LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve/ Arrestohen 17 persona në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

11 Qershor 2020, 17:00, Kronika CNA
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve/ Arrestohen 17 persona në

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh, si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane.

Blutë bëjnë me dije se 17 persona janë arrestuar ditën e sotme në Itali, 4 prej të cilëve shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë proceduar 32 persona, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar ?Beached?, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga