LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja te Komuna e Parisit/ Reagon ILD: Verifikim fakteve për dënimin me burg të përjetshëm të viktimës

12 Qershor 2020, 09:58, Kronika CNA
Vrasja te Komuna e Parisit/ Reagon ILD: Verifikim fakteve për dënimin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet pas vrasjes së mbëmshme të Hekuran Billës, te Komuna e Parisit.

Në një deklaratë për mediat, ILD bën të ditur se ka nisur verifikimi i fakteve për dënimin me burg të përjetshëm.

?Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.?-thuhet në deklaratën e ILD-së.

Kujtojmë që Billa njihej si vrasësi i një 22 vjeçari, bashkëkombas i tij në Angli në vitin 2006.

Lajmet e fundit nga