Connect with Us

Vihen nën sekuestro pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milion euro/ I përket ish-zyrtarit në Durrës 

Kronika

Vihen nën sekuestro pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milion euro/ I përket ish-zyrtarit në Durrës 

Publikuar

-

Dhunonte fizikisht babanë/ Arrstohet në flagrancë 21 vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit bën të ditur se ka vënë në sekuestro preventive një pallat 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H. G., ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia, veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.

“Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndëtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Momenti kur Policia tërheq zvarrë protestuesin

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  Prerja e pyjeve/ Procedohen 8 persona, mes tyre 4 inspektorë

LEXO EDHE:  Tronditëse/ Dy të mitura abuzohen seksualisht

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.

Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Lidhjet e bandës së Avdylajve me grupet e tjera kriminale/ Flet Klodiana Lala

LEXO EDHE:  Qarkullonin në korsitë e gabuara/ Gjobiten 37 drejtues mjetesh

Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete në Korçë/ Tre të lënduar

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Korçë/ Tre të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen10 në Korçë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar menjëherë në spital. Sakaq dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE