Connect with Us

Armiqtë shohin një SHBA të dobët dhe të përçarë, por e kanë gabim

Blog

Armiqtë shohin një SHBA të dobët dhe të përçarë, por e kanë gabim

Publikuar

-

Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”

* Ndërsa Shtëpia e Bardhë po përpiqet të gjejë reagimin e duhur ndaj lëvizjes masive më shqetësuese të protestës në vend që nga Lufta e Vietnamit, dhe teksa shoqëria amerikane po reflekton mbi problemet agonizuese të marrëdhënieve ndër-racore, shumë vëzhgues të huaj do t’i interpretojnë këto ngjarje si një shenjë të mëtejshme të “rënies së Amerikës”.

Ata me siguri presin që një SHBA e mbyllur në vetvete dhe e përçarë, të tërhiqet nga çështjet globale. Por e kanë tërësisht gabim. Natyrisht ekzistojnë pikëpyetje të vjetra dhe të njohura rreth Donald Trumpit. Por për shumë liderë botërorë, ato nuk janë ato në mendjet e shumicës së amerikanëve.

Burra si Vladimir Putin, Rexhep Taip Erdogan, Kim Jong Un dhe Xi Jinping, nuk kanë ndonjë merak të veçantë për pikëpamjet e presidentit amerikan mbi pakicat, ose pikat e shkëlqyera të demokracisë amerikane.

Ata nuk e shohin SHBA-në si një “avatar” global të demokracisë, suksesi ose dështimi i së cilës mbështetet në shpresat e një njerëzimi të përvuajtur, dhe as nuk e matin zotin Trump me suksesin apo dështimin e tij për t’i afruar më tej SHBA-të me vlerat dhe idealet e saj më të larta.

Ata dhe shumë të tjerë duan të dinë se çfarë dëshiron presidenti Trump, sa efektiv do të jetë ai në përmbushjen e objektivave që shpalos, sa kohë do të rrijë në detyrë, dhe kush do të vijë pas tij. Ngjashëm, ata janë më pak të interesuar nëse këto protesta shënojnë një fazë të re më të lartë në luftën e gjatë të Amerikës për kapërcimin e trashëgimisë së errët racore, sesa mbi atë se si këto trazira do të ndikojnë në veprimet e SHBA-së nëpër botë.

Parimet morale që janë në lojë në përplasjet e brendshme në SHBA, kanë pak interes përtej botës demokratike. Shumë pak lot janë derdhur në zyrat qeveritare të Moskës apo Pekinit, në emër të viktimave të dhunës së tepruar policore  në SHBA.

Dhe jo shumë drejtues kinezë ose rusë të bizneseve të mëdha po debatojnë me stafet e tyre, për të hartuar plane për lehtësimin e jetës së punonjësve  që i përkasin pakicave. Por nga zoti Putin dhe Xi, dhe duke kaluar nëpër një radhë “diplomatësh të vjetër”, dhe deri poshtë tek punonjësit e rinj në fushatave të dezinformimit, po bëhen llogaritje të ftohta në lidhje me pasojat gjeopolitike të trazirave aktuale në Amerikë.

A ka gjasa që ndarjet tona të brendshme, dhe paaftësia aktuale e zotit Trump për t’i menaxhuar ato, të sjellin një periudhë të dobësisë dhe izolimit të SHBA-së? Aroma dehëse e dobësisë së SHBA-së, mund të krijojë një sjellje impulsive tek liderët e huaj.

Gjatë Luftës Civile, Perandori i Francës Napoleoni III shfrytëzoi rastin që të vendoste Arkidukën Maksimilian si perandor të Meksikës, teksa ëndërronte ndërtimin e një perandorie të madhe amerikane nën kontrollin francez.

LEXO EDHE:  SHBA, koronavirusi pasuron miliarderët

Në vitet 1930, Gjermania, Italia dhe Japonia, përfituan nga vetë izolimi amerikan. Rusia e sulmoi Gjeorgjinë në vitin 2008, kur kriza financiare goditi Amerikën, ndërsa që atëherë veprimet agresive të Putinit jashtë Rusisë kanë ndjekur llogaritjet e tij mbi dobësimin e fokusit dhe vullnetit të SHBA-së, për të qenë një lojtare kryesore në çështjet globale.

Kalimi i Kinës nga një vend me një rritje të madhe paqësore, në një fuqi kërcënuese, u pasuan nga vlerësime të ngjashme të dobësisë amerikane. Instinkti i Donald Trumpit, do të jetë me siguri ndërmarrja e veprimeve dramatike për t’i bindur udhëheqësit e huaj, se SHBA-ja mbetet një zë i fortë në çështjet botërore. Por, të huajt e keqkuptojnë shumë shpesh procesin politik që ndodh në Amerikë.

Xi dhe Putin dhe shpura e tyre, besojnë tashmë se demokracia është një mënyrë kaotike dhe joefikase për të drejtuar një vend. Ata i interpretojnë demonstratat kundër policisë në SHBA si kërcënime për fuqinë e një shteti. Ata gjykojnë se ato tregojnë se si një komb i shkatërruar nga grindjet e brendshme, nuk do të ketë as qëndrueshmërinë e synimeve të veta, dhe as autoritetin e brendshëm të nevojshëm për të ruajtur rendin ekzistues botëror.

Por ajo që ata ka të ngjarë të mos kuptojnë, janë pikat e forta të qëndrueshme të shoqërisë amerikane. Me gjithë dhunën në protesta, shumica dërrmuese e protestuesve kërkojnë forcimin e demokracisë amerikane, dhe jo rrëzimin e sistemit.

Ndonëse flitet shumë për polarizimin racor, protestat legjitime dhe paqësore gëzojnë një mbështetje të gjerë në mesin e të bardhëve. Kritikat e fundit ndaj qasjes së Trumpit mbi protestat nga zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të rangut të mbrojtjes nuk janë – sikurse spekulohet në Moskë, Ankara ose Pekin – pararendëse të një grushti shteti ushtarak.

Se si do t’i shohin votuesit amerikanë ngjarjet e javëve të fundit në zgjedhjet e nëntorit, kjo  mbetet për t’u parë. Të kundërshtosh brutalitetin e policisë është një gjë; dhe të qeverisësh një qytet është diçka tjetër. Ka ide të këqija por edhe të mira, dhe prirjes së disave për ta përzier intolerancën intelektuale me drejtësinë racore, duhet që t’i rezistohet.

Por qëndrimi në vend nuk ka qenë kurrë mënyra amerikane e jetesës. Argumente mbresëlënëse në mbështetje të natyrës së lirisë, dhe mënyrës se si duhet avancuar më së miri ajo, kanë qenë pjesë e jetës së amerikanëve që nga Aktet e Huaja të vitit 1798. Nënvlerësimi i Amerikës, është gabimi më i rrezikshëm që mund të bëjnë udhëheqësit e huaj. Le të shpresojmë që Xi dhe Putin ta kenë këtë gjë parasysh, ndërsa reflektojnë mbi lajmet e fundit që vijnë nga SHBA-ja./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Bajden vazhdon të distancohet nga aleatët, dhe të “ledhatojë” armiqtë e SHBA-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Michael R.Pompeo “Fox News”

Deklaratat e presidentit Xho Bajden të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishin skandaloze. Pse? Sepse Bajden tregoi edhe një herë dobësi. Ai po i distancon aleatët tanë, dhe po i lë rehat në punët e tyre armiqtë e SHBA-së.

Bajden deklaroi ndër të tjera gjatë fjalës të tij:”Ne po hapim një epokë të re të diplomacisë së palodhur, të përdorimit të ndihmës sonë të zhvillimit për të investuar në mënyra të reja të fuqizimit të njerëzve në të gjithë botën”.

Por ndërsa ne duhet ta vlerësojmë diplomacinë si një mekanizëm veprimi, një Amerikë e fortë, është ajo që do ta mundësojë këtë diplomaci, dhe jo premtimi mbi dollarët që burojnë nga taksat e amerikanëve.

Një politikë e fortë “Amerika e Para”, që i dha fund viteve të harxhimit të kotë të dollarëve amerikanë, në një përpjekje për të blerë paqe dhe bashkëpunim, solli rezultate të suksesshme në të gjithë globin gjatë administratës së Trump, me trajtimin e rreptë të kundërshtarëve dhe krijimin e marrëdhënieve më të mira me aleatët tanë, për t’i rritur këta të fundit në nivelin e partnerëve që ndajnë barrën e tyre në këto aleanca.

Ajo që do ta pengojë luftën është forca e Amerikës. Dobësia dhe potenciali për pagimin me   para të gatshme të armiqve tanë, siç bëmë me Iranin, vetëm sa nxit sulmet e tyre ndaj nesh.

