LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet një banesë në Gjirokastër/ Dyshimet e para

14 Qershor 2020, 17:08, Kronika CNA
Shkrumbohet një banesë në Gjirokastër/ Dyshimet e para

Përfshihet nga flakët një banesë në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Tafil Tafili në lagjen “Zinxhira”.

Nga informacionet paraprake, raportohet se shtëpia është djegur plotësisht. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por dyshohet të jetë e qëllimshme.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CiNA.al

Lajmet e fundit nga