LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje vendore dhe parlamentare në një ditë?/ Meta: Do të zbatoj vetëm Kushtetutën

12 Qershor 2020, 11:18, Politikë CNA
Zgjedhje vendore dhe parlamentare në një ditë?/ Meta: Do të

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur për zhvillimet politike të kësaj jave.

Meta ka bërë të ditur se do ti paraqesë Këshillit Kombëtar të Integrimit sugjerimet konkrete për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Meta tha se për integrimin duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja mos mbetet në vend numëro.

I pyetur nga gazetarët nëse ekziston mundësia që të dekretojë zgjedhje parlamentare dhe vendore në një ditë, Meta tha se ?Presidenti do të veprojë gjithmonë në raport me Kushtetutën. Unë do të jem shumë i vëmendshëm në zbatimin e Kushtetutës dhe përmbushjen e detyrimeve të mia kushtetuese dhe ligjore?.

Gjithashtu Meta është pyetur edhe se çfarë do të bëjë në rast se mazhoranca refuzon kandidatin e propozuar nga presidenti, për kreun e KLSH-së.

?Nuk dëshiroj të paragjykoj se çdo bëjë Kuvendik, është e drejtë e tyre…Unë respektoj Kushtetutën dhe jo ligjet që shpiken mbi Kushtetetuten?-tha Meta.

Lajmet e fundit nga