LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërheqja e firmave të dy deputetëve të opozitës/ Topollaj: Njësoj sikur njeriu të heqi dorë nga sek*i...

14 Qershor 2020, 09:33, Politikë CNA
Tërheqja e firmave të dy deputetëve të opozitës/

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka reaguar pas tërheqjes së firmës dy deputetëve Artur Roshi dhe Besnik Troplini nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë.

Sipas Topollajt, tërheqja e firmës nuk ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndryshimin e saj ka nisur tashmë.

?Kjo tërheqja e firmës me frikën se mos ndryshimi i Kushtetutës bëhet keq, jo vetëm s?ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndryshimin e saj ka nisur tashmë, por është njësoj sikur njeriu të heqi dorë nga seksi prej frikës se mos e zë Sida?, shkruan Topollaj në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak më herët, me anë të një postimi në Facebook, Roshi shpjegonte se ?ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.?/CNA.al

Deputetët e opozitës ?braktisin? Murrizin/ Tërheqin firmën nga kërkesa për lista të hapura

Lajmet e fundit nga