Connect with Us

Aurel Bylykbashi kujton sulmin ndaj Ramës në Librazhd/ “Ndihem krenar që u burgosa”

Politikë

Aurel Bylykbashi kujton sulmin ndaj Ramës në Librazhd/ “Ndihem krenar që u burgosa”

Publikuar

-

Një vit më parë, disa përfaqësues të Partisë Demokratike dhe disa qytetarë tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Librazhd.

Duke qenë se efektivët e policisë nuk i lejuan, ata i qëlluan makinës së kreut të qeverisë me sende të forta, gurë dhe kapsolla. Pas kësaj ngjarje u arrestuan disa përfaqësues të Partisë Demokratike dhe disa qytetarë.

Këtë rast e ka kujtuar pak më parë ish-deputeti i PD Aurel Bylykbashi, i cili thotë se është krenar që u burgos duke bërë detyrën e tij.

“Një vit më parë… Nuk më ka pëlqyer asnjëherë të marr pozat e heroit, apo të bëj shoë për kapital politik personal. Do t’ju përkas gjithmonë atyre njerëzve që duan të japin një kontribut modest për vendin dhe demokracinë… Demokracia për mua ka formën e një shenjti, që nuk duhet prekur! Prandaj edhe pas një viti, edhe pse u burgosa, ndihem krenar se bëra detyrën si qytetar i lirë i këtij vendi dhe nuk do të rresht së punuari për të rikthyer Votën e Lirë dhe Demokracinë në Shqipëri!”, shkruan Bylykbashi në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sezoni turistik/ Klosi: Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në plazhe këtë vit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha për gazetaren Ilva Tare se me gjithë uljen e numrit të rasteve me COVID në vendin tonë, ende nuk është përcaktuar çfarë do të ndodhë në plazhe këtë sezon turistik.

Klosi theksoi se përtej problematikave të përvitshme, mbi të gjitha prevalon pandemia, e cila siç tha do ta bëjë sërish të vështirë një turizëm të organizuar evropian.

Duket e vështirë për një turizëm të organizuar evropian, pasi vendet e Evropës nuk kanë krijuar ende politikat e tyre lidhur me raportet me vendet jashtë BE. Do të ketë turizëm të organizuar, por duhet të përgatitemi për problematikat tona. Është e vështirë të themi kur do të nisë zyrtarisht sezoni pasi jemi ende me kufizime oraresh. Nuk është e definuar ende çfarë do të ndodhë në plazhe këtë vit”, tha ministri.

LEXO EDHE:  Kur Edi Rama e quante “shtrigë” ministren e re të Infrastrukturës

LEXO EDHE:  PD publikon faturat/ 10 milion euro për mikun trafikant të Ballës, SPAK të hetojë

Ndër të tjera shtoi se ulja e rasteve të infeksionit dhe vaksinimi mund të ndihmojnë të kemi një turizëm si të gjithë shpresojnë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Shqipërisë me shtetet fqinje/ Bregu: Duhet mbajtja fort e nacionalizmin politik

Publikuar

-

Nga

Raporti i Shqipërisë me shtetet fqinje/ Bregu: Duhet mbajtja fort e nacionalizmin politik

Sekretarja e përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu ka folur për fqinjësinë dhe roli që ka Shqipëria me vendet e tjera.

Në një intervistë për “Refleksion” Bregu ndau eksperiencën e saj, duke thënë se ndan punën e saj me 3000 burra dhe gra nga vendet e ndryshme, duke e vënë theksin tek lidhja që kanë shtetet fqinje me njëra tjetrën.

Sipas saj, fqinjësia mbahet më e fortë vetëm përmes nacionalizmin politik.

Nuk rreshtem kurrë së foluri për pjesën e fqinjësisë. Ky është viti i tretë që punoj me gra dhe burra që vijnë nga 3000 vende. Fqinjët lidhen nga historia, kultura, tradita, zakonet e ngjashme. Fqinji është ai që duhet të të përgjigjet, sepse vëllai dhe motra janë larg.

Ne nuk jemi i vetmi rajon i cili ka pasur probleme me luftën, ka patur fqinj që ka vrarë fqinjin, po ka pasur edhe nga ata që i kanë shpëtuar. Ajo që rrezikon për mua fqinjësinë është mbajtja fort e nacionalizmin politik. Kjo është më e rrezikshme se populizmi. Unë punoj me zona dhe zotërinj të kombësive të ndyshme dhe e them me sinqeritet që kurrë nuk e kam ndjerë veten kaq mirë.

Ne jemi ende në një pandemi që rajoinin tonë e vendosi në vështirësi dyfishe. Alarmi ishte i madh dhe unë e them kudo, në kulm të pandemisë ne arritëm të ndalonim këmbimin e mallrave dhe ilacceve në kufirin tonë”, tha Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë e bën një lider të mirë?/ Majlinda Bregu: Sakrifica dhe përgjegjësia janë dy elementet kryesore

Publikuar

-

Nga

Për sekretaren e përgjithshme të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu koncepti i liderit është i gjerë dhe shumë dimensional.

Në një intervistë për “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se lideri i mirë duhet të pranojë veten dhe të ketë një plan dhe strategji.

Në fakt më bën përshtypje përzgjedhja që keni bërë e të gjithë figurave politike, kur domosdoshmërit secili prej tyre meriton të quhet lider në ecurinë e historisë së njerëzimit. Pra ka diktatorë, ka fashistë, ka lider demokratë, ka autoritarë, por të gjithë kanë shpresuar, kanë ëndërruar apo në një moment të caktuar të historisë kanë besuar se po udhëhiqnin bazuar në ideologji që ishin shkatërruese për botën dhe njerëzimin apo qoftë në momente që kanë qenë interesante, psh nujë moment që më kujtohet është Bushi kur pranoi humbjen dhe vulosi rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, duke uruar fituesin.

Megjithatë, çfarë e bën një njeri një lider të mirë? E bën sakrifica dhe përgjegjësia, sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi, ti duhet të mendosh që në sukses je gjithmonë i fundit dhe suksesi është i grupit, ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja. A ka dhe a duhet të mbajë përgjegjësi një lider apo një drejtues, edhe në rastin kur nuk ka arsye, pra nuk ka bërë ndonjë faj. Kjo është ajo çka e dallon liderin nga një shef apoi nga një njeri që komandon një skuadër”, shtoi Ish ministrja e Integrimit.

Sipas saj, në ditët e sotme lidershipi nuk mund të jetë pronar dhe tenton të ngatërrohet me onershipin.

LEXO EDHE:  Kur Edi Rama e quante “shtrigë” ministren e re të Infrastrukturës

LEXO EDHE:  Vodhi ushqime nën kërcënimin e armës/ Arrestohet 33 vjeçari në Elbasan

Më vjen keq që sot në përgjithësi lidershipi tenton të ngatërrohet me onershipin. Lideri nuk mund të jetë pronar. Lideri është pronar ose udhëheqës nëse ka një biznes të vetin dhe këtu është një histori tjetër sepse ti pret që grupi dheskuadra të punojnë për ty. Lideri ka një vizion, ka ndjenjën e përgjegjësisë, duhet të jetë një njeri që sakrifikon, të ketë një dashuri pa kushte dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe të mendojë për misionin që ka marrë përsipër të kryejë.

Lideri duhet të jetë kofident, sepse është e pamundur që të jesh një njeri që nuk ke besim te vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh një lider i mirë. Jo të gjithëve që u jepet një shanc për të drejtuar apo ju dhurohet një mundësi për të drejtuar ose ata që luftojnë për të marrë një pozicion lideri përfundojnë në fund të epokës së tyre si lidership. Lideri i mirë duhet të ketë një funksion si njerëzit e zakonshëm: Të ketë mundësi të njohë veten, të njoh që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan, vizion dhe strategji”, u shpreh Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE