LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron eksperti amerikan/ Pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më agresive se COVID!

11 Qershor 2020, 11:35, Lifestyle CNA
Paralajmëron eksperti amerikan/ Pandemia tjetër globale mund të

Eksperti i lartë amerikan, Dr Michael Herschel Greger , paralajmëron se pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i koronavirusit.

Sipas ekspertit amerikan, përkundër vendeve që kalojnë kulmin e krizës Covid-19, më e keqja mund të mos ketë ardhur ende.
Sipas ?The Sun?, ai thotë se fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat mbahen afër kontaktit me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë pandeminë tjetër.
Dr Greger beson se një pandemi tjetër vdekjeprurëse, mbase ?100 herë më agresive kur të vijë?, mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy.

Ai thotë më tej se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.

?Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurës?, tha ai.
?Përveç kësaj, kultivimi intensiv i kafshëve kërkon përdorimin e gjerë të antibiotikëve, i cili ka kontribuar në një rritje dramatike të numrit të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve që prekin njerëzit. Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë?, shtoi ai mes të tjerash./CNA.al

Lajmet e fundit nga