Connect with Us

SHBA kritikon Kinën, Iranin, Nigerinë për shkelje të lirive fetare

Bota

SHBA kritikon Kinën, Iranin, Nigerinë për shkelje të lirive fetare

Publikuar

-

Sekretari i amerikan Shtetit Mike Pompeo të mërkurën kritikoi Kinën, Iranin, Nigerinë dhe disa vende të tjera për shkelje të lirive fetare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine sjellë më shumë hollësi rreth Raportit të Departamentit të Shtetit mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare për vitin 2019.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se në Kinë shtypja e sponsorizuar nga shteti ndaj të gjitha feve është duke u intensifikuar.

“Partia Komuniste Kineze tani po urdhëron organizatat fetare t’i binden udhëheqjes së saj dhe të injektojnë dogmat komuniste në mësimet dhe praktikat e besimit të tyre. Arrestimet masive të ujgurëve në Xinjiang po vazhdojnë. Po vazhdon edhe shtypja e tibetianëve, budistëve, anëtarëve të lëvizjes Falun Gong dhe të krishterëve.”

Kina ka hedhur poshtë kritikat për burgosje masive të ujgurëve, duke i quajtur ato ndërhyrje në punët e saj të brendshme dhe thotë se rrjeti i gjerë i qendrave të paraburgimit në Xinjiang po përdoret për trajnime profesionale.

Publikimi i raportit të Departamentit të Shtetit mbi liritë fetare për vitin 2019 të mërkurën ndodh në një kohë kur bota po ndjek me vëmendje protestat masive kundër racizmit dhe dhunës së tepëruar të policisë në mbarë Shtetet e Bashkuara.

I pyetur në lidhje me autoritetin moral të Shteteve të Bashkuara për të gjykuar vendet e tjera, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara trajtojnë në mënyrë direkte padrejtësitë, ndryshe nga Kina.

“Kur diçka aq tragjike dhe aq e tmerrshme sa ajo që i ndodhi George Floydit ndodh, qeveria reagon. Ne pamë se si forcat lokale të zbatimit të ligjit dhe Departamenti ynë i Drejtësisë lëvizën shumë shpejt për të trajtuar atë situatë të veçantë.”

LEXO EDHE:  Financuan fushatën e Trump, duke shkelur ligjin/ Arrestohen dy biznesmenët

Zyrtarët amerikanë folën edhe për gjendjen e rëndë në Nigeri, ku grupet terroriste Shteti Islamik dhe Boko Haram vazhdojnë të sulmojnë myslimanët dhe të krishterët.

Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback bëri thirrje për veprim gjatë konferencës së shtypit të mërkurën në Departamentin e Shtetit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për atë që po ndodh në Nigeri për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe masakrave dhe mungesës së një përgjigje efektive nga qeveria. Ne me të vërtetë kemi nevojë që Qeveria Nigeriane të ngrihet dhe të veprojë në mënyrë shumë më efektive në territorin e saj.”

Ambasadori Brownback tha se Arabia Saudite me shumicë-myslimane gjithashtu mbetet shqetësim i veçantë, pasi vazhdon të jetë vendi i vetëm në botë pa asnjë kishë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE sanksione të reja për Bjellorusinë/ Përfshihen edhe bizneset

Publikuar

-

Nga

BE me sanksione të reja për Bjellorusinë, përfshihen edhe bizneset

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë duke përfshirë këtu edhe bizneset në përgjigje të “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokratike që filluan pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.

Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Aleksander Lukashenka dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.

Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell.

Ai nuk dha më shumë hollësi mbi sanksionet për kompanitë dhe biznesmenët që mbështesnin regjimin e Lukashenkës.

Lukashenka, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet është përballur pothuajse çdo ditë me protesta që kërkojnë dorëheqjen e tij që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, të cilat opozita thotë se ishin manipuluar dhe shtetet perëndimore kanë refuzuar t’i pranojnë.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkën fitues të zgjedhjeve.

Ka pasur gjithashtu raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose detyruar të largohen nga vendi.

Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.

Lukashenka sulmoi protestuesit më 13 nëntor, duke u zotuar të mos ia dorëzonte pushtetin askujt vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari Bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.

BE-ja tashmë ka vendosur masa për pezullim të vizave dhe ngrirjen e pasurive të Lukashenkës dhe 53 zyrtarëve të tjerë për rolin e tyre në shtypjen e protestës dhe “falsifikimin” e votës.

LEXO EDHE:  Deliri turk i Erdoganit/ Sundimi i rrezikshëm i presidentit të korruptuar të Ankarasë

LEXO EDHE:  SHBA shpall "non grata" ish-deputetin socialist

Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë.

Ministrat e jashtëm të BE-së, përmes një takimi virtual vlerësuan se “nuk ka asnjë shenjë pozitive” nga Minski, tha Borrell në një konferencë shtypi.

Si rezultat, ministrat vendosën “të vazhdojnë me përgatitjen e raundit tjetër të sanksioneve si një përgjigje ndaj brutalitetit të autoriteteve dhe në mbështetje të të drejtave demokratike të popullit bjellorus,” tha Borell.

Borrell tha se do të varet nga vendet anëtare të BE-së që të vendosin objektivat e tyre në raport më këtë çështje.

