LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i eksplozivit në Tiranë/ Arrestohet i riu me precedent të theksuar kriminal

12 Qershor 2020, 16:23, Kronika CNA
Shpërthimi i eksplozivit në Tiranë/ Arrestohet i riu me precedent

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës, 11.06.2020, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen ?Dëshmorët e 4 Shkurtit?.

Pas një pune intensive u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? dhe i arrestuar për veprën penale ?Vjedhje?.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikleta, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autori përdori në ngjarje/CNA.al

Lajmet e fundit nga