LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rënia e Trojës/ Mes legjendës dhe fakteve

14 Qershor 2020, 12:01, Blog CNA
Rënia e Trojës/ Mes legjendës dhe fakteve

Qyteti i lashtë legjendar i Trojës është rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, për shkak të bashkëprodhimi midis BBC dhe Netflix të serialit televiziv ?Troja, rënia e qytetit. Turqia kremtoi 2 vjet më parë ?Vitin e Trojës ?.

Po çfarë dimë për qytetin, rrënojat e të cilit janë gërmuar me imtësi gjatë 150 viteve të fundit? Seriali televiziv i vendos ngjarjet rreth vitit 1300-1200 Para Krishtit, në kulmin e epokës së bronzit të vonë.
Gjatë asaj periudhe, shtetet e qytetërimit Mikenas, me qendër në Greqinë e sotme, ishin duke konkurruar për ndikim me një perandori më të madhe atë Hitite (e vendosur në Turqinë e sotme), për të kontrolluar rrugët tregtare që çonin drejt Mesdheut Lindor dhe Detit të Zi.

Troja (e njohur në greqishten e lashtë si Ilios), ishte vendosur në Turqinë perëndimore,
jo shumë larg qytetit të sotmë turk Çanakale (i njohur ndërkombëtarisht si Galipoli), në hyrje të Ngushticës së Dardarneleve. Pozicioni i saj gjeografik ishte thelbësor për kontrollin e rrugëve tregtare drejt Detit të Zi.
Dhe siç e përmend princi Trojan, Paridi, për mbretin e Spartës, Menelaun, në historinë epike të Homerit, Iiada, qyteti kontrollonte qasjen tek mëndafshi dhe erëzat e famshme të Indisë. Epoka e Bronzit të Vonë, ishte një epokë e mbretërive të fuqishme dhe qytet-shteteve, të përqëndruara rreth pallateve me mure të fortifikuara.
Tregtia bazohej në një sistem kompleks të shkëmbimit të dhuratave midis qytet-shteteve të ndryshme. Sistemi i tregtisë kontrollohej kryesisht nga mbretërit, dhe provat që i referoheshin tregtarëve privatë janë shumë të rralla. Këto mbretëri shkëmbyen me njëra-tjetrën jo vetëm mëndafsh dhe erëza, por edhe ar, argjend, bakër, grurë, produkte zejtarie dhe skllevër.

Hititët ishin një popull i lashtë në Gadishullin e Anadollit. Perandoria e tyre ishte e përqendruar në veri dhe qendër të Anadollit rreth viteve 1600-1200 Para Krishtit. Në kulmin e saj Perandoria Hitite, përfshinte Liban, Sirinë dhe Turqinë e sotme. Qyteti i Trojës, ishte pjesë e një konfederate të vogël të pavarur, të quajtur Asuva, që u përpoq t?i rezistonte ekspansionit të Hititëve, por që përfundimisht u vendos në një lloj gjendje vasalitete ndaj perandorisë hitite.
Arkeologët që punojnë në Greqi dhe Turqi, kanë zbuluar shumë dëshmi të këtij sistemi kompleks politik, të një lloji që mund të ketë frymëzuar edhe epikën e Homerit. Traktatet politike të zbuluara në kryeqytetin Hitit, Hatusha, që datojnë në Epokën e Bronzit të Vonë, e konfirmojnë ekzistencën e një qyteti shumë të fuqishëm jo shumë larg Ngushticës së Dardaneleve të quajtur Vilusa (në greqisht Ilios/Troja), e sunduar nga një mbret i quajtur Alaksandu (mbase princi trojan Parid, emri i lindjes i të cilit sipas Homerit, ishte Aleksandër).

Dhe arkeologët që punojnë në Trojë kanë zbuluar skelete, shigjeta dhe gjurmë shkatërrimi,
të cilat na tregojnë për një fund të dhunshëm të Trojës në nivelin VII – siç është përcaktuar qyteti i Epokës së Bronzit të Vonë nga arkeologët (deri më tani janë gërmuar nivelet nga I deri në IX).
Në atë fazë, sistemi politik dhe ekonomik në Mesdhe ishte duke u shpërbërë. Një seri faktorësh – trazirat e brendshme të qytet-shteteve, migrimet masive të refugjatëve, shpërngulja e njerëzve, prishja e tregtisë dhe lufta – çuan në rënien e sistemit politik, dhe në një epokë të re.

Për shkak të teknologjisë së re të miratuar nga fuqitë e kohës, kjo është bërë e njohur si Epoka e Hekurt. Fillimi i kësaj epoke të re, u shoqërua me shkatërrime në të gjithë pellgun e Mesdheut. Qytetet e pasura si Troja, por dhe Mikena dhe Tirina në Greqi u shkatërruan dhe u braktisën.
Këto ngjarje ishin aq domethënëse sa kujtesa e tyre zgjati me shekuj. Në mitologjinë
greke, historia e rënies së Trojës u regjistrua në dy epika, Iliada dhe Odisea, të atribuara tradicionalisht Homerit, dhe të shkruara rreth 400 vjet pas këtyre ngjarjeve.

Më shumë se një shekull gërmimesh arkeologjike dhe hulumtimesh historike në pellgun lindor të Mesdheut, duket se konfirmojnë faktin se ka pasur një luftë kundër Trojës, pikërisht në kohën që pohon edhe Homeri. Dëshmia e tij fokusohet në lidhjen midis Paridit dhe mbretëreshës spartane Helenës, që thuhet se e ka shkaktuar konfliktin.
Por burimet bashkëkohore nga arkivat e hititëve në Hattusha, tregojnë një histori paksa të ndryshme. Mbretëritë grekë, zhvilluan një numër fushatash ushtarake në Turqinë Perëndimore. Të dhënat e Hititëve përmendin bastisje dhe rrëmbime të shuma të njerëzve, që u shitën si skllevër. Ka një të dhënë mbi një traktat paqeje midis grekëve dhe hititëve mbi qytetin e Trojës. Këto fakte nuk konfirmojnë në vetvete saktësinë e historisë që rrëfen Homeri.

Por ato sugjerojnë se rreth vitit 1200 Para Krishtit në këtë zonë ka ndodhur diçka e rëndësishme. Vendndodhja e Trojës, në kryqëzimin midis Lindjes dhe Perëndimit, nuk është vetëm një qendër e sfidës (e mishëruar nga Lufta e Trojës), por edhe e dialogut.

Në të shkuarën, Troja, ishte një urë lidhëse midis kulturave, dhe rëndësia e saj për botën është konfirmuar nga UNESCO. Siti arkeologjik ku mendohet se ndodhej dikur qyteti u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore në vitin 1998, dhe konsiderohet si një sit me ?një vlerë të jashtëzakonshme universale?.
Gërmimet në këtë sit nisën më shumë se 150 vjet më parë. Zona u zbulua në vitin 1863 nga Frank Kalvert. Por u bë realisht e famshme falë gërmimeve të kryera nga arkeologu gjerman Hajnrih Shlieman në vitin 1870. Puna e këtij të fundit, bëri që historia të merrte vertetësi, dhe solli një interes të ripërtërirë mbi Trojën dhe historinë e saj.
Rreth 24 gërmime gjatë 150 viteve, kanë zbuluar shumë nivele të banimit të sitit – që nga epoka e hershme e bronzit (niveli i Trojës I, rreth vitit 3500 Para Krishtit) deri në epokën romake (Troja IX, rreth vitit 500)./Përshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga