LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Korçë/ Makina përplas motoçikletën

12 Qershor 2020, 08:17, Kronika CNA
Aksident në Korçë/ Makina përplas motoçikletën

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional, Korçë-Ersekë, në fshatin Kamenicë.

Mësohet e një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 12.06.2020, rreth orës 10:10, pranë kryqëzimit të fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. R., me mjetin tip motor, drejtuesi i të cilit për pasojë është dëmtuar dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz” po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”-thuhet ne njoftimin e policise./ CNA.al

Lajmet e fundit nga