LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS, “kundër rrymës” së partisë së tij/ Listat e hapura nuk duhet të jenë tabu

14 Qershor 2020, 10:19, Politikë CNA
Deputeti i PS, “kundër rrymës” së partisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, ka mbajtur një qendrim qëndrim ndryshe nga ai i partisë së tij duke dalë pro listave të hapura.

Shameti shkruan se ?është e kotë që të mohohet që hapja e listave gëzon suport qytetar?. Deputeti shkruan se pavarësisht se ka bindjen që nuk janë ndonjë ?recetë çudibërëse?, listat e hapura nuk duhet të jenë tabu për mazhorancën.

Sipas Shametit, është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe ?natyrsht, si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore.?

?E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s?duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s?eshtë puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrsh si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura per te mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s?ka më lezet do thoshte gjyshi im?, shkruan Shameti.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Rama është shprehur: ?Kur flasim për lista të hapura, unë e di që shumica dërrmuese e shqiptarëve besojnë që janë një instrument çudibërës për të rritur cilësinë e demokracisë?por nëse listat do të ishin të hapura, në këtë rast ata deputetë që janë aty sot, ishin pjesë e listës dhe do të votohej jo thjesht mes PD, PS dhe të tjerëve, por do të votohej edhe brenda tyre. Pra, Gjuzi, apo Ngjala..?/CNA.al

Lajmet e fundit nga