LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voltana Ademi përplaset me IKMT në Velipojë/ Keni përdorur emrin tim

11 Qershor 2020, 10:19, Aktualitet CNA
Voltana Ademi përplaset me IKMT në Velipojë/ Keni përdorur

IKMT vijon me shembjet e ndërtesave pa leje, në Velipojë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u ka kërkuar inspektorëve të IKMT duke i kërkuar që të nxjerrin vendimin për prishje, foli para mediave duke thënë se po bëhen prishje pa urdhër të saj.

?Ajo që unë kam kërkuar është zbatimi rigoroz jo selektv i ligjit. Nëse bëhet fjalë përndërtime pa leje, kam kërkuar të mos prishen, maksimumi të mund të shihej mundësia e verifikimit dhe e vënies në shërbim dhe nga ana tjetër, nëse do të kishte vendim për prishje, të mund të bëhej në shtator. Vendimet e djeshme duke përdorur emrin tim dhe Bashkisë Shkodër, do të përballem me ministrin dhe IKMT, do të bëj ankesën time dhe pranë autoriteteve ndërkombëtare që kemi ambasadorë në Shqipëri. Të gjithë që paraqiten për të prishur do ti shpjegojë dhe ligji. Kur ka një vendim të IKMT, është Bashkia e Shkodrës që jep urdhrin?, tha Ademi./CNA.al

Lajmet e fundit nga