LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyrja e vendimit/ Tahiri thumbon ministrat e Ramës: E kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin e që janë

11 Qershor 2020, 14:13, Politikë CNA
Shtyrja e vendimit/ Tahiri thumbon ministrat e Ramës: E kam bërë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dhënë një prononcim për mediat pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për në datën 24 qershor.

Tahiri tha se ia ka lënë drejtësisë fjalën, ndërsa ka thumbuar ish-kolegët dhe ministrat e Ramës, ndaj të cilëve janë ngritur akuza.

Sipas tij, ai e ka bërë detyrën më mirë se ata që ishin e që janë në Parlament.

?Nuk besoj që ia vlen të zgjatem, ne folëm dhe besoj kjo ishte e fundit, tani do flasë gjykata çfarë t?ju them më? Nuk ia vlen të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake përtej çdo niveli. S?besoj se ka njeri terezi të dëgjojë këto gjëra. Unë nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë.

Jam i vetmi dhe që kam dhënë mandatin tim të deputetit për të ardhur këtu si qytetar. Se mund të shkoja në Parlament të bëja nga një rrëmujë e të rrija sërish aty. Nuk ka rëndësi në drejtësia do vijë nga gjykata apo kjo drejtësia që besoj unë por jam super i bindur që kam bërë gjënë e duhur. Të jeni të bindur që e kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin e ata që janë?, tha ish-ministri teksa iu përgjigj pyetjes nëse do rikthehet në politikë?, theksoi ish-ministri./ CNA.al

A do rikthehet në politikë?/ Saimir Tahiri i jep fund aludimeve

Pas 6 orësh seancë/ Shtyhet vendimi për Saimir Tahirin

Lajmet e fundit nga