LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha premtime bizneseve nga Vlora/ “Do reduktoj taksat e larta”

13 Qershor 2020, 15:31, Politikë CNA
Basha premtime bizneseve nga Vlora/ “Do reduktoj taksat e larta”

Pas takimeve që zhvilloi sot në Vlorë, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, deklaron se qyteti bregdetar është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit.

Basha ngre akuzat se Vlora sot është pa pushues e pa mbështetje, pasi pretendon se qindra të punësuar në sektorin e turizmit kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme.

?Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu. Maqedonia e Veriut për të mbështetur turizmin vendor u ka akorduar qytetarëve kupona me vlerë 100 euro për t’i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike. Ndërsa RAMAVIRUSI u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e rradhës.  Sektori i turizmit punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thotë se turizmi për potencialin që ka vendi duhet trajtuar me prioritet, duke u bazuar në praktikat më të mira botërore.

Basha premton se sapo të vijë në pushtet do të reduktojë taksat, do rrisë punësimin dhe konsumin, si dhe do bëjë gjithçka për të garantuar konkurrencën e lirë e të barabartë.

?Ne jemi duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze. Taksat e larta që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve do të reduktohen. Ne do të çlirojmë qytetarët dhe biznesin në përgjithësi nga taksat e larta, duke vendosur taksën e sheshtë 9% që t’iu japim mundësi për të rritur punësimin dhe konsumin.

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar konkurrencën e lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike. Ne nuk premtojmë të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin?, nënvizon kryetari i opozitës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga