LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-përgjimet e publikuara/ Damian Gjiknuri tregon si i ka përjetuar

12 Qershor 2020, 19:35, Politikë CNA
Audio-përgjimet e publikuara/ Damian Gjiknuri tregon si i ka përjetuar

Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka rrëfyer se si i ka përjetuar akuzat që janë bërë ndaj tij mbi Unazën e Re dhe mbi përgjimet që u publikuan.

Gjiknuri tha se ato ishin akuza politike dhe sipas tijkjo u provua.

?Ka një parim, kur ngjitesh lart, do të godasin, kur ke pushtet, do të godasin. Përsa i përket këtyre akuzave, ato ishin akuza që u provuan që ishin politike. Hetimi i Prokurorisë provoi se personat kishin kryer akuzat, kishin bërë falsifikime për Unazën dhe nuk gjeti asnjë provë. Nga pikëpamja e akuzave penale, unë nuk kam patur. Unë kam akuza politike. Ai është një përgjim totalisht i paligjshëm, ka përgjuar politikisht një shtab të tërë të PS. Unë nuk dua të përzihem, të paragjykoj, por aty ka shkelje të Prokurorisë, pasi nuk i takon për ato lloj veprash penale të përfshihet?, ka thënë Gjiknuri në ?Zonë e Lirë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga