Connect with Us

Foto-I cilësuar si “Zot i drogës”/ Kush është i “forti” që OFL i dërgoi formularin

Kronika

Foto-I cilësuar si “Zot i drogës”/ Kush është i “forti” që OFL i dërgoi formularin

Publikuar

-

OFL "hedh grepat" në Vlorë/ Ultimatum për pasurinë tre të dënuarve

Alket Hatija, i cilësuar nga mediat italiane si “Zoti i drogës” është subjekti i radhës i Operacionit Forca e Ligjit. Sipas OFL Hatija është i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda, e dikurshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Hatija është arrestuar në vitin 2017 për llogari të drejtësisë italiane. Ai kërkohej në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg në Milano.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milion euro.-raporton Abcnews.

Hatija u arrestua në Durrës, teksa po shkonte të takonte një mik. Mediat italiane shkruanin asokohe se kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e cila vëzhgohej me kamera dhe truproja të armatosura.

Ai u prangos më 8 korrik, por Gjykata e Durrësit e cilësoi të jashtëligjshëm arrestimin e tij. Katër ditë më vonë më, më 11 korrik 2017 ai u la i lirë.

Lirimi i tij ka ngjallur debat, ndërsa më vonë, në vitin 2019 Apeli i Durrësit ka kërkuar riarrestim, në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg.

LEXO EDHE:  OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Avokati i Ervis Martinajt: Kërkesa e policisë është 'Nul'

Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 46-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 46-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer.

Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  OFL i sekuestron 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë Lulzim Berishës

LEXO EDHE:  Pezullimi i Artan Shkëmbit nga detyra/ Gjykata merr vendimin

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Informacioni “top sekret” i gjermanëve i kushtoi detyrën kreut të OFL-së

LEXO EDHE:  9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

LEXO EDHE:  OFL i sekuestron 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë Lulzim Berishës

LEXO EDHE:  Vrasje dhe terrorizëm/ OLF zbarkon në Lezhë dhe Mirditë, kush janë shënjestra e radhës

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE