LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Dalin pamjet e operacionit/ Si u sekuestruan rreth 500 mijë eurot në portin e Durrësit

13 Qershor 2020, 20:04, Kronika CNA
Video-Dalin pamjet e operacionit/ Si u sekuestruan rreth 500 mijë eurot

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e superoperacionit në portin e Durësit, ku u sekuestuan rreth 500 mijë euro.

Blutë njoftojnë se më konkretisht janë sekuestruar 498.850 euro në një kamion dhe gjatë operacionit është arrestuar drejtuesi i automjetite iniciale A.Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Paratë u gjetën të fshehura në disa pako në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios. 56 vjeçari akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

Policia jep detaje nga superoperacioni në Durrës/ Zbulon shifrën e parave të sekuestruara

Lajmet e fundit nga