LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bota nuk ka parë kurrë një gjë të tillë”/ Kreu i OBSH: Koronavirusi shumë i vështirë të luftohet

13 Qershor 2020, 09:38, Lifestyle CNA
“Bota nuk ka parë kurrë një gjë të

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është shprehur se është ?me të vërtetë i shqetësuar? për ndarjet që koronavirusi ka krijuar globalisht dhe brenda vendeve individuale, duke e quajtur atë një ?të padukshëm, por një virus shumë të vogël që shkakton shkatërrim.?

Gjatë një konference për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus  theksoi se ?Bota nuk ka parë kurrë diçka të tillë që nga gripi në 1918?, tha sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së.

Ai ka krahasuar pandeminë në vazhdim me pandeminë e gripit spanjoll më shumë se një shekull më parë që besohet të ketë vrarë në të paktën 50 milionë njerëz.

Duke u bërë thirrje kombeve të mësojnë nga historia dhe ?të bëjnë më mirë?, Tedros tha se mungesa e unitetit politik gjatë krizës aktuale ishte problematike, raporton Associated Press.

?Ky është një virus shumë i rrezikshëm dhe është shumë e vështirë të luftosh këtë virus në një botë të ndarë?, citohet të ketë thënë ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga