Connect with Us

Policia jep detaje nga superoperacioni në Durrës/ Zbulon shifrën e parave të sekuestruara

Kronika

Policia jep detaje nga superoperacioni në Durrës/ Zbulon shifrën e parave të sekuestruara

Publikuar

-

Policia ka reaguar për paratë e sekuestruara në portin e Durrësit në një kamion.

Blutë njoftojnë se falë bashkëpunimit të shkëlqyer të strukturave doganore dhe u sekuestruan në total 498.850 euro.

Ashtu siç edhe u raportua nga mediat, është vënë në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

LEXO EDHE:  Përleshje mes të rinjve në Elbasan/ Policia zbardh detajet

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit  rezultoi se në to kishte 498.850 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësoren në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësoren në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbesore në qytetin e Lezhës.

E reja është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, ndërsa dyshohet se nga perplasja të ketë marrë dëmtime në këmbë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në Kosovë/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasiditen e sotme  në komunën e Lipjanit, në Kosovë, saktësisht në Grackë të Vjetër.

Në aksident janë përfshira tre automjete, ku për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete.

LEXO EDHE:  Përleshje mes të rinjve në Elbasan/ Policia zbardh detajet

LEXO EDHE:  “Më jep lekë ose të vrava”/ Policia arreston 31-vjeçarin

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i mbytur një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

Publikuar

-

Nga

Gjendet e mbytur në plazhin e Shëngjinit një grua/ Detajet e para

Një 71 vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Mësohet se viktima kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë.

Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE