LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takim SHBA-Kinë për zbutjen e tensioneve

13 Qershor 2020, 14:04, Kosova & Bota CNA
Takim SHBA-Kinë për zbutjen e tensioneve

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet në Havai me kryediplomatin e Kinës Yang Jiechi, në përpjekje për të zbutur tensionet midis dy ekonomive më të mëdha të botës, për çështje të ndryshme, sipas njoftimeve të mediave.

Përgatitjet e sekretarit Pompeo për takimin janë bërë ?në heshtje” dhe detajet nuk janë finalizuar ende, njofton ?Politico?.

Zoti Pompeo ka qenë mjaft i zëshëm në kritikat ndaj Kinës për një sërë çështjesh, nga origjina e koronavirusit e deri te politikat kineze për Hong Kongun dhe trajtimi nga Pekini i pakicave etnike dhe fetare.

Gazeta e Hong Kongut, ?South China Morning Post? citon një burim të paidentifikuar, sipas të cilit ministri Yang, i cili është edhe këshilltar i shtetit si dhe anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste, do të përfaqësojë palën kineze në takim.

Muajt e fundit, lidhjet midis dy vendeve janë keqësuar dhe Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai madje mund t?i ndërpresë fare marrëdhëniet.

Sekretari Pompeo tha muajin e kaluar se Kina mund të kishte parandaluar vdekjen e qindra mijëra njerëzve në botë nëse do të ishte treguar më transparente për koronavirusin dhe e akuzoi Pekinin se refuzoi të shkëmbejë informacione.

Ai tha gjithashtu se planet e Kinës për të imponuar ligje të sigurisë kombëtare

në Hong Kong do të ishin “kambana e vdekjes? për autonominë e kësaj ish-kolonie britanike./ VOA

Lajmet e fundit nga