Xho Bajden foli në OKB si të vinte nga një botë tjetër.

Ai nuk përmendi në asnjë moment dështimet e administratës së tij në Afganistan. Ndërkohë, theksoi gatishmërinë e Amerikës për të hyrë sërish në marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit, JCPOA, ndërsa në të njëjtën kohë ofroi një plan të mjegullt sesi do të parandalohet Irani që të pajiset me armë bërthamore.

Ai u fokusua veçanërisht tek ndryshimet klimatike, duke injoruar shumë nga sfidat e ngutshme të sigurisë dhe ato diplomatike, me të cilat po përballen aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Më e rëndësishmja:ai nuk arriti që të bënte paralajmërimet e duhura ndaj Kinës.

Presidenti Bajden deklaroi ndër të tjera se “ata që kryejnë akte terroriste kundër nesh, do të vazhdojnë të gjejnë tek Shtetet e Bashkuara një armik të vendosur”. Por veprimet e administratës së tij thonë të kundërtën.

Ai i tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani pa asnjë kusht, duke iu dhënë talebanëve mundësinë e sundimit jo vetëm mbi Afganistan dhe njerëzit e tij, por edhe mbi shumë civilë amerikanë që kanë mbetur ende atje.

Duke lejuar që ky vend të bjerë në duart e talebanëve pa imponuar asnjë kosto, administrata e Bajden garantoi ringjalljen e Al Kaedës dhe ISIS-it. Dhe çfarë bëri administrata Bajden në kundërpërgjigje të sulmit terrorit në aeroportin e Kabulit, që ndër të tjera vrau 13 ushtarë amerikanë?

Ajo ndërmori një sulm me dron, që vrau vetëm disa civilë, përfshirë 7 fëmijë. Vendimet e nxituara të kësaj administrate në Afganistan, nuk përputhen me angazhimin e saj për të qenë një armike e vendosur e terroristëve.



Sa i përket Iranit, Bajden ushtroi sërish presion për të ringjallur marrëveshjen e dështuar bërthamore të vitit 2015. Administrata e tij, duket se synon të përsërisë gabimet e administratës Obama. Irani nuk e ka zbatuar asnjëherë JCPOA, dhe nuk do të ndalet para asgjëje në synimin e vet për të prodhuar armë bërthamore, në mënyrë që regjimi i tij dashakeq radikal islamik të shkaktojë shkatërrime të mëtejshme në të gjithë Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:  Thyhet Trump, gati ti telefonojë udhëheqësit komunist Kim Jong un

LEXO EDHE:  Vrasja e ambasadorit Rus/Flet Erdogan: Provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

Sigurimi i një rruge drejt zhvillimit të atyre armëve bërthamore, nuk duhet të jetë kurrë një përparësi e Shteteve të Bashkuara. Kjo është arsyeja pse administrata Trump zbatoi fushatën e saj të presionit maksimal kundër Iranit, ku ne nuk i ndihmojmë armiqtë tanë, përkundrazi i ndëshkojmë ata.

Por në vend se t’i rezistojë armiqve tanë, dhe të paraqesë para botës një udhëheqje të fortë amerikane në dritën e sfidave të panumërta me të cilat përballemi, presidenti Bajden zgjodhi të përqendrohej në fjalën e tij tek ndryshimet klimatike.

Ai pretendoi se bota po përballet me një “krizë klimatike që nuk njeh kufij” (një zgjedhje e dobët e fjalëve, duke pasur parasysh se kriza e vetme e pakufishme, me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara, është kriza e emigracionit që po shfaqet tani në kufirin tonë jugor).

Mos bëni gabim, duke e vënë në plan të parë klimën, dhe duke e vendosur Amerikën në vendin e fundit. Presidenti Bajden dëshiron që të jetë lider në shumë nga sfidat më të ngutshme të Amerikës ndaj ndryshimeve klimatike, duke vënë kësisoj në rrezik sigurinë amerikane dhe duke kërcënuar ta shkatërrojë ekonominë tonë, pasi ai nuk po i imponon asnjë kosto kundërshtarëve tanë, në veçanti Kinës, udhëheqësit e së cilës shqetësohen shumë pak për kërcënimin e ndryshimeve klimatike, një çështje që shqetëson më tepër elitat internacionaliste.

Dhe kjo na sjell sërish tek Kina. Ndoshta kërcënimi më i madh me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara tani, është Republika Popullore e Kinës, e udhëhequr nga sundimi autoritar i Partisë Komuniste Kineze.

Të thuash që SHBA-ja “nuk po synon të nisë një Luftë të re të Ftohtë”, është një deklaratë tepër e dobët për t’u bërë para udhëheqësve botërorë. Kina e sheh qartazi veten si kundërshtari ynë, dhe dëshiron që ta zhvendosë SHBA-në në skakierën globale.

Kinezët e kanë kuptuar mirë dobësinë e administratës Bajden, duke i rreshtuar autoritarët dhe diktatorët kundër pjesës tjetër të botës. Pekini është afruar shumë me Iranin dhe së fundmi me talebanët në Afganistan.

Kinezët kërcënojnë fqinjët e tyre, dhe zhytin vendet e botës së tretë në borxhe të thella, nëpërmjet premtimeve boshe për të kryer projekte masive në infrastrukturë. Dhe ata lejuan përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën, pa u ndëshkuar.

Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të punojmë me Kinën aty ku është e mundur. Por diplomacia efektive amerikane, mbështetet domosdoshmërisht tek forca dhe besueshmëria e SHBA-së.

Mjerisht, administrata aktuale duket se nuk shqetësohen për asnjërën nga të dyja.

Presidenti Bajden kishte të drejtë kur tha se bota ndodhet sot në një moment kritik, dhe se ajo ka nevojë për udhëheqje të fortë amerikane. Por për fatin e keq, kjo udhëheqje nuk u pa gjëkundi gjatë fjalimit të presidentit Bajden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./CNA.al

Shënim:Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-sa.

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga Parajsa në Ferr/ Historitë e pabesueshme të miliarderëve që mbetën trokë

Publikuar

-

Nga

Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. Nuk ka rëndësi se sa i pasur apo i varfër mund të jesh në një moment të caktuar. Situata mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Ne kemi parë jo pak fatlumë, që kanë punuar shumë, duke arritur ta ndryshojnë statusin e tyre financiar, por edhe shumë manjatë të biznesit që e shkatërruan perandorinë falë stilit të jetës, apo vendimeve të gabuara. Ja cilët janë disa prej tyre.

1. Xhoslin Uajlldenshtein

E njohur edhe si “Catwoman”, Xhoslin Uajldenshtein, shpenzonte çdo muaj 1 milion dollarë për blerje luksoze, dhe paguante 5.000 dollarë vetëm për faturat e telefonit. Ajo ishte e fiksuar pas operacioneve plastike, dhe donte patjetër që të kishte tiparet e fytyrës së maces. Në majin e vitit 2018, ajo paraqiti pranë organeve tatimore formularin e falimentimin, duke pretenduar se kishte 0 dollarë në llogarinë e saj bankare.

Në dosje thuhet se 77 vjeçarja nga Manhatani fiton jo më shumë se 900 dollarë në muaj, në formën e asistencën nga sigurimet shoqërore. Ajo pretendon se disa nga shpenzimet e saj paguhen tani nga miqtë dhe familja e saj. Dikur ajo zotëronte shumë prona, mes të cilave 3 apartamente në katin 51 të Kullës Trump, me një vlerë të përbashkët prej 11.75 milion dollarësh.

2. Berni Medof

Bernard Medof ngriti skemën më të madhe piramidale në histori, duke mashtruar mijëra investitorë për një shumë prej miliarda dollarë, gjatë një periudhe prej të paktën 17 vjetësh. Në vitin 2009, ai u dënua me 150 vite burg. Meqë ai ishte një financier me një reputacion të mirë; disa investitorë ia besuan atij paratë e tyre.

Medof u premtoi në këmbim fitime të qëndrueshme. Por në fund investitorët humbën në total 65 miliardë dollarë, dhe mashtrimi i tij mbeti i pazbuluar për dekada të tëra. Deri vitin e kaluar, vetëm 3.2 miliardë dollarë u ishin rikthyer viktimave të Medof nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Medof ngriti që në vitin 1960 kompaninë e tij, e cila luajti një rol udhëheqës në fillimin e bursës së Nju Jorkut, NASDAQ. Përveç kësaj, ai ishte pjesë e bordit të Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Letrave me Vlerë. Prandaj, shumë njerëzit besuan se ajo që po bënte ishte e drejtë. Por gjërat filluan të marrin tatëpjetën kur investitorët e tij kërkuan një pagesë totale prej 7.5 miliardë dollarësh, në një kohë që ai kishte gati vetëm 200-300 milion dollarë.

3. Elizabet Holms

Elizabet Holms kishte dikur një pasuri neto prej 5 miliardë dollarësh, dhe ishte një figurë

e shquar e Silicon Valley. Ajo zotëronte një laborator të madh të analizave të gjakut, “Theranos”, me vlerë 9 miliardë dollarë. Më vonë, u zbulua se testet e gjakut të “Theranos” ishin shumë të pasakta.

Në qershorin e vitit 2018, ajo u akuzua për mashtrim, teksa “Forbes” e uli në gati zero vlerësimin e pasurisë së saj. Afro 50 për qind e pasurisë së Holms vinte nga “Theranos”, të cilën ajo e themeloi në vitin 2003 për të revolucionarizuar testet diagnostikuese.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kur jeni më infektivë për të tjerët?

LEXO EDHE:  Vdekja e afrikano-amerikanit/ Sërish protesta të dhunshme në SHBA

Sot aksionet e “Theranos” nuk tregtohen në asnjë bursë. Ato u blenë nga investitorët në vitin 2014 me një çmim të fryrë, që nënkuptonte një vlerësim prej 9 miliardë dollarësh për kompaninë.

Por kur u akuzua për kryerjen e testeve të pasakta, dhe u vendos nën hetim nga një sërë agjencish federale, “Forbes” bëri një vlerësim të ri, sipas së cilit të ardhurat e “Theranos” janë më pak se 100 milion dollarë.



4. Björgólfur Gudmundsson

Gudmundsson ishte dikur njeriu i dytë më i pasur i Islandës, me shumë aksione në bankën “Landsbanki”. Por banka e tij falimentoi gjatë krizës financiare të vitit 2008, dhe u ble në fund të atij viti nga qeveria Islandeze.

Deri në marsin e atij viti, Gudmundsson kishte një pasuri neto prej 1.2 miliardë dollarësh në, por “Landsbanki” dështoi vetëm pas 7 muajsh. Ish-miliarderi Islandez kishte pasur një karrierë të gjatë, si drejtues në një kompani birre dhe si pronar i një ekipi futbolli. Ai nisi të kishte probleme me drejtësinë që në mesin e viteve 1980 kur kompania e tij, Hafskip, falimentoi dhe ai u dënua me 1 vit e gjysmë burg për zhvatje.

Pas daljes nga burgu ai shkoi në Rusi për të rimarrë pasurinë e tij. Ai dhe i biri blenë një kompani të prodhimit të pijeve freskuese, të cilën e shndërruan në një fabrikë birre, duke pasur sërish sukses. Gudmundsson u bë sërish një miliarder. Por në dhjetor 2008, pasuria e tij ishte zhdukur. Në gushtin e vitit 2009, ai paraqiti formularin e falimentimit, duke deklaruar më shumë se 500 milion dollarë borxhe.

5. Eike Batista

Në vitin 2012, biznesmeni brazilian ishte njeriu i shtatë më i pasur në botë, dhe njeriu më i pasur në Brazil. Ai kishte një pasuri neto prej 35 miliardë dollarësh. Por në vitin 2014, ai e  humbi të gjithë pasurinë e tij, dhe madje kishte një borxh bankar prej 1.2 miliardë dollarësh.

Batista u bë i pasur nga minierat që zotëronte babait të tij, duke qenë milioner që në moshën 23 vjeçare.

Më vonë, ai ngriti kompaninë e tij të minierave të arit, që çoi në krijimin e “EBX Group”.

Në vitin 2000, ai kishte një pasuri neto prej 20 miliardë dollarësh, duke pasur në pronësi 8  miniera ari në Kanada dhe Brazil, dhe një minierë argjendi në Kili.

Ai ngriti 5 kompani të tjera, “MPX” në energjitikë, “MMX” në miniera, “LLX“ në logjistikë, “OGX” në naftë dhe “OSX” për industrinë e parajsave fiskale. Të gjitha kompanitë e tij lulëzuan, duke e çuar pasurinë e tij në 35 miliardë dollarë në vitin 2012.

