LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Grup i strukturuar kriminal, kanosje dhe trafik droge”/ Kush janë shënjestra e radhës e OFL-së

12 Qershor 2020, 10:32, Kronika CNA
“Grup i strukturuar kriminal, kanosje dhe trafik droge”/ Kush

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularët e vetëdeklarmit të pasurisë katër personave, dy prej të cilëve banues në Shkodër dhe dy në Durrësi.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. B., banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Krijim i organizatës kriminale?, ?Vrasja e mbetur në tentativë? dhe ?Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve?, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi;

– D. B., banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?;

– S. Gj., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim?;

– A. H., banues në Durrës, i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim?.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lajmet e fundit nga