LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dasëm pas karantinës/ Rudina Dembacaj zbulon planet dhe fton Eneda Tarifën si këngëtare

13 Qershor 2020, 21:09, Lifestyle CNA
Dasëm pas karantinës/ Rudina Dembacaj zbulon planet dhe fton Eneda

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar nga mediat dhe publiku.

Aktorja është treguar gjithmonë shumë e hapur rreth jetës private, ndërsa së fundmi ka folur dhe për planet e martesës.

Gjatë emisionit të kësaj jave ?Mos i fol shoferit? , Rudina Dembacaj ka patur këngëtaren e njohur, Eneda Tarifa  të cilës i ka kërkuar publikisht që të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun pas pandemisë së koronavirusit.

Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

Eneda Tarifa: Aëë mishi kokërr, paskemi dasmë.

Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

Rudina Dembacaj:Faleminderit mezi po presim.

Kujtojmë se Rudina dhe Mark Frroku janë fejuar në muajin maj dhe këtë e ka bërë vetë të ditur moderatorja përmes një ?Instastory? ku tregonte në gisht unazën e fejesës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga