LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre shqetësimet kryesore të maturantëve/ Unioni i Këshillave Studentorë: Çdo minutë është një presion i shtuar tek ata

12 Qershor 2020, 13:48, Aktualitet CNA
Tre shqetësimet kryesore të maturantëve/ Unioni i Këshillave

Unioni i Këshillave Studentorë shpreh mbështetjen për maturantët të cilët protestuan sot para Ministrisë së Arsimit.
Uninoni kërkon nga ministria që sa më parë të kthejë një përgjigje për shqetësimet e maturantëve.

Ata kanë renditur shqetësimet kryesore që maturantët kanë shprehur këto ditë:

1. Në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka pasur një mospërputhje me programin orientues që maturantëve u është paraqitur nga Ministria e Arsimit.
2. Subjektiviteti i përdorur në hartimin e tezës gjë që sjell diskutim për saktësinë e përgjigjeve të maturantëve.
3. Voluminoziteti i tezës së provimit duke e krahasuar me kohën që maturantët kishin në dispozicion , duke marrë parasysh dhe mos-zhvillimin e një procesi normal mësimor si pasojë e pandemisë Covid -19 .

?Ata shfaqin frikën se mos kjo ngjarje vazhdon dhe në provimet e radhës që do të zhvillohen në ditët në vazhdim.
Maturantët janë studentët e ardhshëm në auditoret e universitetit. Sot më shumë se kurrë ata kanë nevojë për mbeshtetjen e Ministresë së Arsimit sepse janë duke hedhur hapin vendimtar në jetën akademike të tyre.
Ne i kërkojmë Minstres që pa humbur kohë dhe pa hezituar aspak t?ju kthejë një pergjigje për shqetesimet e tyre sepse çdo minutë që kalon është një presion i shtuar tek ata! Unioni i Këshillave Studentorë është pranë tyre në kauzat e tyre të drejta?, thuhet në deklaratën e Unionit i Këshillave Studentorë./CNA.al

Lajmet e fundit nga