Takimi tjetër i ministrave të jashtëm të BE-së do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, që u largua nga Bjellorusia duke shkuar në Lituani për shkak të shqetësimeve të sigurisë për të dhe familjen e saj, u kërkoi udhëheqësve të BE në fillim të kësaj jave që të vendosnin “sanksione financiare kundër njerëzve të cilët janë në xhepat e Lukashenkës”.

Tsikhanouskaya po ashtu i bëri thirrje Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull – (IIHF) “të jetë e vendosur” derisa ata konsiderojnë tërheqjen e Kampionatit Botëror, 2021, nga Bjellorusia.

“IIHF” me bazë në Cyrih ka thënë se po zhvillon “diskutime serioze” mbi statusin e turneut për shkak të çështjeve që lidhen me protestat mbi zgjedhjet, kërcënimin e Letonisë për t’u tërhequr si bashkë-mikpritës dhe pandeminë e koronavirusit.

Duke pasur parasysh çështjet në fjalë, “IIHF” tha më 18 nëntor se i duhet më shumë kohë për të rishikuar situatën dhe për të marrë një vendim pasi turneu sipas tyre duhet të luhet diku./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Macron konfirmon përkrahje në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Publikuar

-

Nga

Macron konfirmon përkrahje në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron ku kanë biseduar për situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave të para nga Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit Hoti, thuhet se Macron ka vlerësuar reagimin institucional dhe të qytetarëve të Kosovës pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë sa i takon procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, në njoftim thuhet se:

“Kryeministri Hoti dhe Presidenti Macron, u dakorduan që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve”.

LEXO EDHE:  SHBA shpall “non grata” ish-deputetin socialist

LEXO EDHE:  Covid-19 nuk ndalet/ Mbi 32 milion të infektuar në të gjithë botën

Hoti dhe Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktualë. Ata pajtuan që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut.

Zyra e kryeministrit Hoti njofton se presidenti Macron, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për vizituar Kosovën./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA në panik/ Mbi 250 mijë viktima nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

SHBA në panik/ Mbi 250 mijë viktima nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara kaloi shifrën 250 mijë, ndërsa numri i infeksioneve të reja vazhdon të rritet në pjesën më të madhe të vendit. Qyteti i Nju Jorkut vendosi t’i mbyllë shkollat duke filluar nga sot (e enjte), pasi të mërkurën shënoi ditën e shtatë radhazi me një normë infektimi mbi 3 për qind.

Nju Jorku i rihapi shkollat në fillim të tetorit, kur mesatarja 7 ditore e rasteve pozitive ishte nën 2 për qind. Qytete të tjera të mëdha, si Bostoni dhe Detroit, kanë marrë gjithashtu masa për të ndalur mësimdhënien fizikisht në shkolla.

Prej fillimit të pandemisë, në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 11.5 milionë raste me koronavirus. Që prej javës së kaluar mesatarja e rasteve ditore ka qënë 160 mijë, ose sa trefishi i asaj të një muaj më parë. Sipas të dhënave, më shumë se 1,100 persona vdesin çdo ditë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me një numër rekord pacientësh të shtruar në spitale.

Shumë shtete ka rifilluar vendosjen e kufizimeve për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Guvernatori i Minesotës Tim Walz njoftoi të mërkurën mbylljen për katër javë të restoranteve, bareve dhe palestrave. Në Minesota infeksionet po shtohen me katër herë më shumë çdo ditë, krahasuar me mesin e tetorit.

Zyrtarët kanë shprehur shqetësim me afrimin e festës së Falënderimeve, periudhë kur miliona amerikanë mblidhen me anëtarët e familjes dhe shpesh udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit.

Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke e cilësuar këtë “një akt dashurie”. Ai shtoi se nëse njerëzit vendosin të festojnë me të tjerë, duhet ta bëjnë këtë në grupe të vogla dhe jashtë.

LEXO EDHE:  Deliri turk i Erdoganit/ Sundimi i rrezikshëm i presidentit të korruptuar të Ankarasë

LEXO EDHE:  A do ta përcaktojë Florida fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar bëri gjithashtu thirrje për kujdes gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Grumbullimi në ambiente të mbyllura me njerëz që nuk janë anëtarë të familjes tuaj përbën rrezik të lartë për përhapjen e virusit“, tha ai.

Ndërkohë dy kompani farmaceutike kanë njoftuar lajme optimiste këtë javë. Rezultatet paraprake tregojnë se vaksinat e tyre kundër COVID-19 kanë qenë efektive. Zoti Azar tha se këto zhvillime tregojnë se brenda disa javësh Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund të autorizojë vaksinat dhe ato mund të jenë gati për shpërndarje.

Për shkak të punës së kryer, deri në fund të dhjetorit ne presim që të kemi rreth 40 milionë doza të këtyre dy vaksinave, të disponueshme për shpërndarje, ndërsa pritet të merret autorizimi nga FDA. Këto do të jenë të mjaftueshme për të vaksinuar rreth 20 milionë amerikanë që u takojnë grupeve më të ekspozuara ndaj rrezikut. Prodhimi do të vazhdojë të rritet pas kësaj”, tha zoti Azar.

Qeveria amerikane ka miratuar një program të prodhimit të vaksinave që synon shpërndarjen e tyre falas./ VOA

LEXO TE PLOTE