Por prodhimi i naftës në zonat e blera prej tij, ishte shumë më i vogël nga sa ishte parashikuar. Kjo e zbehu  besimin e investitorëve, dhe ia vështirësoi financimet e mëtejshme. Në vitin 2013, kompania kishte 5.1 miliardë dollarë borxhe. Sot Brazili ka konfiskuar të gjitha pasuritë e Batistas, dhe ky i fundit është dënuar me 13 vite burg./ unbelievable-facts.com–Përshtatur nga CNA.al

(Pjesa e parë)

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja se si Kina po e eksporton autoritarizmin kudo në botë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”

Gjatë një fjalimi para zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në korrik të këtij vit, udhëheqësi kinez Xi Jinping, deklaroi se Kina duhet të bëjë më shumë për ta ndarë “historinë e suksesit” të partisë me pjesën tjetër të botës. Ai nënvizoi se për të rritur ndikimin ndërkombëtar si të vendit po ashtu edhe të partisë, zyrtarët kinezë duhet të lartësojnë jashtë vendit virtytet e modelit të qeverisjes autoritare të Kinës.

Ndonëse disa analistë vazhdojnë të pretendojnë se Kina nuk paraqet ndonjë kërcënim ideologjik për normat demokratike dominuese, dhe se PKK nuk po e eksporton ideologjinë e saj, është e qartë se kjo e fundit ka filluar një përpjekje për të promovuar stilin e saj të autoritarizmit tek aktorët jo-liberalë rreth e rrotull botës.

Synimi i saj nuk është që të përhapë marksizmin apo të minojë demokraci të caktuara, por më tepër të arrijë epërsinë politike dhe ekonomike. Dhe përpjekjet e tij në funksion të këtij qëllimi – përhapja e propagandës, zgjerimi i operacioneve të informacionit, konsolidimi i ndikimit ekonomik dhe ndërhyrja në sistemet e huaja politike – po dëmtojnë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit në vende të ndryshme.

Xi e ka bërë të qartë se ai e konsideron modelin jo-liberal të qeverisjes kineze si superior ndaj të ashtuquajturve sisteme politike perëndimore dhe ai po tenton që ta popullarizojë atë model në të gjithë botën si një “kontribut për njerëzimin”.

Siç u shpreh Xi në Kongresin XIX-të të PPKK në vitin 2017, modeli qeverisës i Kinës ofron “një opsion të ri për vendet dhe kombet e tjera, që duan të përshpejtojnë zhvillimin e tyre, duke ruajtur pavarësinë”, duke injoruar presionin e jashtëm për t’u demokratizuar.

Ky mesazh është shumë tërheqës për udhëheqësit që shpresojnë të arrijnë suksesin ekonomik, pa iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve të vendit të tyre. Mbrojtja e së drejtës së vendeve për t’u qeverisur nga regjimet jodemokratike, është qartazi e ndryshme nga instalimi me forcë i udhëheqësve autokratë në të gjithë botën, siç bëri Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Por promovimi gjithnjë e më i plotë i autoritarizmit, si një model i qeverisjes “superiore” të PKK,paraqet një sfidë jo më pak serioze ndaj demokracisë sesa ndërhyrja sovjetike, sidomos kur shoqërohet me masat ekonomike dhe politike të Kinës,të cilat forcojnë regjimet autoritare dhe dobësojnë ato demokratike në të gjithë botën.

Përpjekjet ndërkombëtare të Kinës për të përmbysur demokracinë, klasifikohen në 3 kategori të mëdha. E para, përfshin përpjekjet e saj për të diktuar narracionin mbi Kinën në vendet e zhvilluara. Në vendet që variojnë nga Kanadaja dhe Gjermania, në Australi dhe Japoni, Pekini synon që t’u mbyllë gojën kritikëve të Kinës, dhe të përforcojë zërat e individëve dhe institucioneve që promovojnë lidhje më të ngushta me Pekinin apo që kanë një portretizim më pozitiv të Kinës.

Siç e pranoi ambasadori kinez në Suedi në vitin 2019:“Ne i trajtojmë miqtë tanë me verë të mirë, por për armiqtë tanë ne kemi armët e gjahut!”. Kina ofron një qasje preferenciale në treg për qeveritë, institucionet akademike dhe bizneset miqësore me të, por hakmerret në aspektin financiar kundër atyre që i sheh si armiqësorë ndaj interesave të Kinës.

Po ashtu, Pekini kërcënon disidentët kinezë dhe familjet e tyre, monitoron studentët kinezë jashtë vendit, përpiqet të censurojë ligjërimin akademik që cilësohet ofendues për Pekinin, dhe përpiqet të kontrollojë sesi edukohen të huajt mbi Kinën.



