Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Turi dhe idiotët… Çfarë bëri Turi?

Opinione

Nga Artan Fuga/ Turi dhe idiotët… Çfarë bëri Turi?

Publikuar

-

"Listat e mbyllura" kundër "listave të mbyllura"

Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thjeshtë dhe as e vështirë. Ishte thjesht pyetje idiote!

Për ata që nuk e dinë pakashumë pasi jepej një tekst për Turin në një barkë duke vozitur mbi një biçim përroi, teksa shihte një shkëmb përballë, teksti ndërpritej dhe pyetej se çfarë do bënte Turi më pas nga alternativat që jepeshin!

Vetëm letërsi nuk ishte. Ishte një tallje! Ishte një idiotësi mbi të gjitha, ishte matësi i degjenerimit të arsimit te ne, më shumë, ishte një ofendim i intelektit të maturantëve, ishte shenja e qartë që shkolla është kthyer në një lloj rostiçerie për kurs shoferash kamjonash për kooperativa bujqësore.

Cfarë lidhje ka aftësia për të kryer vazhdimin e një teksti me dijet mbi letërsinë? Kujtojnë se maturantët janë amnezikë, janë me Alzeimer që të kenë vështirë gjejnë lidhjen mes një fjalie dhe një fjalie tjetër?

Kjo pyetja me Turin është pikërisht ajo që pritej, degjenerimi i sistemit arësimor arrin në një moment në pikën e idiotësisë.

Turi ishte në një barkë, ai pa një shkëmb përpara dhe…

Turi bëri shurrën nga frika mund të shkruante dikush!

Një tjetër : Turit i shpëtoi në brrekë!

Një tjetër : Turi nisi të masturbohej!

Dhe dikush : Turi vrau veten duke mos marrë më frymë!

O idiotë të arsimit! A e kuptoni se nuk ka asnjë vazhdimësi logjike të hekurt mes veprimeve njerëzore të mëparshme dhe të mëpasshme që gjoja ua jep arësyeja?

O injorantë të kulturës! A e kuptoni se ju nuk mund të mendoni në vend të Turit dhe nuk mund të prisni që Turi të bëjë atë që mendoni ju, apo ne?

O të pagdhë! O turpi i kombit! A e kuptoni që nuk mund të kthehen në alternativa të mbyllura zgjedhjet që ben në çast njeriu në një situatë kritike?

Si mund ta keni formuluar këtë pyetje o të paturp, o mendjefishkur, o qenie të përgjumura mbi tavolina, në shekullin e 21?

Një pyetje idiote që në fakt shpreh ideologjinë tuaj të përcaktueshmërisë deterministe të sjelljes njerëzore, ashtu sikurse sistemi juaj i edukimit kërkon ta formojë rininë shqiptare!

LEXO EDHE:  Do të bëhesh ministër?/ Artan Fuga zbulon sekretin

Kjo është pyetje jo për të matur dijen, por mund të bëhet vetëm në klinikat psiqiatrike, çmendina, siç i quanim, për të matur shkallën e debillikut të pacientëve!

Ore a ka më kryeministër më Shqipëria t’i shkarkojë këta nga i pari te i fundit dhe t’i çojë të gjejnë se ç’bëri Turi andej nga Kanionet hipur mbi varkë?

Ore mos janë komunikime me kode që i japin njeri tjetrit këta ose këto nëpërmjet pyetjeve të testit të maturës? Ore ka vend tjetër në botë ku nxënësit dalin në protesta duke qenë të detyruar të protestojnë kundër formuluesve idiotë të testeve që u përcaktojnë jetën?

A e mendoni se ku na keni çuar o Turi, o tura, o turra, o burra, o shoqe! Detyrohen nxënësi të protestojë në shesh me sloganin : Mësuesi (inspektori) ynë është idiot!

Cfarë prisni që idioti të thotë : Po jam idiot! Idioti ose idiotja mbrohen me nje gardh me policë dhe qeshin me idiotësinë e tij! Shihni se deri ku kemi arritur!

Me siguri idioti dhe idjotja, kushdo, pyesin veten : Pse jemi idiotë? Pse na fyejnë si idiotë? Cfarë ka idioteske këtu?

Teksti pret të gjejmë se çfarë do bëjë Turi pasi pa shkëmbin në ujë!!! Por duhet të na thotë: Turi është në rregull nga trutë apo është budalla? Pa ditur këtë ku e di unë se çfarë mund të bëjë Turi? Turi në atë moment, si budalla, mund të thërrasi : Unë jam Turi, mbreti i shqiptarëve! Ku kemi arritur!

Tetëmbëdhjetvjeçarët po i detyrojmë të bërtasin në sheshe kundër nesh: O idiotë, e kuptoni që jeni idiotë!

Sa gjynah që ata e kanë kuptuar idiotësinë tonë, dhe ne idiotët luajmë ende politikash, me qeverira, kuvende, zgjedhje, opzitash, shoqërish civile!

Ata të shkretët kapin kokën me duar te rruga e Durrësit dhe thonë : Si t’ua bëjmë këtyre idiotëve!!!

Po, kemi arritur fazën e fundit jo të cmendurisë tërësore, por të budallallikut komplet!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Historia e pritshme e Shqipërisë po vjen në gjendjen e saj reale

Publikuar

-

Nga

Nga Spartak Ngjela/ Historia e pritshme e Shqipërisë po vjen në gjendjen e saj reale

Historia e pritshme e Shqipërisë po vjen në gjendjen e saj reale, ashtu si e kanë pritur të gjithë shqiptarët e mëdhenj: në bashkimin kombëtar. Historia e vërtetë e Arbërisë po shprehet me prova historike, të fshehura deri tani nga hordhitë antishqiptare, por, ajo po shndrit e faktuar edhe nga madhështia e fjalës dhe gjuhës shqipe.

l.

Historia ka një ligj absolut për pupujt që i kanë mbijetuar shfarosjes së tyre nga hordhitë pushtuese: mbas mbijetësës, këta popuj fillojnë dhe marrin jetë si një shoqëri e plotë, jetë kjo e cila iu ka pas qenë ndërprerë me dhunë. Kjo po ndodh edhe me shqiptarët: pasi që, në shekuj me radhë, ata u sulmuan për t’u shfarosur. Vetëm në vitin 1912-1913 i lanë shqiptarët të krijonin një shtet, sepse vetë Perandoria Osmane nuk e pranonte kurrë krijimin e një shteti shqiptar dhe të lejonte shkolla në gjuhën shqipe. Historia do të merret shumë me këtë fakt, sepse ky mban brenda vetes emëruesin e përbashkët midis serbëve, rusëve dhe osmanëve kundër shqiptarëve dhe shqiptarizmit.

Sheti i krijuar më 1912-1913 është ende shteti i sotëm i Shqipërisë, por ai u formua vetëm me 1/5 e territorit të vërtetë shqiptar, të banuar nga shqiptarë si shumicë absolute; ku kudo flitej vetëm shqip: nga Korça në Kostur e Follorinë; dhe nga Follorina  në Artë; nga Arta e deri në Prevezë; nga Kuksi, Prizreni, Podujeva, Mitrovica e deri në Nish; dhe, nga Shkodra në Ulqin e nga Ulqini në Tvar; e më lart, nga  Barjam Curri në Guci, Tuz e Plavë. Ja, kjo duhej të ishte Shqipëria e vitit 1912, me të gjithë këtë territor të gjerë, ku kudo flitej dhe flitet shqip; madje në këto vise mbijetesa e shqiptrarëve deri në vitin 1912, ka ardhur nga një frymë e madhe rezistente që shqiptarët kanë pasur si popull, por edhe nga thellësia mijëravjeçare e gjuhës shqipe.

Shkenca e ka prekur ndërkaq, por do ta provojë, se geni shqiptar dhe gjuha shqipe kanë të njejtën forcë në mbijetesën e tyrë shekullore, ku kanë dashur t’i zhdukin si shoqëri që flet shqip. Por është një fakt i rrallë historik shpëtimi tragjik që shqiptarët i kanë bërë me sakrificë gjuhës së tyre, i cili kërkon studim të thelluar shkencor, se është vlerë edhe për historinë e gjuhësisë në rrafsh botëror.

Historia e gjuhës shqipe sot e ka të dokumentuar si fakt që ajo është luftuar nga pushtursit në shekuj me çdo mjet të egër. Por, do ta shihni që pikërisht me anë të studimit të thelluar të gjuhës shqipe, do të rishkruhet historia reale e Gadishullit Ilirik. Në funksion të kesaj trage historike që po ecën, do të marrë një trajtë të re studimi i Iliadës dhe Odisësë së Homerit, kur përditë po provohet se janë poema të mbushura cit me fjalë shqipe, dhe me trajtat e vjetra të gegnishtes. Ishte i pari, përkthyesi i madh shqiptar i Iliadës, Gjon Shllaku, i cili, që në mes të viteve gjashtedhjetë të shekullit që kaloi, deklaroi: “E përktheva Iliadën nga shqipja në shqip”, duke shtuar se “Ilida asht e tana n’gegnisht, dhe ata që e kanë shkru s’jan’ veçse malcorë shqiptarë”. Dhe tani koha i dha të drejtë, sepse për poemat e mëdha të alpeve shqiptare që janë quajtur Cikli i Kreshnikëve, si Eposi Legjendar e Shqipërisë së Veriut, e gjithë kritika evropiane ka thënë se ato janë me origjinë ilire, dhe me përleshjet e shqiptarëve kundër dyndjeve sllave në shekujt e VII të, por janë edhe origjinal krejt brenda vargut homerik dhe ndërtimit të ndërthuerjes së ngjarjeve me të njëtën formë poetike dhe me të njejtin karakter heroik. Janë të gjitha të mbledhura, prej gojës së rapsodëve e medhenj shqiptarë, nga Shjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj e Donat Kurti. Është edhe kjo një nga arsyet që kleriku i famshëm katolik shqiptar Bernardin Palaj u burgos nga Enver Hoxha në vitin 1946 me urdhër të Beogradit, dhe ku vdiq një vit më vonë.

ll.

Po kjo koha jonë, çfarë po sjell në lidhje me këtë histori me vlerë kaq të madhe jo vetëm për historinë e Shqipërisë, por edhe për qytetërimin perëndimor?

Shqiptarët tani kanë që nga viti 1999 që po ecin drejt historisë së tyre ribërësë; dhe sot, në Ballkanin Perëndimor janë jo një, por dy shtete shqiptare. Kjo tregon qartë se historia e Shqipërisë po ecën drejt të vërtetës dhe drejt bashkimit kombëtar shqiptar, si një realitet që nuk mund të mohohet dot; ajo flitet kudo, dhe më shumë po e ndjenjë qarqet ulra terroriste dhe reksionare antishqiptare që, në 150 vjet, janë marrë me zhdukjen e shqiptarëve – në Beograd, në Athinë dhe në Moskë. Asgjë nuk arritën dot, dhe koha shpiptarëve po iu jep të drejtën e rivendosjes së potencës së tyre historike në zonën gjeografike ku ka lindur qytetërimii sotëm.

Gjithsesi, na duhet të theksojmë se, në këtë kohë kur në Gadishullin Ballkanik janë dy shtete  shqiptarë të pavarur, dhe kur po flitet gjithënjë e më shumë për bashkimin kombëtar, në krijimin e një shtetit përbashkërt Shqipëri-Kosovë, bota akademike në Kosovë e në Shqipëri duhet të investojë kudo për të sjellë rishkrimin e kësaj historie të re të Arbërisë. Nuk mjaftojnë vetëm studiuesit shqiptarë, por duhet që të dy shtetet t’u drejtohen katedrave të famshme të universiteteve të mëdhenj, në Amerikë dhe në Evropë. Dhe duhet kuptuar se ky është një investim i madh, por që duhet të ndërmerret  bashkërisht nga të dy shtetet shqiptarë, sepse është fakt që sot po flitet ndërkombëtarisht për bashkimin kombëtar shqiptar, në të gjitha qarqet e larta, qoftë në ato politike, e qofte në rrethet e larta akademike.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Ja përse për të përballuar koronavirusin na duhet që disa sektorë të punojnë!

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Cfarë po ndodh përreth arsimit universitar privat?

E gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor po e pret një lëvizje të tillë për rishkrimin e hisorisë së Shqipërisë, si një lëvizje shkencore e përbashkët e botës akademike shqiptare dhe e vetë nivelit të lartë intelektual në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Mqedoninë e Veriut, dhe mdje edhe në Serbi. Këtë ndërthurje të një intelektualizmi të lartë shqiptar, sot po e këkon koha si domosdoshmëri. Dhe, mbas kësaj duhet riparë e rishkruar nga e para historia  Shqipërise, për t’u servirur në të gjithë shkollat shqipe në Shqipëri, Kosovë Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi; dhe duhen shfaqur pandërpere programe televizive me këtë përmbajtje shkencore të së vërtetës.

lll.

Historia është kohë. Çdo popull dhe çdo shtet gjithmonë duhet të bëjë pyetjen: jam apo nuk jam në kohën timë. Kjo do të thotë se, nëse kohën historike e ke kundër, kurrë nuk mund të realizosh dot gjë. Arbëria dhe, Shqipëria pas saj, në shekuj e kanë pasur kohën kundër. Dhe është e vetmja shoqëri që me rreth 800 vjet kohë historike kundër saj, mundi të mbijetojë e të vijë në këtë kohë e fortë për të sjellë në histori, realisht, të gjithë staturën e historisë së vet mijëravjeçare.

Ajo kohë aq e gjatë antihistorike për shqiptarët, ka qenë kohë e pushtuar me forcë, në një krah, por edhe që ka qenë njëherësh heroikë prijësish e malësorësh shqiptarë. Ka qenë gjithashtu edhe paaftësi arbërore e shqiptare në lidhje më krerët drejtues të tyre, që shpesh janë tërhequr nga pushtuesit, ose, edhe janë tërhequr nga pesimizmi. Por, periudha kastriotiane e luftrave të Gjergj Kastrioitit kundër hordhivë osmane, e solli sërish në kohë historinë e arbërit, dhe i dha jetë morale shqiptarëve për  t’u rezistuar edhe 500 vjetëve të tjerë të shtypjes osmane, shtypje kjo që u ushtrua me të gjitha mjetet, madje edhe me bashkëpunim princash të famshëm shqiptarë, të lidhur me Perandorinë Osmane. Por, në atë histori, ishin të shumtë edhe princat shqiptarë të islamizuar si pashallarë, e bashke me ta gjenaralë e komandantë të shumtë ushtarakë shqiptarë në Anadoll, të cilët ecën nën moton: të shpetojmë çfarë të shpëtojmë nga Arbëria jonë; dhe hynë thellë në atë perandori si drejtues të fuqishëm. Ishin pikërisht këta që e shtynë perandotinë gjerësisht drejt Lindjes; ishin ata që folën gjithmonë shqip, dhe që sollën ar në Arbërinë e tyre dhe e ndihmuan atë në zhvillimin e brendshëm shoqëror. Të gjitha dokumentat për prijësit e famshëm shqiptarë të Perandorisë Osmane, janë hedhur në arkivat e hapura turke sot.

Por ishte epopeja e madhe e luftërave kastriotiane, evokimi i së cilës solli në Shqipëri Rilindjen Kombëtare, dhe gjatë kësaj periudhe, me gjuhën shqipte të lëvruar tani, shpërthyen poemat e mëdha të patriotizmit historik shqiptar, që nga Pashko Vasa (guvernator i Libanit) me ‘O moj Shqypni e mjera Shqypni’’; pastaj nga Naim Frashëri e Sami Frashëri e deri në kohët modernë të fillimit të Shekullit te XX-të, me shpërithimet e poetit kombëtar Gjegj Fishta në veprën e tij homerike Lahuta e Malcis, por dhe me vargjet e tij të famshme për ngritjen lart të historisë së Shqipërisë; tek Asdreni që shkroi Hymnin Kombëtar, Andon Zako Çajupi e dhjetra të tjerëve, dhe kur çështjes shqiptare i erdhi më në fund në ndihme perandoria më e fuqishme e Evopës – Austro-Hungaria. Pikërisht këtu, duke filluar nga viti 1912, edhe pse me 1/5 e trerritorit të vet, shqiptarët mundën t’ia dilnin për të pasur shtetin e tyre, të ristrukturonin shkencërisht gjuhën shqipe ne të dy dialektet e saj; të shkruanin gjerësisht historinë e vjeter dhe të re të Shqipërisë; të hapnin shkolla në Kosovë e në trevat e tjera të pushtuara nga serbët; dhe të gjendeshin befas, në vitin 1919, përballë mbrojtësit të ri të tyre – Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

Ja, e gjithë kjo është realisht koha e re progresive që e ruajti pupullin shqiptar, dhe që, edhe pse mes diktaturave komuniste në Shqipëri e në Kosovë, ajo e solli atë deri në kohën e hegjemonisë së demokracisë perëndimore, për të rivlerësuar historinë e vet dhe për të fituar me mund, me sakrificë të epërme dhe me ndihme të Sheteve të Bashkuara e të Bashkimit Evropian, te drjten për të pasur dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik. Kjo është risia shqiptare në shekullin e ri, për të krijuar njëherësh hullinë historike që shprehëm më lart, që në krye të këtij shkrimi: bashkimin kombëtar, si hapi i saj drejt një Shqipërie me vlera të reja moderne dhe me përsonalitet të veçantë në arenën ndërkombëtare. Dhe kjo do të vijë, sepse tendencat historike drejt të vërtetës nuk gjejnë më pengesë, mbasi ato e kanë marrë me vete historinë e re të një populli.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tej e këndej/ Patronazhistët në garë

Publikuar

-

Nga

Tej e këndej/ Patronazhistët në garë

Nga: Kastriot Frashëri

Kishim dëgjuar për këta patronazhistët e partisë që po kujdesen këto ditë për gjithshka për të gjithë kategoritë e votuesve dhe ja ku na doli sot edhe Ben Blushi si patronazhisti më i madh në këtë binanë tonë. Pse themi më i madh? Sepse i është qepur prej muajsh një prej prokurorëve më të njohur dhe më të këndshëm të Prokurorisë së Tiranës, zotit Ervin Karanxha!

Jo vetëm për ne që e njohim nga afër Karanxhën, por edhe një teleshikues i largët që ndjek Topin e Blushit e kupton lehtësisht Beni ynë e ka marë në patronazh për ta krasitur në sytë e opinionit publik si prokuror i Republikës, a thua se Ervini qenka problemi i drejtësisë shqiptare që do të tërhiqte qjithë bateritë e topave të Drejtorit të Përgjithshëm të Channel Top?!

Ne jemi të bindur se zoti Karaxha si një prokuror me karrjerë të gjatë di të mbrohet vetë dhe nuk ka nevojë për avokatinë e askujt, por si ndjekës të vëmendshëm të problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare nuk mund të mos heshtim dhe të mos vëmë në pah faktin që prokurori Ervin Karanxha ka sot pas patronazhistin më të famshëm dhe më të pushtetshëm të Shqipërisë që ndryshe nga lloji i këtyre partiakëve që minimumi mund të dërgojnë tek qendra e votimit dhe maksimumi mund të sigurojnë një muaj ushqime, një vend pune apo të zgjidhin një hall me pushtetin, ky të gjuan pabesisht me gjylet e rënda të topit që ka marë nën administrim.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Penal/ Fuga “i tërheq veshin” Metës, përgjigjet presidenti

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Durana? Do ta bëjmë gjithë Shqipërinë si Komuna e Parisit

Reforma në drejtësi ka prodhuar institucionet e reja për të administruar institucionet e saj dhe mbrojtur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pjesë themelore e besimit të publikut tek drejtësia ndaj është rasti të tregohet nëse këto institucione dhe ata që i drejtojnë janë në krye të misionit të tyre apo dridhen nën tavolinat e zyrave të tyre lluksoze sa herë dëgjojnë gjylet që vijnë herë pas here nga topi i Blushit.

Përtej çdo avokimi nga ana ime që nuk ka kurfarë lidhje apo interesi në këtë histori përveçse shqetësimit mbi lançimin publik të një prokurori korrekt shpreh shqetësimin tim edhe për indiferencën e pajustifikuar dhe anashkalimin qoftë të ILD, KLGJ dhe KLP ndaj problemeve që parashtrohen qoftē nga publiku, qoftë nga avokatët nē lidhje me problemet që ndeshim çdo ditë nē gjykata dhe prokurori. Kusht duhet ta reformojë drejtësinë kur nuk reagojnë këta që paguhen nga taksat tona apo do të sjellim ndonjë trupë tjetër nga Marsi?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetsinë shqiptare!

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu
Hollanda ashtu si Gjermania, nuk lejon të drejtën e mbajtjes së dy shtetësive.
Me pak fjalë, një shqiptar që kërkon të jetë Hollandez, duhet ligjërisht të heq dorë nga pasaporta kuqezi, si dhe nga shtetsia shqiptare.

Shumë shqiptar që jetojnë prej vitesh në Hollandë e kanë bërë këtë zgjedhje sepse kërkojnë që në karrierë apo biznes të trajtohen të barabartë me shtetasit hollandez.
Të gjithë ne, i mirkuptojmë emigrantët shqiptar që në kërkim të një pune apo jete më të mirë heqin dorë nga pasaporta shqiptare pasi i kanë humbur shpresat në Shqipëri, pasi atdheu dhe shteti i tyre nuk i ka vlersuar, madje u ka mbyllur derën.

Por lind pyetja pse Aurela Basha, që prej 20 vitesh ka braktisur Hollandë dhe jeton në Shqipëri, nuk e lë pasaportën Hollandeze dhe të ri-marr shtetësinë shqiptare?
Aurela nuk është hollandeze por as norvegjeze autoktone si gruaja e Albin Kurtit e cila me të drejtë, ruan origjinën e kombit të saj skandinav. Aurela është nga Tepelena 100% dhe ska aspak gjak hollandez.

Gjithesi Aurela Basha ka disa arsye legjitime që refuzon të marr pasaportë shqiptare sepse:
– ajo nuk ka besuar kurrë që Shqipëria bëhet dhe që mund të ndryshoj,
– ajo s’ka besuar kurrë që bashkshorti i saj, do realizoj premtimet që jep në publik,
– sepse ajo s’ka ndërmend të votoj për Partinë e Sali Berishës, sepse ajo e di çfarë po heq burri i saj nga presioni doktorit.
– ajo s’ka fare besim, që ajo do jetë një ditë First Lady e shqiptarve prandaj nuk i duhet shtetsia shqiptare.
– ajo nuk beson se burri i saj do bëhet kryeministër i shqiptarve.
– ajo e mban ende një shteg të hapur për tu rikthyer dikur në Hollandë me fëmijët e saj, kur burri të jap dorëheqje nga privilegjet e politikës.

Të gjitha këto po i them me etikë dhe transparencë sepse e njoh Aurelën nga afër personalisht, dhe ndryshe nga bashkëshorti i saj, unë e vlersoj sepse ajo ka më shumë karakter dhe më shumë besë se ai. Padyshim, që ajo gëzon respekt më të madh se i shoqi.

LEXO EDHE:  Do të bëhesh ministër?/ Artan Fuga zbulon sekretin

LEXO EDHE:  Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave/ Fuga: Puç institucional,të çohet në Gjykatë

Mirkuptojeni Aurelën pse nuk merr shtetësinë shqiptare sepse ajo e di më mirë se ju, çfarë do ndodh në Shqipëri.

Unë i jap shumë të drejtë Aurelës që e quan veten hollandeze dhe refuzon pasaportën shqiptare, sepse edhe unë ashtu do të veproj, ditën kur të bindem se Shqipëria nuk bëhet.

Gjithsesi, uroj që ajo ditë për mua, mos ardhtë kurrë. Larg qoftë o Zot…..
Gjithsesi, populli thotë: “kurrë mos thuaj kurrë”
Kur refuzon shtetsin shqiptare ajo që pretendon me qen zonjë e parë e vendit, pse jo ne qytetarët e thjeshtë….

LEXO TE PLOTE