Psikologji/ Gjashtë arsyet kryesore, pse mund të mos pëlqeheni nga njerëzit

14 Qershor 2020, 06:30, Blog CNA
Psikologji/ Gjashtë arsyet kryesore, pse mund të mos pëlqeheni

Përse njerëzit nuk më pëlqejnë mua? Secili prej nesh ia ka bërë vetes këtë pyetje në një moment të jetës së tij. Të pranuarit nga të tjerët, është një nevojë natyrale e njeriut. Edhe nëse sot mund të mos e vrisni kaq shumë mendjen për pranimin social nga të tjerët, keni qenë më siguri në merak për këtë kur ishit adoleshent, apo edhe pak më i rritur.
Refuzimi nga të tjerët mund të jetë i dhimbshëm. Ju mund të nisni të mendoni se ka
diçka të gabuar tek vetja juaj. Por mos harroni:nëse njerëzit nuk ju pëlqejnë, kjo nuk është gjithmonë diçka e keqe. Në fakt, kjo gjë mund të ndodhë për disa arsye që zbulojnë cilësi të fuqishme të personalitetit tuaj.

1. Jeni një tip i mbyllur

Introvertët e gjejnë rrallë veten në qendër të vëmendjes. Ata flasin vetëm kur kanë diçka domethënëse për të thënë. Dhe nuk u hapen lehtësisht njerëzve. Gati asnjë tip i tillë nuk
do t?i tregojë historinë e jetës së tij dikujt që sapo e ka njohur. Dhe më e rëndësishmja, ata mund të menaxhojnë vetëm një numër të kufizuar kontaktesh sociale.
Ndërveprimi i tepërt shkakton tek ata lodhje emocionale, gjë që i bën të tërhiqen përkohësisht nga jeta sociale intensive. Por këto sjellje introverte, shpesh keqkuptohen dhe cilësohen si antisociale. Për këtë arsye, shumë njerëz nuk i pëlqejnë introvertët, duke preferuar më shumë njerëzit më të hapur. Por mos u shqetësoni. Nëse jeni një natyrë e mbyllur, sigurohuni që t?ju pëlqejnë dhe vlerësojnë njerëzit e duhur. Janë pikërisht ata që do të duan t?ju njohin me thellë.

2. I thoni gjërat drejt, dhe pa shumë diplomaci

Teksa shoqëria nuk vlerëson shumë tipat e mbyllur, ajo nuk e vlerëson as ndershmërinë. Shtirrja është është bërë normaliteti i ri, dhe ne e kalojmë gjithë jetën duke pretenduar të jemi ata që në fakt nuk jemi. Shoqëria moderne është bërë aq shumë false, sa që njerëzit ndihen të fyer nga e vërteta, dhe fjalët e drejpërdrejta interpretohen shpesh si ofendime.
Prandaj është logjike që njerëzit nuk i pëlqejnë ata që s?kanë frikë të thonë të vërtetën. Ata refuzojnë të marrin pjesë në këtë lojë të pafund hipokrizie. Nëse jeni një person i hapur dhe i drejtpërdrejtë, ju nuk e harxhoni kohën tuaj me lajka apo komplimente false.
Pavarësisht të gjithave, ju vazhdoni që të thoni të vërtetën. Ajo ka për ju më shumë
vlerë sesa aprovimi social. Bota jonë është e mbushur me njerëz falsë, prandaj ka dëshpërimisht nevojë për personalitete më të ndershme. Bob Marli kishte të drejtë kur thoshte dikur:?Problemi është se njerëzit po urrehen pse janë të vërtetë, dhe duhen kur janë falsë?.

3. Keni një personalitet të fortë dhe të pavarur

Ju merrni gjithmonë përgjegjësi të plotë mbi situatat, dhe prisni që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Kur ata u shmangen me lloj-lloj justifikimesh, ju mund të ashpërsoni tonet me ta. Ndërkohë njerëzit me personalitet të fortë, kanë tendencën të fshehin emocionet e tyre, pasi i konsiderojnë ato shumë shpesh si një dobësi.
Ndaj është e rrallë që tipa të tillë t?i ndajnë me kolegët problemet personale, për të mos u
bërë objekt i thashethemeve të ndryshme në vendin e punës. Njerëzit mund t?ju cilësojnë gabimisht si njeri të ftohtë dhe indiferent, dhe kjo gjë i mban ata larg teje.

4. Nuk konformoheni me të tjerët

Pse njerëzit nuk i pëlqejnë ata që janë ndryshe prej tyre? Pasi në nënndërgjegjen tonë, ne e lidhim atë që njohim me sigurinë. Kjo është arsyeja pse normalja (e zakonshmja) tenton të perceptohet si e mirë. Kështu nëse mendoni se njerëzit nuk ju pëlqejnë, ?fajtore? mund të jetë mënyra juaj jo e zakontë e të menduarit.
Por ekziston edhe një aspekt tjetër i të qenit jo-konformist. Ju mund refuzoni të pajtoheni me pritshmëritë që kanë të tjerët për ju. Pasi e dini atë që doni, dhe nuk lejoni që dikush të përfitojë nga ju. Kjo është një cilësi e fuqishme në botën e sotme konformiste, dhe duhet ta vlerësoni atë.

5. Keni një integritet të fortë personal

Mjerisht, integriteti, etika e fortë dhe ndërgjegjja, duket se janë gjëra që i përkasin të kaluarës. Në një shoqëri të ndërtuar mbi lakminë, egoizmin dhe hipokrizinë, të qenit një person me një kod moral të shëndoshë mund të jetë e vështirë. Është shumë më e vështirë që një person i tillë të bëhet i suksesshëm dhe të ecë në botën e sotme.
Nëse edhe ju jeni ky lloj personi, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se keni pritshmëri të
lartë nga të tjerët. Ju do t?i trajtoni ata me ndershmëri dhe mirësi, dhe do të prisni prej tyre të njëjtën gjë. Fatkeqësisht, nuk ndodh përherë kështu. Kur të tjerët ju gënjejnë ose përpiqen t?ju përdorin për qëllimet e tyre, ju nuk do t?i toleroni sjelljet e tyre. Dhe kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit nuk ju pëlqejnë.

6. Jeni shumë inteligjentë

Njerëzit inteligjentë ndihen shpesh të keqkuptuar dhe të refuzuar nga të tjerët. Edhe gjenitë më të mëdhenj në histori kanë përjetuar plot situata të tilla, si Nikola Tesla dhe Albert Ajnshtajni. Ja një citat tjetër që tregon arsyen pse njerëzit inteligjentë përballen me refuzimin social:Shpirtrat e mëdhenj, kanë hasur gjithmonë kundërshtimin e mendjeve mediokre.
Shpeshherë, njerëzit shumë inteligjente janë mjaft ekscentrikë, dhe nuk kanë aftësi sociale. Ata janë thellësisht të apasionuar pas interesit të tyre, që mund të jetë jopopullor ose i vështirë për t?u kuptuar nga ata që i rrethojnë. Kjo është ajo që quhet shpesh ?vetmia intelektuale?.
Por pse njerëzit nuk i pëlqejnë këta lloj njerëzish? Pasi intelekti i tyre është frikësues. Tek e fundit, askujt nuk i pëlqen të sfidohet apo të ndjehet inferior. Njerëzit me shumë inteligjencë, mund të etiketohen si snobë ose çuditshëm, ndërsa në realitet janë të tjerët që thjesht nuk mund t?i kuptojnë ata./Përshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga