LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pagat e punonjësve të Digitalb/ Aleksandër Frangaj: I ka bllokuar Ben Blushi me Vjollca Hoxhën

13 Qershor 2020, 14:45, Aktualitet CNA
Pagat e punonjësve të Digitalb/ Aleksandër Frangaj: I ka bllokuar

Gjatë ditëve të fundit, në media ka qarkulluar lajmi se punonjësit e Digitalb kanë mbetur pa paga.

Pretendohet se pagat i ka bllokuar themeluesi i Tv Klan Aleksandër Frangaj. Sipas gazetës Tema, punonjësit e Digitalb po nënshkruajnë një peticion që Frangaj të autorizojë sekretaren e tij, Eglantina Lamaj, Administratore në Digitalb, e cila nuk pranon të firmosë asnjë pagesë, deri në momentin që TV Klan është jashtë platformës Digitalb.

Për këtë ka ardhur edhe reagimi i Frangajt, i cili refuzon akuzat dhe deklaron se pagat i ka bllokuar drejtori i Top Channel Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha.

?Eshtë një shpifjë e ulët dhe e zakonshme për Mero Bazen. E deklaroj me përgjegjësi morale e ligjore që bllokimi i pagave të punonjësve prej 13 ditësh është bërë nga bashkë-administratori i kompanisë, i propozuar nga aksionerja në minorancë, Vjollca Hoxha, e shtyrë nga interesi i Ben Blushit për të marrë lekë padrejtësisht për reklama në Top Channel, ku ky i fundit është drejtor.

Nga ana e aksionerëve të mazhorancës është kërkuar të bëhen pagat dhe gjithë pagesat e prapambetura për kompanitë që kanë dërguar ultimatum me ndërprerje shërbimesh. Administratorja e mazhorancës ka dhënë miratim me shkrim, emaile të dërguara financës dhe aksionerëve, që të bëhet pagesa e pagave të stafit të Digitalb në Tiranë dhe Kosovë, pagesa e kampionatit spanjoll, pagesa e kampionatit shqiptar, por bashkë-administratori i zonjës Hoxha ka urdhëruar të mos bëhet asnjë pagesë pa u bërë reklama e Top Channel. Dhe prandaj Digitalb nuk ka transmetuar ndeshjet e kampionatit spanjoll, se kompania ndërkombëtare që i ka këto të drejta, ia ka ndërprerë sinjalin për shkak të mospagesës.

Gjithashtu rrezikon që prej ditës së nesërme të mos transmetohen as ndeshjet e kampionatit shqiptar si rezultat i mospagesës së FSHF prej gati 2 vjetësh. Mospagesat vijnë si rezultat e bllokimit për reklamat e Top Channel dhe jo se kompania nuk ka para të paguajë. Kjo është e vërteta. Gjithçka tjetër shkruhet në portale të paguara është gënjeshtër dhe përpjekje për ta devijuar përgjegjësine publike nga Vjollca Hoxha e Ben Blushi tek Aleksandër Frangaj.

Por bllokuesit harrojnë se i gjithë stafi është përditë te zyra e financës dhe i sheh emailet se kush ka urdhëruar të mos bëhet asnjë pagesë ashtu sikurse klientët e Digitalb që kanë paguar për të parë ndeshjet e për ta nuk ka asnjë rëndësi se i merr Top Channel reklamat apo jo. Gjithçka thashë janë të dokumentuara me komunikim me shkrim dhe është absurditet të kthehet në betejë shpifjesh nëpër portale, por është urgjente që administratori të bëjë urgjent pagesat e rrogave të stafit dhe kampionateve spanjoll e shqiptar që të mos u mungojnë as sonte e nesër e në vazhdim, siç u mungoi mbrëmë dhe parmbrëmë?, thekson themeluesi i Tv Klan./ CNA.al

Punonjësit e Digitalb peticion drejtuar Aleksandër Frangajt: Na zhblloko pagat

Aleksandër Frangaj dhe Duka bllokojnë kampionatet europiane/ Lënë shqiptarët pa parë futboll

Lajmet e fundit nga