LEXO EDHE:  Vdekja e afrikano-amerikanit/ Sërish protesta të dhunshme në SHBA

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës/ Goditja do të fillojë majtas e djathtas

Ndërkohë, Kina është përpjekur të zgjerojë ndikimin e saj tek mediat e huaja, të kontrollojë mediat në gjuhën kineze jashtë vendit, dhe t’i kthejë qytetarët e diasporës kineze kundër partive apo kandidatëve që ajo i konsideron si kërcënues për interesat e veta.

Kategoria e dytë e veprimeve antidemokratike, janë ato që ndodhin në vendet në zhvillim. Në dallim nga bota e zhvilluar, ku presioni politik dhe ekonomik i Kinës, dhe diplomacia “Ujkut luftëtar” kanë shkaktuar një reagim në rritje, Pekini përballet me një pritje më të ngrohtë në shumë vende në zhvillim, ku elitat shpresojnë që të mësojnë nga një sistem politik që ka bërë të mundur transformimin e Kinës në ekonominë e dytë më të madhen në botë.

Në këto demokraci të brishta, Pekini ka korruptuar elitat dhe i ka ndihmuar ata të centralizojnë pushtetin, duke i izoluar nga kërkesat e shoqërisë civile, dhe duke përdorur teknologjinë kineze për të shtypur qytetarët e tyre, duke ndihmuar kësisoj për të qëndruar pafundësisht në pushtet.

Kjo është pra mënyra se si PKK po e eksporton autoritarizmin në të gjithë globin:jo përmes seminareve mbi ideologjinë marksiste, siç kanë pohuar disa analistë, por përmes një game të gjerë aktivitetesh antidemokratike.

Partnerët e saj të preferuar nuk janë përkrahës të zjarrtë të marksizëm-leninizmit, por zyrtarë, drejtues biznesi, manjatë të medias, dhe të tjerë që e konsiderojnë miratimin e një modeli qeverisjeje jo-demokratik, që e përqendron pushtetin në duart e pak njerëzve si rrugën drejt pasjes së një ndikimi afatgjatë.

Një numër vendesh në rritje janë frymëzuar nga Kina për të miratuar ligjet që kontrollojnë mediat sociale apo për të ndërtuar barriera mbrojtëse në internet, të modeluara sipas“Great Firewall” të Kinës.

Kategoria e trete dhe e fundit e veprimeve antidemokratike ndërkombëtare, përfshin ato që synojnë dobësimin e institucioneve ndërkombëtare që promovojnë normat demokratike, dhe krijimin e institucioneve të reja që nuk e bëjnë diçka të tillë.

Kina po e shfrytëzon ndikimin që ka fituar, duke konsoliduar ndikimin në agjencitë e OKB-së, për të siguruar përafrimin institucional me prioritetet kineze. Për shembull, ajo e ka përdorur autoritetin e saj në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, për të promovuar politika që lehtësojnë përdorimin autoritar të teknologjisë me synim shtypjen e lirive të qytetarëve.

Po ashtu Pekini po promovon pikëpamjen e vet mbi të drejtat e njeriut, sipas së cilës qeveritë mund të citojnë kushte të supozuara unike lokale, për të justifikuar shpërfilljen e të drejtave individuale apo të pakicave, dhe në të cilat të drejtat civile apo ato politike janë dytësore përballë të ashtuquajturave të drejta ekonomike dhe sociale. 

Sfida e Partisë Komuniste Kineze ndaj demokracisë, kërkon një përpjekje të koordinuar dhe me burime të shumta për të forcuar institucionet demokratike në vendet e cënueshme të botës. Kjo përpjekje duhet t’i japë prioritet mbështetjes për mediat e pavarura dhe shoqërisë civile, zbatimit të masave agresive kundër korrupsionit dhe pastrimin e parave, dhe investimit në teknologji që mund të depërtojnë në hapësirat digjitale të mbyllura, dhe të garantojnë transparencë për proceset politike.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të forcojnë mbrojtjen e tyre, dhe t’i kundërvihen Kinës përmes forcimit të demokracisë brenda dhe jashtë vendit. Dështimi për ta bërë këtë mund të rrezikojë rendin aktual ndërkombëtar, dhe ta bëjë të ardhmen të pasigurt për demokracinë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE