Connect with Us

Heqja e koalicioneve, hap garën për partitë e reja dhe shkatrron establishmentin

Opinione

Heqja e koalicioneve, hap garën për partitë e reja dhe shkatrron establishmentin

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu

* Në jetën time kam garuar vetëm një herë në zgjedhje. Në vitin 2013 refuzova koalicionin me Partinë Socialiste dhe u futa i vetëm në fushatë elektorale kundër dy koalicioneve të mëdha PD-PS.
Kialicioni i PD kishte 32 parti. Koalicioni i PS kishte 44 parti.
Tragji-komedia ishte se ne bazë të ligjit ato numëronin votat e mija dhe nga ana tjetër unë me Aleancën Kuqezi donim të largonim ato.
Kuptohet si mund të ishte rezultati.

Imagjinoni kur ankohet PD për vjedhje vitash e cila ka dy komisioner në çdo kuti, se çfarë mund kenë bërë ato të dyja me votat e mija që i shikoja nga lajmet në TV.
Pa u zgjatur. Unë nuk dola deputet se nuk kalova pragun ndërsa Luan Rama i LSI që mori më pak se unë hyri në parlament sepse ishte në koalicion dhe formula zgjedhore i bashkon thërimet e votave të disa partive.

Troç muhabetit nëse do garoja me Partinë Socialiste në koalicion do kisha disa deputet por duke garuar vetëm humba totalisht.
Me këtë sistem elektoral edhe sikur 100 herë të garoja në zgjedhe s’do hyja më vetëm sepse ligji aktual favorizon vetëm koalicionet.
Të garosh më vete është vetvrasje.
Për ata që nuk e kuptojnë po ja them pak më thjesht.
Në sistemin aktual elektoral nëse garon më vehte pa koalicion mund të votohesh me 100.000 vota nga 8.000 ne cdo qytet por nuk nxjerr asnjë deputet sepse pragu është 10.000.
Nëse je në koalicion dhe merr po kaq vota pra 100.000 votues, partia nxjerr 12 deputet.
E kuptoni tashme sa i padrejte eshte ligji shqiptar per koalicionet sepse Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë ndërtuar mbi një parim “ose me mua, ose mbetesh jashtë politike.

LEXO EDHE:  Formulari i Bashës/ Pyetjet që të lënë pa fjalë

Ligji aktual duhet rrëzuar sepse me këtë sistem edhe për 50 vjet nuk do lindin forca të te reja politike dhe të pavarura pasi, ligji ju imponon shkrirjen me dy koalicionet e mëdha.
Heqja e koalicioneve zgjidh dy probleme:
1- Hap listat dhe garën elektorale
2- Mundëson futjen e partive të reja pa ndikim nga PS-PD

Në jetën time kam bërë një gabim që më kushtoi largimin nga politika.
Unë hyra në “çadrën” që kërkonte Republikën e Re me një sistem të ri elektoral.
Gabova se nuk e kuptova që ishte kurth për gjithë sistemin jo për ndryshim sistemi por për pazar mes Bashës dhe Ramës.
Unë sërish do hyja në çadër për këtë kauzë por me një ndryshim.

Kësaj rradhe duhen “dy çadra”, përpara dy selive të PD-PS për të thyer sistemin e kolaicioneve.
Sinqerisht këtë rradhë do përdorja sloganin e Berishës por përball zyrës tij: “Poshtë Aleanca e Qelbësirave”
Ky ligj dhe ky sistem koalicionesh bashkon pa ideale dhe pa program të gjithë qelbësirat e kombit shqiptar.
Po ja u them sinqerisht. Shqipëria ka nevoj për dy çadra me të njëjtën kauzë dhe unë do hyja përsëri për tu hakmarr për besprerjen që i është bërë kauzave të një sistemi të ri, për themelet e një Republike të Re.
Në të kundërt harrojeni: S’ka lëvizje të reja politike që të fluturojnë të lira mbi trekëndëshin e Bermudës. Grupa e koalicioneve do ti thith dhe gllabëroj ato në vorbullën e tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    13 Qershor, 2020 at 10:49 am

    Bythelepires i rames,nje here nuk e kritikove ramen o legen

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Publikuar

-

Nga

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Nga Bledi Mane

Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp:

-Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente!
Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike.
Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët.

Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq.

LEXO EDHE:  “PD të përgjigjet për deputetët e saj të dënuar nga gjykatat”

LEXO EDHE:  PS i përgjigjet kërkesës së Opozitës/ Ja kur zhvillohet takimi për Reformën Zgjedhore

Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë:
Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre?

Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.
Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

LEXO EDHE:  Afrim Krasniqi: 10 përfundime nga kriza e aktorëve të vjetër Meta-Rama

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kombinati”/ Hetim sekteve okulte, jo diskriminimit të komuniteteve fetare

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Arben Ramkaj

Ngjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë pak ditë më parë, i tronditi shqiptarët por jo vetëm. Dukuria e vetëvrasjes në vendin tonë është mjerisht shumë e përhapur dhe vjen kryesisht si pasojë e problemeve të rënda socio-ekonomike, apo problemeve mendore të patrajtuara si pasojë e stigmës të fortë që ka shoqëria jonë ndaj personave me shqetësime të tilla.

Dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që ka pasur vetëvrasje të dyshuara si të nxitura nga sekte apo kulte të caktuara, mbi veprimtarinë e të cilëve shteti shqiptar nuk ka qenë gjithmonë vigjilent. Por ngjarja e 3 korrikut i kalon kufijtë e imagjinatës.
Anisa Josifi, u vetëflijua disa muaj më parë përmes refuzimit disa-javor të ushqimit. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, nisën të njëjtin ritual makabër, duke besuar dhe shpresuar se sakrifica e tyre do ta ringjallte Anisën e ndjerë.

Në fund, tragjedia e pritshme kurseu vetëm Blertën dhe kjo pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të sinjalizuara nga të afër

Dr. Arben Ramkaj

mit dhe fqinjët. Ngjarja u shoqërua me raportime të sakta por edhe spekulime, me sulme në mediat sociale ndaj besimeve fetare në përgjithësi apo rrymave të caktuara në veçanti.
Menjëherë, drejtues të komuniteteve kryesore fetare në vend, u distancuan nga ky akt, duke u shprehur se në asnjë rresht apo fjalë të librave të shenjtë, Kur’anit dhe Biblës, nuk nxitet vetëvrasja, dhe as premtohet ringjallja fizike e atyre që largohen nga kjo botë.
Hetimet intensive mbi këtë çështje, të bazuara në dëshmi të shumta ende të mjegullta, kanë gjurmuar praninë e ndikimit të një sekti mbi ritualin makabër që ndërmorën anëtarët e familjes Josifi. Dhe fakti që në botë ka sekte apo kulte të errëta, që shtrembërojnë shkrimet e shenjta, apo iu kundërvihen haptazi atyre, predikojnë vetëvrasjen e ndjekësve të tyre, në formën e ritualeve të lashta pagane të flijimit apo vetë-flijimit, nuk duhet të habisë askënd.

Tmerret që kanë prodhuar sekte të tilla janë të panumërta.

Në marsin e vitit 1997, 39 anëtarë të “Portës së Qiellit”, një kult i krijuar në fillim të viteve 1970, të veshur me rroba të errëta, pinë nga një grusht me qetësues dhe vendosën secili në kokë qese plastike. Ishte një nga vetëvrasjet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por rekordin më të zi e mban Xhim Xhons me kultin e tij “Tempulli i Popullit”, të krijuar në vitet 1970 në SHBA. Pas problemeve me ligjin në SHBA, ai u tërhoq me ndjekësit e tij në xhunglën e Guajanës në Amerikën e Jugut, ku ndërtoi një mini-qytezë.

Edhe atje nuk gjeti paqe. Pas denoncimeve për dhunë dhe abuzime seksuale, qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë. Por Xhons urdhëroi vrasjen e një kongresmeni dhe shoqëruesve të tij që kishin shkuar për një inspektim në kampin e tij, dhe më pas çoi 918 njerëz drejt vetëvrasjes kolektive, përfshirë vetën. Ishte 18 nëntori i vitit 1978.
Fjala ‘kult’ përkufizohet në përgjithësi si një sistem apo një grupim njerëzish që kanë një përkushtim të tepruar ndaj një figure, objekti ose sistemi besimi, zakonisht pas një lideri karizmatik.

Dekadat e fundit, ky term lidhet zakonisht me sektet fetare jo tradicionale që marrin pjesë në praktika dhe akte të këqija, deri në ekstreme. Një nga tiparet kryesore që kanë vënë re studiuesit tek sektet, është se ato kanë prirjen të kenë në krye një udhëheqës të cilin grupi e ndjek me një besim të padiskutueshëm.

shumë kulte fetare, pasuesve u thuhet se udhëheqësi ose themeluesi ka gjithmonë të drejtë. Ata që bëjnë pyetje, nxisin ndonjë kundërshtim të mundshëm, ose sillen në çfarëdolloj mënyre që vë në dyshim besnikërinë e tyre, shpesh ndëshkohen.
Shpesh, edhe për ata që janë jashtë kultit, dhe që shkaktojnë probleme për udhëheqësit, mund të viktimizohen, dhe në disa raste, ndëshkimi është vdekjeprurës. Udhëheqësi i kultit shpesh beson se ai është i veçantë ose madje hyjnor në një farë mënyre.
Kulti dallon edhe nga taktikat mashtruese të rekrutimit. Anëtarëve potencialë u premtohet se do t’u ofrohet diçka që e nuk kanë në jetën e tyre aktuale. Për shkak se liderët përzgjedhin ata që janë karaktere psikologjikisht të brishtë dhe të cënueshëm, nuk është e vështirë bindja e tyre se anëtarësimi në grup do ta bëjë disi më të mirë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  “PD të përgjigjet për deputetët e saj të dënuar nga gjykatat”

LEXO EDHE:  Deputeti i LSI “tradhëton” Kryemadhin/ Zbulohet arsyeja

Dhe ky identikit përputhet nga analizat e deritanishme të ekspertëve mbi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi. Kultet zakonisht i izolojnë anëtarët nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë grupit. Anëtarët mësohen që në fillim që miqtë e tyre të vetëm të vërtetë – dhe familja e tyre e vërtetë – janë ndjekësit e tjerë të kultit.
Kjo i jep mundësinë udhëheqësve të kultit t’i izolojnë pjesëmarrësit nga ata që mund të përpiqen t’i nxjerrin nga tutela ku janë futur. Dhe po sipas dëshmive të familjarëve të afërt, viktimat ishin distancuar radikalisht nga fisi i tyre, duke refuzuar t’i takojnë apo t’u hapin derën. Pas shembjes së diktaturës, Shqipëria ri-lejoi praktikimin e besimit fetar. Dhe që në fillim të viteve 1990 në vend vërshuan shumë organizata e sekte fetare. Shumë prej tyre, pretendonin se e bazonin veprimtarinë e tyre në restaurimin e besimeve fetare tradicionale, por në mënyrën e tyre.

Dhe pikërisht këtu lindën edhe problemet. Shqipëria ka kaluar në këto 3 dekada trauma të rënda, dhe Komiteti Kombëtar i Kulteve, pavarësisht një hovi të madh cilësor në punën e tij mbikëqyrëse vitet e fundit, nuk ka pasur mundësinë të vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe më imtësi strukturën, ideologjinë, veprimtarinë e këtyre organizatave. Si vendi që për 23 vite u shpall me kushtetutë i vetmi shtet ateist në botë, Shqipëria mund të jetë disi e kompleksuar nga fakti se çdo sanksion ndaj një organizate të caktuar fetare, mund të perceptohet si rikthim i represionit anti-fetar. Por nga ana tjetër kjo tolerancë deri në nivele apatie, po shkakton siç po shohim drama të mëdha. Sot nuk ka asnjë studim konkret gjithëpërfshirës se çfarë predikojnë këto organizata, çfarë raporti kanë ato me shtetin shqiptar dhe konkretisht me Komitetin e Kulteve.

Në kontrast të plotë, 5 besimet fetare zyrtare në Shqipëri, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane dhe ungjillorët, kanë një marrëdhënie të hapur dhe shumë bashkëpunuese me organet shtetërore.

Nga ana tjetër unë e ritheksoj këtu qëndrimin e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, të cilën kam nderin ta drejtoj, se mediat duhet t’i raportojnë ngjarje të tilla me standartet e kodit të etikës, dhe të kenë ndërkohë vetëpërmbajtje për të mos diskriminuar komunitetet fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.

Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë që të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet, dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Por sigurisht ngjarja e Kombinatit, duhet të jetë një këmbanë alarmi për strukturat shtetërore, por mbi të gjitha për shoqërinë në përgjithësi, që gjithsecili të jetë syçelët dhe të mos bjerë pre e sekteve të tilla, që jo vetëm nuk ofrojnë realisht asgjë, por mund t’ju marrin gjënë më të shtrenjtë, jetën tuaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE