille banda e Arben Malavites e ben nen mbrojtjen direkt te Edvin Mafise, bosit absolut te Arben Malavita, i cili ka shnderruar teleblushin ne papagall te Edi Rames, i cili e mbron me narkoprokurorine e tij.
Perveç kesaj, kjo bande, qe pasi nuk e pervetesoi dot Dixhitalbin kerkon me çdo kusht te shkaterroje ate, ka mashtruar qindra mijra shqiptare pasi ata kane paguar paketen sportive per kampionatin spanjoll dhe shqiptar.
Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor te bandes se Arben Malavites dhe Edvin Mafise, dhe i bej thirrje komunitetit nderkombetar te mediave te shpalli Top Median si median N 1 te mafies ne bote!?, shkruan Berisha./CNA.al

Ekskluzive/ Ja kush i bllokon pagat e 300 punonjësve të Digitalb

Punonjësit e Digitalb peticion drejtuar Aleksandër Frangajt: Na zhblloko pagat

 

Lajmet e fundit nga